Dardan Krasniqi, ka thënë se sipas tij, pritet arrestimi i dy kryetarëve të komunave.
Krasniqi, theksoi se njëri prej tyre, ka qenë edhe në pozitën e ish-ministrit.
‘’Mund të jetë Faton Peci, i cili jo që ka të bëjë me rastin si kryetar komune, por në raportet e tij, por thash, pushtetet në Kosovë nuk janë të ndanë, nëse prokuroria ka bo plan me arrestu sot, e ai nuk arrestohet, dije që ka ndërhy politike’’, tha ai i ftuar në Kosova Live, në T7.
Ndaj kësaj deklarate ka reaguar ashpër kryetari i komunës së Mitrovicës, Faton Peci.
I pari i Mitrovicës së Jugut, në reagimin e tij, ka njoftuar se ai do e padisë për shpifje Krasniqin.
‘’U ndala me bo këtë video, për shkak se idiot sikurse është Dardan Krasniqi nga AAK, por edhe disa hibridë nëpër studio, media televizive në vazhdimësi, po shpifin me të pavërteta duke e shqetësu familjen dhe gjithë dashamirët e mi, duke paralajmëruar arrestimin tim nga Prokuroria Speciale. Për informimin e juaj, unë nuk kam aktakuzë të ngritur, sa herë që mekanizmat e drejtësisë, janë të gatshëm dhe shprehin interesim, unë do t’i përgjigjem atyre. Kështu që Dardan Krasniqit nga AAK, po i bëj me dije, se tash unë kam informacione për ndërhyrjet edhe përpjekjet e vazhdueshme të AAK’së nga momenti kur ju kam shporrë jashtë sikur mbeturina nga zyrat në Ulpianë, që unë nuk i fshehëm drejtësisë, nuk kam aktakuzë dhe nga sot, e ke padinë për shpifje idiot’’, ka deklaruar Peci.

















