Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Gjyqtari Nexhmi Rexhepi zgjidhet kryetar i ri i Gjykatës Kushtetuese

10/12/2024 - 12:30
në Lajme
A A
Gjyqtari Nexhmi Rexhepi zgjidhet kryetar i ri i Gjykatës Kushtetuese
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gjyqtari Nexhmi Rexhepi është zgjedhur kryetar i ri i Gjykatës Kushtetuese, shkruan Gazeta Express.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi të bërë për media.

Në njoftim thuhet se, në seancën administrative të mbajtur më 10 dhjetor 2024, gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, bazuar në paragrafin 5 të nenit 114 [Përbërja dhe Mandati i Gjykatës Kushtetuese] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, kanë zgjedhur gjyqtarin, Nexhmi Rexhepi, Kryetar të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

Mandati i Kryetarit në ardhje të Gjykatës do të filloj më 31 dhjetor 2024, pasi që Kryetarja aktuale, Gresa Caka-Nimani, të përfundojë mandatin nëntë (9) vjeçar të paraparë për gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, sipas përcaktimeve të paragrafit 2 të nenit 114 [Përbërja dhe Mandati i Gjykatës Kushtetuese] të Kushtetutës.

Gjyqtari, Safet Hoxha, është zgjedhur Zëvendëskryetar i Gjykatës Kushtetuese.

Kush është Nexhmi Rexhepi?

Në faqen e Gjykatës Kushtetuese është biografia e Rexhepit. Aty thuhet se Nexhmi Rexhepi u lind më 1 shtator 1977, në Prishtinë. Studimet në drejtësi i mbaroi në vitin 2001, në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, kurse studimet pasuniversitare në fushën e të drejtave të njeriut, i përfundoi në Universitetin e Sarajevës dhe në Universitetin e Bolonjës, në vitin 2004. Po ashtu, për qëllime studimore, ai qëndroi një semestër (2002) në Universitetin Shtetëror të Arizonës, Shkolla për Administratë Publike (Arizona State University, School of Public Administration), si dhe një semestër (2009) në Universitetin Johns Hopkins, Shkolla për Studime të Avancuara Ndërkombëtare (Johns Hopkins University, School of Advanced International Studies), nën mentorim të profesoreshës dhe shefe e Departamentit për të Drejtën Ndërkombëtare, Ruth Ëedgeëood. Veç këtyre, për qëllime studimore e profesionale, qëndroi edhe në Universitetin Karl-Franzens të Gracit, Fakulteti Juridik (Karl-Franzens University, Faculty of Laë), si dhe në Institutin për Teknologji të Illinoisit (Illinois Institute of Technology, Chicago-Kent College of Laë). Aktualisht vijon studimet e doktoratës nën mentorimin e profesoreshës dhe dekane e Fakultetit Juridik të Universitetit të Rjekës, Vesna Crnič-Grotić.

Gjyqtari Rexhepi karrierën profesionale e filloi në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, kurse më pastaj vijoi si mësimdhënës në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, Departamenti i Shkencave Penale. Gjithashtu, ai ishte udhëheqës për çështje ligjore në Ministrinë për Energji dhe Miniera, si dhe këshilltar ligjor në Zyrën Civile Ndërkombëtare (International Civilian Office). Në funksionin e juristit kryesor në Ministrinë për Energji dhe Miniera, gjyqtari Rexhepi ishte bartës kryesor i procesit për hartimin e legjislacionit të këtyre dy sektorëve, ndërsa si pjesë e Zyrës Civile Ndërkombëtare ishte pjesë aktive e grupeve punuese në hartimin e pakos së ligjeve të shtetësisë.

Rrjedhimisht, ai i përket brezit të juristëve të cilët kanë qenë pjesë aktive e ndërtimit të sistemit juridik të Republikës së Kosovës.

Është themelues i misionit të parë diplomatik të Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Holandës, si dhe ambasadori i parë në këtë vend. Gjyqtari Rexhepi ishte edhe anëtar i Ekipit përfaqësues të Republikës së Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. Po ashtu, ai shërbeu edhe si ambasador i Republikës së Kosovës në Republikën e Sllovenisë.

Gjyqtari Rexhepi mori pjesë në shumë konferenca shkencore e profesionale në vende të ndryshme. Ishte bashkëpunëtor profesional në disa projekte nga fusha e së drejtës, është autor i disa publikimeve dhe i përkthimeve, si dhe mbajti ligjërata publike në disa universitete e institute, përfshirë Universitetin Johns Hopkins, Universitetin e Utrehtit, Universitetin Radboud në Nijmegen, Universitetin e Hagës për Shkencat Aplikative, Klubin elitar The Nieuëe of Littéraire Sociëteit De Ëitte në Hagë, Universitetin e Lubjanës, Qendra për Perspektivë Evropiane në Lubjanë, si dhe për pjesëmarrësit e Akademisë së Hagës për të Drejtën Ndërkombëtare.

Gjyqtari Rexhepi është i martuar me znj. Afërdita Rexhepi dhe janë prindër të tre fëmijëve.

Ai është emëruar gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese më 9 gusht 2018.

JU REKOMANDOJMË

Peci për protestën e komunave: Nuk e kanë hallin e qytetarit, por pazaret politike

Faton Peci ua kthen me të mirë votat mërgimtarëve: Ua kursen 1 euro për parking – parkingje falas për veturat me targa ndërkombëtare
01/09/2026 - 09:37

Komunat e Kosovës sot do të protestojnë në Prishtinë, kundër asaj që e konsiderojnë cenim të kompetencave dhe të drejtave të tyre ligjore nga niveli qendror. Protesta është...

Më shumëDetails

Ky është çmimi i naftës e benzinës sot në Kosovë

Zyrtarët amerikanë paralajmërojnë: Çmimet e naftës do të jenë të larta të paktën deri në korrik
01/09/2026 - 09:18

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka përcaktuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës për sot. Sipas vendimit të MINT-it, çmimi maksimal për...

Më shumëDetails

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale
01/09/2026 - 09:09

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Aleancës kanë mbajtur sërish aksion para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar konstituimin e Kuvendit dhe funksionalizimin e institucioneve...

Më shumëDetails

Kadrijaj flet për marrëveshjen VV-LDK: S’ka transparencë, Kurti të kthehet në Kuvend

Kadrijaj flet për marrëveshjen VV-LDK: S’ka transparencë, Kurti të kthehet në Kuvend
01/09/2026 - 08:56

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, gjatë aksionit të sotëm para Qeverisë së Kosovës, ka folur rreth marrëveshjes së arritur mes VV-së dhe LDK-së për presidentin. Ajo tha se...

Më shumëDetails

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë
01/09/2026 - 08:45

Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, planifikon të ndajë 4 milionë dollarë për të forcuar mediat e krahut të djathtë në Evropë, pjesë e një pakete më...

Më shumëDetails

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë