Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Trump kërkon “armëpushim të menjëhershëm” në Ukrainë

08/12/2024 - 15:59
në Kryesore, Lajme
A A
Trump kërkon “armëpushim të menjëhershëm” në Ukrainë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, bëri thirrje të dielën për një armëpushim të menjëhershëm në Ukrainë, menjëherë pas një takimi në Paris me Presidentin francez Emmanuel Macron dhe atë ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, duke thënë se Kievi “do të donte të arrinte një marrëveshje” për t’i dhënë fund luftës vazhdon prej mbi 1000 ditësh.

Në një postim në platformën e tij “Truth Social”, Trump shkruan se Moska dhe Kievi kanë humbur qindra mijëra ushtarë në një luftë që “nuk duhet të kishte filluar kurrë”. “Duhet të ketë një armëpushim të menjëhershëm dhe të fillojnë negociatat. Shumë jetë po humbin pa nevojë, shumë familje po shkatërrohen”, tha ai, ndërsa i bëri thirrje presidentit rus Vladimir Putin të veprojë për t’u dhënë fund luftimeve.

Komentet e Trump erdhën pas takimit të shtunën me presidentin Zelenskyy dhe homologun e tij francez, Emmanuel Macron, të cilin zoti Zelenskyy më vonë e përshkroi si “konstruktiv”.

Duke folur me gazetarët më vonë po të shtunën, zoti Zelenskyy këmbënguli se çdo marrëveshje paqeje “duhet të jetë e drejtë” për ukrainasit, “në mënyrë që Rusia dhe Putini apo çdo agresor tjetër të mos kenë mundësinë të kthehen”.

Në një përditësim të veçantë në mediat sociale të dielën, Zelenskyy pohoi se Kievi ka humbur 43,000 ushtarë që nga fillimi i agresionit të Moskës më 24 shkurt 2022, ndërsa 370,000 të tjerë janë plagosur. Si Rusia ashtu edhe Ukraina kanë hezituar të publikojnë shifrat zyrtare të viktimave, por zyrtarët perëndimorë kanë thënë se muajt e fundit të luftës së ashpër në Ukrainën lindore kanë sjellë humbje rekord për të dyja palët, me dhjetëra mijëra të vrarë dhe të plagosur çdo muaj. /VOA

JU REKOMANDOJMË

Kryeministri Kurti jep një lajm të mirë për fëmijët e porsalindur

Kurti mbajti mbledhje elektronike, ndan 10 mijë euro për një konferencë dhe miraton raportin për buxhetin
05/05/2026 - 11:26

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka bërë të ditur se qytetarët nuk do të kenë më nevojë të lëvizin nga një institucion në tjetrin për procedurat e regjistrimit...

Më shumëDetails

Mehmetaj: Abdixhiku punon për Kurtin, por me gjasë edhe Hamza

Mehmetaj: Abdixhiku punon për Kurtin, por me gjasë edhe Hamza
05/05/2026 - 11:16

Gazetari Lirim Mehmetaj ka ngrerë dyshime se lideri i LDK-së dhe i PDK-së po punojnë për kryeministrin Kurti, transmeton Gazeta Online Veriu.info. Mehmetaj në një postim në facebook...

Më shumëDetails

Adem Jashari i ri bëhet dhëndër i fshatit Vllahi, fejohet me Yllka Tahirin, vajzën e inxhinierit të Trepçës

Adem Jashari i ri bëhet dhëndër i fshatit Vllahi, fejohet me Yllka Tahirin, vajzën e inxhinierit të Trepçës
05/05/2026 - 11:06

Adem Jashari i ri është fejuar me Yllka Tahirin, bijën e inxhinierit të Trepçës, Xhevdet Tahiri, nga fshati Vllahi i Mitrovicës. Yllka Tahiri, e lindur në Mitrovicë, ka...

Më shumëDetails

Hysni Gucati niset drejt Hagës, do t’i dorëzojë 200 mijë nënshkrimet për drejtësi në Gjykatën Speciale

Gucati për protestën në Hagë: Kërkojmë nga Gjykata drejtësi të mirëfilltë, jo drejtësi politike
05/05/2026 - 10:58

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, është nisur drejt Hagës. Ai do të dorëzojë 200 mijë nënshkrime për drejtësi në Gjykatën Speciale. Postimi: Në rrugë drejt Hagës, bashkë me...

Më shumëDetails

LDK: S’kemi koalicion me PDK-në në Prishtinë

LDK: S’kemi koalicion me PDK-në në Prishtinë
05/05/2026 - 10:50

LDK-ja njofton opinionin publik se nuk ka asnjë marrëveshje me PDK-në dhe asnjë parti tjetër politike në Prishtinë për bashkëqeverisje. LDK-ja nuk ka marrë pjesë në asnjë proces...

Më shumëDetails

Ish-deputetja e VV për koalicionin Rama-PDK në Prishtinë: Lumiri e Bedriu të dalin të tregojnë që janë të pandarë

Deputetja e LVV-së e pyet publikisht Hotin për një tender milionësh
05/05/2026 - 10:14

PDK dhe LDK kanë arritur një marrëveshje koalicioni në Komunën e Prishtinës. Pas këtij lajmi Arbëreshë Kryeziu e Vetëvendosjes iu kërkoi krerëve të këtyre partive që të dalin...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Jeta e ‘shfrenuar’ e militantit të VV-së që e quajti Pejgamber Albin Kurtin (Pamje)

    Jeta e ‘shfrenuar’ e militantit të VV-së që e quajti Pejgamber Albin Kurtin (Pamje)

    366 Shpërndaje
    Shpërndaje 146 Tweet 92
  • Feis Com, autolarja vetshërbyese më e madhe në Kosovë gjendet në Mitrovicë, pronari: Gjithmonë në shërbimin tuaj!

    183 Shpërndaje
    Shpërndaje 73 Tweet 46
  • “Kërcet” dajaku brenda qelive të burgut, humbin jetën dy persona

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Briki publikon foto nga shtrati, duket kaq provokuese (Foto)

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Vizitori i huaj ‘zhgënjehet’ nga çmimet në Kosovë: Ja sa pagoi për këto produkte

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë