Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Memli Krasniqi në Këshillin Drejtues të PDK-së: Hamza, kryeministri më i mirë që mund ta ketë Kosova sot

08/12/2024 - 15:44
në Lajme
A A
Memli Krasniqi në Këshillin Drejtues të PDK-së: Hamza, kryeministri më i mirë që mund ta ketë Kosova sot
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Partia Demokratike e Kosovës ka mbledhur sot Këshillin Drejtues, ku është diskutuar për përgatitjen për zgjedhjet nacionale dhe zhvillimet e fundit politike në vend.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se zgjedhjet e përgjithshme më 9 shkurt janë një moment përcaktues për Kosovën dhe një mundësi për të zgjedhur një të ardhme me shpresëdhënëse, transmeton klankosova.tv.

”Bedri Hamza është kryeministri më i mirë që mund ta ketë Kosova sot. Udhëheqja e tij do të sjellë kompetencën dhe qartësinë për të cilën Kosova ka nevojë dëshprimisht sot. Jam i frymëzuar nga mbështetja e madhe që kemi marrë nga qytetarët, si brenda ashtu edhe jashtë vendit në mërgatën tonë, gjatë këtyre muajve. Kjo mbështetje është një dëshmi e besimit që populli i Kosovës po rikthen te partia jonë, programi ynë dhe vlerat tona”.

Ai u ka bërë thirrje të gjithë anëtarëve dhe mbështetësve të PDK-së të mobilizohen dhe të punojnë palodhur për fitore.

”Partia Demokratike e Kosovës qëndron e bashkuar në misionin e saj për të ndërtuar një Kosovë më të zhvilluar, më të sigurt dhe më të mirë. Ne jemi një parti idesh dhe veprimi, vizioni dhe përkushtimi. Ne jemi partia që beson në fuqinë e njerëzve, forcën e demokracisë dhe premtimin e një të ardhmeje më të mirë. Ndërsa rritemi e zhvillohemi, le ta bëjmë këtë me guxim në zemrat tona dhe vendosmëri për veprimet tona, sepse ditët më të mira të vendit tonë janë para nesh”.

Tutje Krasniqi ka ngritur shqetësimin lidhur me sfidat, me të cilat është përballur Kosova si keqqeverisja, cenimi i sigurisë së shtetit, prishja e raporteve me partnerët strategjikë të vendit.

”Mbi të gjitha, 2 muaj nga sot, ne kemi zgjedhjet nacionale, të parat pas katër viteve të plota të një qeverie të paaftë. Prandaj, më shumë sesa një mbledhje rutinore, sot, ne jemi në një takim vendimtar, i cili duhet të shërbej si një shpallje e përkushtimit tonë të palëkundur për mobilizim dhe fitore. Sulmi terrorist i fundit ndaj infrastrukturës kritike të vendit tonë në Ibër-Lepenc, ka tronditur shtetin tonë. PDK kërkon një hetim të plotë dhe të gjithanshëm mbi këtë akt kriminal dhe terrorist. Drejtësia duhet të vihet në vend shpejt, vendosmërisht dhe pa kompromis. I bëjmë thirrje dhe një herë bashkësisë ndërkombëtare që të qëndrojë pranë Kosovës dhe të reagojë me vendosmëri ndaj veprimeve të vazhdueshme armiqësore të Serbisë”.

Po ashtu, kryetari Krasniqi ka ngritur shqetësimin edhe për zhvillimet e fundit në Hagë, ku Zyra e Prokurorit Special ka njoftuar se presidentit Hashim Thaçi i është shtuar edhe një aktakuzë për kinse pengim të drejtësisë, ndërsa ai tashmë ka katër vite që ndodhet në paraburgim.

”Lufta çlirimtare e popullit tonë ishte e drejtë, fisnike dhe e rrënjosur në të drejtën universale për liri dhe dinjitet. Çdo përpjekje për t’i dhënë tjetër kahje kësaj të vërtete, rrezikon të minojë jo vetëm legjitimitetin e drejtësisë, por edhe të cenojë trashëgiminë e një lufte të shenjtë për liri. Ne apelojmë që Dhomat e Specializuara të veprojnë me përgjegjësi maksimale! Vendimet e tyre duhet të mbështeten vetëm në fakte dhe parime ligjore. Drejtësia nuk duhet, asnjëherë, të përdoret si mjet për të rishkruar historinë apo për të kontestuar sakrificat e atyre që luftuan për lirinë e Kosovës”.

JU REKOMANDOJMË

Marrëveshja LDK – VV për presidentin, Maliqi: Dy veta gjeten “presidentin konsensual” të Kurthit

Maliqi: Dialogu Kosovë – Serbi është “ngrirë”, por do të “shkrihet” së shpejti
01/09/2026 - 11:20

Analisti Shkëlzen Maliqi e ka komentuar marrëveshjen në mes të LDK-së dhe VV-së për zgjedhjen e presidentit të ri. Ai ka ironizuar me këtë ujdi të Abdixhikut dhe...

Më shumëDetails

LVV me aksion simbolik para Komunës së Prishtinës, dërgon thasë me mbeturina para objektit komunal

LVV me aksion simbolik para Komunës së Prishtinës, dërgon thasë me mbeturina para objektit komunal
01/09/2026 - 11:03

Lëvizja Vetëvendosje, Qendra në Prishtinë, ka zhvilluar sot një aksion simbolik para Komunës së Prishtinës, ku hyrja e objektit u bllokua me thasë me mbeturina, në shenjë proteste...

Më shumëDetails

Edhe në rigjykim, Endrit Nika deklarohet i pafajshëm për vrasjen e argjentinases në Fushë-Kosovë

Edhe në rigjykim, Endrit Nika deklarohet i pafajshëm për vrasjen e argjentinases në Fushë-Kosovë
01/09/2026 - 10:46

Në seancën e rigjykimit, i akuzuari Endrit Nika u deklarua sërish i pafajshëm për vrasjen e shtetases argjentinase (të dashurës së tij) në Fushë-Kosovë më 2023. “I pafajshëm”,...

Më shumëDetails

Gjendet gruaja e raportuar e zhdukur në Dragash, Policia jep detaje

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 10:20

Një grua, e cila ishte raportuar si e zhdukur në Dragash, është gjetur pas angazhimit të njësive policore dhe qytetarëve. Sipas Policisë, rasti është raportuar më 31 gusht,...

Më shumëDetails

Veprimtarët shqiptarë të Amerikës rreshtohen pas Sejdiut, afër 30 emra mbështesin zgjedhjen e tij President

Kurti e Abdixhiku janë pajtuar në parim për Bekim Sejdiun President, gjyqtari raportues që rrëzoi Qeverinë e Avdullah Hotit në vitin 2020
01/09/2026 - 09:49

Një grup veprimtarësh dhe përfaqësuesish të komunitetit shqiptaro-amerikan kanë dalë publikisht në mbështetje të kandidaturës së Bekim Sejdiut për President të Republikës së Kosovës, duke u bërë thirrje...

Më shumëDetails

Peci për protestën e komunave: Nuk e kanë hallin e qytetarit, por pazaret politike

Faton Peci ua kthen me të mirë votat mërgimtarëve: Ua kursen 1 euro për parking – parkingje falas për veturat me targa ndërkombëtare
01/09/2026 - 09:37

Komunat e Kosovës sot do të protestojnë në Prishtinë, kundër asaj që e konsiderojnë cenim të kompetencave dhe të drejtave të tyre ligjore nga niveli qendror. Protesta është...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë