Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Koci, pas bastisjes se shtëpisë së Smakajt: Shqetësohem për informacionin e ndjeshëm që mund të jetë gjetur

07/12/2024 - 22:00
në Kryesore, Lajme
A A
Koci, pas bastisjes se shtëpisë së Smakajt: Shqetësohem për informacionin e ndjeshëm që mund të jetë gjetur
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Avokati i njohur, Arianit Koci, ka deklaruar se bastisja e shtëpisë së ish-drejtorit të AKI-së, Bashkim Smakajt, nga ana e Speciales, është një zhvillim që kërkon reflektim të kujdesshëm.

Përmes një postimi në Facebook, Koci deklaroi se respektimi i plotë i procedurave ligjore është thelbësor për ruajtjen e parimeve të një shteti demokratik dhe funksional, shkruan IndeksOnline.

“Megjithatë, nga këndvështrimi i sigurisë kombëtare, shqetësimi im kryesor lidhet me garantimin se çdo informacion i ndjeshëm apo i klasifikuar që eventualisht mund të jetë gjetur gjatë bastisjes, dhe që nuk ka lidhje me rastin penal, të mbetet i mbrojtur. Informacione të tilla, nëse keqpërdoren, mund të cenojnë sigurinë kombëtare të Kosovës”, shkroi Koci.

Ai tha se është jetike të ruajmë me çdo kusht bashkëpunimet dhe komunikimet strategjike me partnerët ndërkombëtarë, në sferën e inteligjencës.

“Agjencia e Inteligjencës së Kosovës është një shtyllë kyçe e sigurisë sonë kombëtare, dhe ruajtja e integritetit të saj, si dhe besimi i qytetarëve dhe partnerëve tanë, duhet të mbetet prioritet absolut”, shtoi Koci.

Postimi i plotë:

Bastisja e shtëpisë së ish-drejtorit të Agjencisë së Inteligjencës së Kosovës (AKI), me vendim gjykate dhe sipas ligjeve pozitive, është një zhvillim që kërkon reflektim të kujdesshëm.

Respektimi i plotë i procedurave ligjore është thelbësor për ruajtjen e parimeve të një shteti demokratik dhe funksional.

Megjithatë, nga këndvështrimi i sigurisë kombëtare, shqetësimi im kryesor lidhet me garantimin se çdo informacion i ndjeshëm apo i klasifikuar që evetualisht mund të jetë gjetur gjatë bastisjes, dhe që nuk ka lidhje me rastin penal, të mbetet i mbrojtur.

Informacione të tilla, nëse keqpërdoren, mund të cenojnë sigurinë kombëtare të Kosovës.

Kam besim të plotë se institucionet përkatëse do të veprojnë me kujdes dhe përgjegjësi për të shmangur çdo rrezik të tillë.

Po ashtu, është jetike që të ruajmë me çdo kusht bashkëpunimet dhe komunikimet tona strategjike me partnerët ndërkombëtarë në sferën e inteligjencës.

Këto marrëdhënie janë të një rëndësie të veçantë për stabilitetin dhe sigurinë e vendit tonë dhe nuk duhet të dëmtohen në asnjë mënyrë!

Agjencia e Inteligjencës së Kosovës është një shtyllë kyçe e sigurisë sonë kombëtare, dhe ruajtja e integritetit të saj, si dhe besimi i qytetarëve dhe partnerëve tanë, duhet të mbetet prioritet absolut.

Ky moment duhet të shërbejë si një mësim për të forcuar më tej protokollet e mbrojtjes së informacioneve të klasifikuara dhe për të ruajtur besimin në institucionet tona.

JU REKOMANDOJMË

“Nga 12 m² të qelisë, Thaçi frymëzoi më shumë shqiptarë sesa liderët politikë në Kosovën e lirë”

“Të gjithë madje edhe mohuesit naivë, e dinë shumë mirë rolin historik që Hashim Thaçi ka pasur në dekadat e fundit”
05/05/2026 - 13:40

Ish-deputeti i PDK-së, Artan Behrami ka deklaruar se ish-presidenti Hashim Thaçi përgjatë pesë vjetëve të fundit ka frymëzuar shqiptarët nga 12 metra/katrorë të qelisë së tij. Behrami theksoi...

Më shumëDetails

Spitali i Gjakovës del me njoftim për vdekjen e 30 vjeçarit: Viktima u pranua pa shenja jete

Spitali i Gjakovës del me njoftim për vdekjen e 30 vjeçarit: Viktima u pranua pa shenja jete
05/05/2026 - 13:26

Spitali i Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë, ka dalë me një njoftim rreth vrasjes së të riut, Rexhë Brahimaj. Përmes njoftimit zyrtar nw faqen e Facebook, spitali njofton...

Më shumëDetails

Pas raportimit nga piranjat/ Arrestohet 42 vjeçari, i dyshuar për ngacmim sek:sual

Pas raportimit nga piranjat/ Arrestohet 42 vjeçari, i dyshuar për ngacmim sek:sual
05/05/2026 - 13:12

Sot është arrestuar 42-vjeçari Fatmir Gashi nga Prishtina i dyshuar për ngacmim seksual ndaj një të mituri mashkull 15-vjeçar, pas raportimit të rastit në emisionin investigativ Piranja. Sipas...

Më shumëDetails

PSD-ja kërkon nënshkrime nga qytetarët për të marrë pjesë në zgjedhje, Molliqaj: Po garojmë për të qenë opozitë

PSD-ja kërkon nënshkrime nga qytetarët për të marrë pjesë në zgjedhje, Molliqaj: Po garojmë për të qenë opozitë
05/05/2026 - 13:07

Partia Socialdemokrate (PSD) ka nisur një iniciativë për të mbledhur nënshkrimet nga qytetarët. Me mbledhjen e këtyre nënshkrimeve ata po kërkojnë pjesëmarrjen e këtij subjekti në zgjedhjet e...

Më shumëDetails

Xhevdet Pozhari komenton përplasjet në LDK: Ramën e quan fitues kurse Abdixhikun humbës!

Xhevdet Pozhari komenton përplasjet në LDK: Ramën e quan fitues kurse Abdixhikun humbës!
05/05/2026 - 12:46

Analisti Xhevdet Pozhari ka komentuar zhvillimet e fundit në LDK derisa po flitet për një përplasje mes Ramës dhe Abdixhikut, transmeton Gazeta Online Veriu.info. Pozhari ka thënë se...

Më shumëDetails

“Ma shkrumove zemrën bre vëllau jem” – Viktima e vrasjes në Gjakovë është vëllai i bashkëshortes së Albatrit Muqiqit

“Ma shkrumove zemrën bre vëllau jem” – Viktima e vrasjes në Gjakovë është vëllai i bashkëshortes së Albatrit Muqiqit
05/05/2026 - 12:32

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot qytetin e Gjakovës, ku një i ri ka humbur jetën si pasojë e një sulmi me armë të ftohtë. Viktima është...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Jeta e ‘shfrenuar’ e militantit të VV-së që e quajti Pejgamber Albin Kurtin (Pamje)

    Jeta e ‘shfrenuar’ e militantit të VV-së që e quajti Pejgamber Albin Kurtin (Pamje)

    371 Shpërndaje
    Shpërndaje 148 Tweet 93
  • Feis Com, autolarja vetshërbyese më e madhe në Kosovë gjendet në Mitrovicë, pronari: Gjithmonë në shërbimin tuaj!

    183 Shpërndaje
    Shpërndaje 73 Tweet 46
  • “Kërcet” dajaku brenda qelive të burgut, humbin jetën dy persona

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Vizitori i huaj ‘zhgënjehet’ nga çmimet në Kosovë: Ja sa pagoi për këto produkte

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Kryeministri Kurti jep një lajm të mirë për fëmijët e porsalindur

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë