Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Hoti kritikon pushtetin për dialogun: Palët pajtoheshin në takime të mbyllura, e mohon çdo gjë në publik

10/12/2024 - 10:37
në Lajme
A A
Hoti: Ne kemi punuar ngushtë me aleatët që çështja e Kosovës të jetë sfidë për integrim euroatlantik e jo sfidë e sigurisë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-kryeministri i vendit e tani deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka shpërndarë fjalën e tij të mbajtur në Parlamentin Evropian, në mbledhjen e përbashkët të Komisionit Parlamentar për Stabilizim dhe Asociim BE-Kosovës, shkruan Gazeta Express.

Hoti, ka potencuar se dialogu dhe fqinjësia e mirë janë vlera evropiane, dhe se nuk ka rrugë tjetër përveç zbatimit të standardeve evropiane.

Pos kësaj, deputeti i LDK-së, ka theksuar edhe tri veprime që janë bërë nga Serbia e që vazhdojnë të jenë të pandëshkuara nga ana e BE-së. Këtu, Hoti, ka thënë se janë përfshirja e institucioneve shtetërore serbe në sulmet terroriste në veri të Kosovës; Presioni i vazhdueshëm i Serbisë ndaj komunitetit serb në Kosovë; dhe, shlyerja e vazhdueshme e adresave të banimit nga regjistri civil për shqiptarët në Luginën e Preshevës.

Po ashtu, ish-kryeministri i Kosovës, ka hedhur kritika edhe për qeveritë e të dy vendeve, duke thënë se dialogu mes Kosovës e Serbisë gjatë katër viteve të fundit s’ka prodhuar asnjë rezultat.

‘‘Dialogu gjatë periudhës 2021-2024 nuk ka prodhuar asnjë rezultat konkret. Gjatë kësaj periudhe, palët negociuese pajtoheshin në takimet e mbyllura, ndërkaq sapo dilnin në publik mohonin çdo gjë. Kjo ka qenë qasja e përhershme e palës serbe në dialogun e ndërmjetësuar nga Brukseli, por së fundmi edhe pala kosovare po sillet njësoj’’, ka thënë ai mes tjerash.

Postimi i plotë:

Fjala ime në Parlamentin Evropian në mbledhjen e përbashkët të Komisionit Parlamentar për Stabilizim dhe Asociim BE-Kosovës

Fqinjësia e mirë dhe dialogu janë vlera evropiane dhe civilizuese në marrëdhëniet ndërshtetërore. Nuk ka rrugë tjetër përveç zbatimit të standardeve evropiane të fqinjësisë së mirë dhe dialogut, të cilat janë esenciale për integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor. Vetëm përmes fqinjësisë së mirë dhe integrimit evropian largohet pasiguria politike që po e mban peng zhvillimin demokratik dhe ekonomik të gjithë rajonit.

Por fqinjësia e mirë jep rezultate vetëm kur zbatohet nga të gjitha palët. Janë tri veprime të Serbisë që vazhdojnë të mbesin të pandëshkuara nga BE-ja, me përjashtim të deklaratave politike që janë bërë kohë pas kohe:

(i) përfshirja e institucioneve shtetërore serbe në sulmet terroriste të vazhdueshme në veri të Kosovës, që dëshmohet, ndër të tjera, me mosndërmarrjen e masave ndaj personave që dihen qartazi se kanë qenë të përfshirë në këto sulme,

(ii) presioni i vazhdueshëm i Serbisë ndaj komunitetit serb në Kosovë për t’u mos u integruar në institucionet e shtetit të Kosovës, si dhe;

(iii) shlyerja e vazhdueshme e adresave të banimit nga regjistri civil për shqiptarët në Luginën e Preshevës.

Sa i përket dialogut Kosovë-Serbi, si parti që kemi bartur përgjegjësi shtetërore për shumë vite, besojmë se dialogu është mekanizmi i vetëm për të zgjidhur mospajtimet.

Kosova ka treguar gatishmëri për dialog që nga viti 2011. Nga atëherë e deri në vitin 2017, janë arritur shumë marrëveshje, edhe pse shumë nga to nuk janë zbatuar. Ato marrëveshje që janë zbatuar e kanë përmirësuar jetën e qytetarëve në të dy shtetet.

Në vitin 2020, në qeverinë paraprake, nisi dialogu për marrëveshjen përfundimtare për njohjen reciproke dhe normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Por, fatkeqësisht, ajo kornizë e dialogut u braktis në vitin 2021.

Dialogu gjatë periudhës 2021-2024 nuk ka prodhuar asnjë rezultat konkret. Gjatë kësaj periudhe, palët negociuese pajtoheshin në takimet e mbyllura, ndërkaq sapo dilnin në publik mohonin çdo gjë. Kjo ka qenë qasja e përhershme e palës serbe në dialogun e ndërmjetësuar nga Brukseli, por së fundmi edhe pala kosovare po sillet njësoj.

Besojmë fuqishëm se përderisa nuk adresohet problemi kryesor mes dy vendeve, që është njohja reciproke, nuk mund të normalizohen marrëdhëniet mes dy vendeve. Të gjitha problematikat në marrëdhëniet ndërshtetërore mes Kosovës dhe Serbisë, të cilat po adresohen në kuadër të dialogut të Brukselit, burojnë nga mungesa e njohjes reciproke. Prandaj, është e domosdoshme që dialogu të fokusohet në arritjen e marrëveshjes përfundimtare për njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve.

Si opozitë, vazhdojmë ta mbështesim dialogun. Por tanimë është e qartë për secilin se ky format i dialogut nuk sjell rezultate. Transparencë për dialogun nuk ka as për qytetarët e as për opozitën. Ndërmjetësi i BE-së mjaftohet me faktin se palët po takohen në Bruksel dhe po arrihen dakordime për vazhdimin e takimeve. Vëmendja e nevojshme politike për dialogun nga nivelet e larta të BE-së vjen vetëm kur ndodhin probleme në terren, duke e kthyer kështu dialogun në mekanizëm për zgjidhjen e situatave problematike e jo për adresimin e problemit kryesor mes vendeve – që është njohja reciproke.

Ne presim dhe angazhohemi që dialogu Kosovë-Serbi të riformatohet nga ana e drejtuesve të rinj të institucioneve të BE-së. Shpresojmë të shohim energji të reja në këtë proces dhe orientim drejt arritjes së marrëveshjes përfundimtare për njohje reciproke. Është e domosdoshme që dialogu të vendoset në binarët që shpijnë në njohje reciproke. Çfarëdo qasje tjetër vetëm sa e shtyn integrimin evropian të rajonit, duke krijuar pasiguri politike me pasoja të rënda ekonomike, sociale dhe të sigurisë për gjithë rajonin. Mbajtja e rajonit të Ballkanit Perëndimor jashtë BE-së pa asnjë qartësi për kornizën kohore të integrimit i kontribuon kolapsit ekonomik dhe demografik të të gjitha vendeve, që mund të rezultojë nga mungesa e investimeve dhe zhvillimit, si dhe nga migrimi i fuqisë punëtore, duke krijuar një rreth vicioz të jo stabilitetit politik dhe ekonomik.

JU REKOMANDOJMË

Gjenerali Lama: Gjykimi në Hagë, abuziv – janë ca budallallëqe që logjika nuk i pranon

Gjenerali Lama: Gjykimi në Hagë, abuziv – janë ca budallallëqe që logjika nuk i pranon
16/10/2026 - 19:12

Gjenerali i ushtrisë shqiptare, Kudusi Lama, në “DPT te Fidani” në Klan Kosova, ka kritikuar ashpër procesin gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK),...

Më shumëDetails

Spiropali -Ramës: Dil përballë qytetarëve jep zgjidhje, mos u fshih pas mandateve – mblidh partinë të merren vendime

Spiropali -Ramës: Dil përballë qytetarëve jep zgjidhje, mos u fshih pas mandateve – mblidh partinë të merren vendime
16/10/2026 - 18:59

Elisa Spiropali i ka bërë thirrje kryeministrit shqiptar Edi Rama që të dalë përballë protestuesve dhe të marrë përgjegjësi politike për krizën në Shqipëri. Në një letër publike...

Më shumëDetails

Moti këtë fundjavë me diell, por mëngjeset dhe mbrëmjet e ftohta

Moti këtë fundjavë me diell, por mëngjeset dhe mbrëmjet e ftohta
16/10/2026 - 18:49

Të shtunën dhe të dielën në Kosovë moti do të jetë kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara. “Moti do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara....

Më shumëDetails

Sulmohet me dronë impianti i Gazpromit në RusI (VIDEO)

Sulmohet me dronë impianti i Gazpromit në RusI (VIDEO)
16/10/2026 - 18:16

Një impiant për përpunimin e naftës dhe kondensatit të gazit në qytetin e Surgutit, në Rusi, është sulmuar me dronë dhe është përfshirë nga zjarri. Objekti është në...

Më shumëDetails

I kërkuan marrëdhënie intime në grup një gruaje, këta janë tre policët e suspenduar nga IPK-ja

I kërkuan marrëdhënie intime në grup një gruaje, këta janë tre policët e suspenduar nga IPK-ja
16/10/2026 - 18:10

Besart Mani, Erion Rexhepi dhe Agon Ramadani janë tre zyrtarët policorë ndaj të cilëve Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka rekomanduar suspendimin, nën dyshimin për ngacmim seksual dhe...

Më shumëDetails

Krasniqi tha se pritet arrestimi i Faton Pecit – I pari i Mitrovicës reagon ashpër: Idiot, nga sot e ke padinë për shpifje

Krasniqi tha se pritet arrestimi i Faton Pecit – I pari i Mitrovicës reagon ashpër: Idiot, nga sot e ke padinë për shpifje
16/10/2026 - 17:57

Dardan Krasniqi, ka thënë se sipas tij, pritet arrestimi i dy kryetarëve të komunave. Krasniqi, theksoi se njëri prej tyre, ka qenë edhe në pozitën e ish-ministrit. ‘’Mund...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal në Spitalin Amerikan 2 të Klodian Allajbeut: Nënës iu dorëzua foshnja e gabuar, zbulohet se infermierja ishte e palicencuar

    Skandal në Spitalin Amerikan 2 të Klodian Allajbeut: Nënës iu dorëzua foshnja e gabuar, zbulohet se infermierja ishte e palicencuar

    140 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Skandal në “Uromedica” e Tomë Komanit: Zbulohet se ofronte ESWL (thyerjen e gurëve në veshka) pa licencim – Inspektorati ia ndaloi shërbimin

    144 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 36
  • Konfirmohet raportimi i Veriu.info: Komuna e Faton Pecit shpall fituese kompaninë për të cilën u paralajmërua se po i kurdisej tenderi 3-milionësh

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Ja çka thotë policia e shtetit për publikimet se kanë shkuar policë serbë në Tiranë

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Hashim Thaçi me mesazh nga Haga për Fidan Jupollin (Video)

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë