Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Lladrovci kritika në mbledhjen e KD të PDK-së: Kemi marrë goditje edhe nga anëtarët e PDK-së që sot ndodhen këtu

09/12/2024 - 16:10
në Kryesore, Lajme
A A
Lladrovci kritika në mbledhjen e KD të PDK-së: Kemi marrë goditje edhe nga anëtarët e PDK-së që sot ndodhen këtu
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Dje, PDK-ja mbajti mbledhjen e Këshillit Drejtues, ku është diskutuar për zgjedhjet nacionale të 9 shkurtit.

Një fjalim në këtë mbledhje e mbajti edhe kryetari i degës të PDK-së dhe njëherësh kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, i cili hedhi disa kritika në lidhje me funksionimin e partisë dhe sidomos mënyrën e përcaktimit të kandidatëve për deputetë.

Fjalimi i Ramiz Lladrovci:

Fjala ime në mbledhjen e Këshillit Drejtues të PDK-së:

Të dashur anëtarë të Këshillit Drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës,

I dashuri kryetar Memli Krasniqi,
I nderuari kryeministër Hamza,
Zonja e zotërinj,

Jemi në fushatën e cila do të sjell fitoren, për Kosovën më mirë, sepse ne mundemi ma mirë.

Jemi sot, më të gatshëm se kurrë ta dërgojmë një herë e mirë në opozitë, një parti e cila rrejti për 20 vjet se nuk është parti por lëvizje, ndërsa për pesë vjet të kësaj qeverisjeje, asnjë sukses nuk e solli.

Ne, me vendosmëri duhet ta dërgojmë në shtëpi, larg qeverisjes, jo për diçka më pak se për keqqeverisje. Bedri Hamza dhe Kosova mundet ma mirë.

Të nderuar anëtarë të Kryesisë së punës, anëtarë të Këshillit Drejtues,

Deri më sot, nuk jam në dijeni për kriteret që duhet përmbushur kandidati për deputet nga komuna, as nuk e kam marrë një ftesë të tillë per nominimin e kandidateve nga Drenasi.

Nuk e dimë as numrin e as emrat e kandidatëve për Parlament nga Drenasi. Në mbledhjen ku është caktuar Shtabi zgjedhor, e kam cekur se secili ka të drejtë edhe të zgjedh, edhe të jetë i zgjedhur dhe kushdo nga dega e Drenasit, ka ambicie për Parlament, mund të paraqes emrin e tij.

Dhjetë janë paraqitur. Këto kandidatura janë keqinterpretuar sikur janë kandidatura që unë i kam përzgjedhur. Jo.

Unë nuk kam asnjë propozim për kandidat për Parlament, ose më mirë me thënë, nuk jemi pyetur fare si kryetar komune e as si kryetar dege. Për më shumë, nuk jam deklaruar as për kandidaturat e vetëshpallura. Drenasi është komunë ku dihet kush çka flet dhe kah i ka çadrat.

Në saje të një uniteti të pretenduar, PDK në Drenas është goditur vazhdimisht, nga partitë opozitare të dala nga PDK por kemi marrë goditje edhe nga anëtarët e PDK-së që sot ndodhen këtu. Ku është morali i atyre që subvencionojnë krijimin e partive kundër PDK-së dhe kundër meje, dhe janë sot këtu.

Kjo qasje nuk e forcon PDK-në në Drenas. Disa individë edhe mund të marrin vota nga kjo mbetje e PDK-së, por unitet nuk është. Unitet do të ishte ndalja e veprimtarisë së tyre kundër PDK-së jo vetëm në nivel qendror, por edhe në nivel lokal.

Mos harroni, qe tetë vjet nuk ia kanë dalë, ju siguroj se as pesë vitet e ardhme, nuk do të kenë sukses. Nga shtatë vitet si komunë garuam për grantin e performancës, një herë dolëm të tretët dhe gjashtë herë të parët. Disave ky sukses ju duket i vogël. Pyetni kryetarët tjerë ku qeverisim pse nuk janë kampion si Drenasi.

Kushdo thotë që është lehtë të jesh kampion i performancës komunale në nivel nacional, ju ftoj të njiheni me përgjegjësit e performancës dhe të bindeni se për të qenë kampion i performancës, duhet të punoni shumë dhe të jeni shembull. Këta jemi na.

Në zgjedhjet e shkuara nacionale, kam ftuar qytetarët e komunës tonë të votojnë kandidatët nga Drenasi. Nuk funksionoi. Bastioni i PDK-së, nuk arriti të nxjerr asnjë deputet nga votat e Drenasit. Kësaj i kontribuoi përçarja nga faktorët jashtë Drenasit, për interesa të ngushta të disa individëve.

U krijua padrejtësisht mur ftohtësie me shpifjet sikur nuk isha angazhuar për individët sa duhet.

Sot, si shef i shtabit zgjedhor i Degës së PDK-së në Drenas, i ftoj 110 kandidatët të vinë për vota në komunën e Drenasit, por, duke respektuar planin e Shtabit zgjedhor të Degës së PDK-së në Drenas.

Do të ishte e padrejtë që kandidatët e komunës tonë të kërkojnë vota jashtë Drenasit dhe në mërgatë, ndërsa ne të mos ofrojmë përkrahje pa dallim për të gjithë 110 kandidatët.

Ne qytetarin do ta ftojmë të votojnë lirshëm për ata që besojnë se do të jenë zë për ta në Parlament, por nuk mund t’i detyrojmë ata kë ta votojnë, as kandidatëve nuk ju ofrojmë garanci sa vota mund t’i marrin. Nuk ofrojmë garanci të tilla as nuk ofrojmë projeksione matematikore për asnjë kandidat.

Jam i lumtur që Altin Jakup Krasniqi do të jetë në listë, kjo kandidaturë është më shumë se garë për votë, është garë për unitet. Faleminderit Altin. Ndryshimi i gjeneratave po vije.

Kjo fitore e Bedri Hamzës, të cilës do t’i kontribuojmë me tërë mundësitë, do të jetë fitore për qytetarët, për komunat tona, për ekzekutivin, njëherësh, do të jetë edhe fitore për heronjtë tanë të luftës e paqes, Hashimin, Kadriun, Jakupin dhe të tjerët.

Ju faleminderit!

JU REKOMANDOJMË

Krasniqi, LDK: Takimet e Vjosa Osmanit me liderët e huaj, të vonshme
Lajme

Krasniqi: Sistemi shëndetësor është në kolaps, sistemi ka dështuar e qytetarët po i detyrojnë të shkojnë në spitale private

11/07/2025 - 13:44
Për fajin e kujt mund të mbetet Komuna e Prishtinës pa para?
Lajme

Për fajin e kujt mund të mbetet Komuna e Prishtinës pa para?

11/07/2025 - 13:36
Humb jetën 59-vjeçari në plazhin e Qerretit, dyshohet se pësoi arrest kardiak kur hyri në det
Lajme

Humb jetën 59-vjeçari në plazhin e Qerretit, dyshohet se pësoi arrest kardiak kur hyri në det

11/07/2025 - 13:30
“Misteri” rreth sulmit nga Serbia, Kurti tha se s’dinte gjë, Osmani konfirmon fjalët e Trumpit pa hyrë në detaje
Lajme

“Misteri” rreth sulmit nga Serbia, Kurti tha se s’dinte gjë, Osmani konfirmon fjalët e Trumpit pa hyrë në detaje

11/07/2025 - 13:26
Drejtori i Policisë flet para policëve të rinj për vde’kjen e Agon Zejnullahut
Lajme

Drejtori i Policisë flet para policëve të rinj për vde’kjen e Agon Zejnullahut

11/07/2025 - 13:16
Të hënën pritet të shpallet aktgjykimi në Apel ndaj Pjetër Shalës
Lajme

Të hënën pritet të shpallet aktgjykimi në Apel ndaj Pjetër Shalës

11/07/2025 - 13:11

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Murati i reagon Hotit: Në pandemi si Kryeministër i shpenzove 70 milionë euro- përfituan pronarët e bizneseve

    Murati: Kushtetues edhe ligji për pensionet – i treti radhazi që rrëzon kontestimet e opozitës

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Bilall Kqiku i kërkuari për vr’asje, hidhet nga kati i katërt për t’i ikur Policisë, përfundon në Emergjencë

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • LAJMI I FUNDIT: Therret me thikë një person në Mitrovicë, kjo është gjendja e tij

    122 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Therrja me thikë në Mitrovicë, Zahiti: Njësitet përkatëse policore janë duke trajtuar rastin

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Ngjarje e rëndë në lagjen e Spitalit, dyshohet se një person ka vde’kur

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë