Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ferati thotë se hajdutët i vjedhën “një pjesë të rëndësishme të trashëgimisë familjare”

07/12/2024 - 22:40
në Kryesore, Lajme
A A
Ferati thotë se hajdutët i vjedhën “një pjesë të rëndësishme të trashëgimisë familjare”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Shtëpia e Kryetarit të Komunës së Istogut, Ilir Ferati, u bë mbrëmë cak i një vjedhjeje. Në një postim në rrjetet sociale, Ferati informoi publikun mbi incidentin dhe dëmet e shkaktuara.

Përveç dëmeve materiale, Ferati bëri të ditur se i është vjedhur edhe një pjesë e rëndësishme të trashëgimisë familjare.

Postimi i plotë:
Të nderuar qytetarë,

Dua t’ju informoj se mbrëmë, shtëpia ime në Gurrakoc u bë cak i një akti të papranueshëm vjedhjeje. Persona të papërgjegjshëm kanë depërtuar me forcë, duke shkaktuar dëmtime materiale dhe duke vjedhur edhe një pjesë të rëndësishme të trashëgimisë sime familjare, me vlerë të madhe shpirtërore dhe historike për mua dhe familjen time.

Ky veprim i papranueshëm ka shkaktuar jo vetëm dëm ekonomik, por ka tronditur thellësisht ndjenjën e sigurisë së familjes sime dhe timen, si qytetar dhe si Kryetar Komune. Humbja e trashëgimisë familjare e bënë këtë ngjarje edhe më të dhimbshme, pasi përfaqëson një pjesë të historisë dhe identitetit tim personal.

Shpreh mirënjohjen time të sinqertë për Policinë e Kosovës për reagimin e shpejtë dhe profesionalizmin e treguar në hetimin e këtij rasti. Njëkohësisht, i bëj thirrje organeve të drejtësisë dhe institucioneve përgjegjëse që të angazhohen me përkushtim për zbardhjen e plotë të rastit dhe nxjerrjen para drejtësisë të autorëve të këtij akti të dënueshëm.

Siguria dhe mbrojtja e pronës janë të drejta themelore që duhen garantuar për të gjithë qytetarët pa përjashtim.

Ju falënderoj për mbështetjen dhe solidaritetin tuaj në këto momente të vështira.

I juaji,
Iliri

JU REKOMANDOJMË

“Ma shkrumove zemrën bre vëllau jem” – Viktima e vrasjes në Gjakovë është vëllai i bashkëshortes së Albatrit Muqiqit

“Ma shkrumove zemrën bre vëllau jem” – Viktima e vrasjes në Gjakovë është vëllai i bashkëshortes së Albatrit Muqiqit
05/05/2026 - 12:32

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot qytetin e Gjakovës, ku një i ri ka humbur jetën si pasojë e një sulmi me armë të ftohtë. Viktima është...

Më shumëDetails

Thellohet përçarja? Rama suspendon zyrtarët e “Lumir Abdixhikut” pas konfirmimit të aktakuzës për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Thellohet përçarja? Rama suspendon zyrtarët e “Lumir Abdixhikut” pas konfirmimit të aktakuzës për keqpërdorim të detyrës zyrtare
05/05/2026 - 12:05

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka marrë vendim për pezullimin e dy zyrtarëve të lartë të Drejtorisë së Kadastrit, Ramush Thaqi dhe Nexhmi Demolli, pasi Prokuroria Themelore në...

Më shumëDetails

Osmani: S’kam kërkuar asnjë pozitë nga askush, vendimet në kohën e duhur

Osmani: Vlerësojmë kontributin e Trump për paqen në rajon!
05/05/2026 - 11:50

Ish-presidentja Vjosa Osmani ka deklaruar se nuk ka kërkuar që të jenë katër emra në top dhjetëshen e Listës së LDK-së, duke shmangur përgjigjen konkrete se si do...

Më shumëDetails

Kryeministri Kurti jep një lajm të mirë për fëmijët e porsalindur

Kurti mbajti mbledhje elektronike, ndan 10 mijë euro për një konferencë dhe miraton raportin për buxhetin
05/05/2026 - 11:26

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka bërë të ditur se qytetarët nuk do të kenë më nevojë të lëvizin nga një institucion në tjetrin për procedurat e regjistrimit...

Më shumëDetails

Mehmetaj: Abdixhiku punon për Kurtin, por me gjasë edhe Hamza

Mehmetaj: Abdixhiku punon për Kurtin, por me gjasë edhe Hamza
05/05/2026 - 11:16

Gazetari Lirim Mehmetaj ka ngrerë dyshime se lideri i LDK-së dhe i PDK-së po punojnë për kryeministrin Kurti, transmeton Gazeta Online Veriu.info. Mehmetaj në një postim në facebook...

Më shumëDetails

Adem Jashari i ri bëhet dhëndër i fshatit Vllahi, fejohet me Yllka Tahirin, vajzën e inxhinierit të Trepçës

Adem Jashari i ri bëhet dhëndër i fshatit Vllahi, fejohet me Yllka Tahirin, vajzën e inxhinierit të Trepçës
05/05/2026 - 11:06

Adem Jashari i ri është fejuar me Yllka Tahirin, bijën e inxhinierit të Trepçës, Xhevdet Tahiri, nga fshati Vllahi i Mitrovicës. Yllka Tahiri, e lindur në Mitrovicë, ka...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Jeta e ‘shfrenuar’ e militantit të VV-së që e quajti Pejgamber Albin Kurtin (Pamje)

    Jeta e ‘shfrenuar’ e militantit të VV-së që e quajti Pejgamber Albin Kurtin (Pamje)

    369 Shpërndaje
    Shpërndaje 148 Tweet 92
  • Feis Com, autolarja vetshërbyese më e madhe në Kosovë gjendet në Mitrovicë, pronari: Gjithmonë në shërbimin tuaj!

    183 Shpërndaje
    Shpërndaje 73 Tweet 46
  • “Kërcet” dajaku brenda qelive të burgut, humbin jetën dy persona

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Vizitori i huaj ‘zhgënjehet’ nga çmimet në Kosovë: Ja sa pagoi për këto produkte

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Briki publikon foto nga shtrati, duket kaq provokuese (Foto)

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë