Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Gërvalla dhe Peci e humbin partinë “Guxo” në Ferizaj, tërhiqen nga gara dhe shuajnë strukturat

10/12/2024 - 12:40
në Lajme
A A
Gërvalla dhe Peci e humbin partinë “Guxo” në Ferizaj, tërhiqen nga gara dhe shuajnë strukturat
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Partia “Guxo” dega në Ferizaj njoftoi tërheqjen e krejtësishme nga gara zgjedhore e 9 shkurtit duke hedhur akuza të mëdha ndaj dy bashkëkryetarëve, Donika Gërvalla dhe Faton Peci – përkatësisht sepse këta dy të fundit, sipas tyre, kanë ndjekur “interesa puro personale dhe kanë anashkaluar interesat e partisë”.

Postimin e “Guxo”-s në Ferizaj e ka miratuar – përmes Like dhe share – deputeti Burim Meta duke shkruar “deklaratë e rëndësishme”.

Njoftimi i plotë:

Informatë për publikun!

DEKLARATË:

– Në mbledhjen e mbajtur më 09.12.2024 të Kryesisë së Partisë GUXO – Dega Ferizaj, u diskutua cështja e zgjedhjeve nacionale të 9 shkurtit 2025 dhe përfaqësimi ynë në garë me kandidatë të mundshëm për deputetë, duke pasur parasyshë që jemi ndër degët më të organizuara të Partisë GUXO në nivel nacional, e cila degë në nivel qëndror përfaqësohet me 2 deputetë dhe me dy asambleiste në Kuvendin Komunal – Ferizaj, duke shpërfaqur potencial votash të cilën nuk e ka pasur asnjë degë e Partisë GUXO në nivel shteti.

– Pas diskutimeve të shumta në frymën e demokracisë së mirëfilltë dhe respektimit të mendimeve të ndryshme, me shumicë votash në kryesi, u mor vendim që Dega e Partisë GUXO – Ferizaj, të tërhiqet plotësisht dhe të pushojë aktivitetin e saj politik me të gjitha strukturat e saja në zgjedhjet nacionale të vitit 2025, duke qenë të vendosur që të qëndrojmë brenda kauzës së saj politike dhe identitetit politik.

– Shkaqet që çuan deri te ky vendim janë:

1. Ndjekja e interesave puro personale të dy Bashkëkryetarëve, znj. Donika Gërvalla dhe z. Faton Peci dhe anashkalimi i interesave të partisë, gjë e cila e ka dëmtuar dhe po e dëmton ekzistencën, qëndrueshmërinë dhe përfaqësimin e interesave të përbashkëta të anëtarësisë, duke cenuar dhe vazhdueshmërinë e saj.

2. Mosrespektimi i propozimit të Këshillit të Përgjithshëm që të mbajmë e të ruajmë identitetin tonë politikë në zgjedhjet nacionale të 9 shkurtit 2025.

3. Shkelja dhe përbaltosja e maksimës dhe motos tonë që: “E Ardhmja u Takon Atyre që Guxojnë”!

4. Shkeljet hierarkike partiake.

5. Mbyllja totale dhe mungesa e komunikimit me strukturat partiake.

JU REKOMANDOJMË

Sulmohet me dronë impianti i Gazpromit në RusI (VIDEO)

Sulmohet me dronë impianti i Gazpromit në RusI (VIDEO)
16/10/2026 - 18:16

Një impiant për përpunimin e naftës dhe kondensatit të gazit në qytetin e Surgutit, në Rusi, është sulmuar me dronë dhe është përfshirë nga zjarri. Objekti është në...

Më shumëDetails

I kërkuan marrëdhënie intime në grup një gruaje, këta janë tre policët e suspenduar nga IPK-ja

I kërkuan marrëdhënie intime në grup një gruaje, këta janë tre policët e suspenduar nga IPK-ja
16/10/2026 - 18:10

Besart Mani, Erion Rexhepi dhe Agon Ramadani janë tre zyrtarët policorë ndaj të cilëve Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka rekomanduar suspendimin, nën dyshimin për ngacmim seksual dhe...

Më shumëDetails

Krasniqi tha se pritet arrestimi i Faton Pecit – I pari i Mitrovicës reagon ashpër: Idiot, nga sot e ke padinë për shpifje

Krasniqi tha se pritet arrestimi i Faton Pecit – I pari i Mitrovicës reagon ashpër: Idiot, nga sot e ke padinë për shpifje
16/10/2026 - 17:57

Dardan Krasniqi, ka thënë se sipas tij, pritet arrestimi i dy kryetarëve të komunave. Krasniqi, theksoi se njëri prej tyre, ka qenë edhe në pozitën e ish-ministrit. ‘’Mund...

Më shumëDetails

Tjetër rast, dy zyrtarë policorë në këtë qytet të suspenduar, IPK zbulon si ndodhi rasti me qytetarin

Tjetër rast, dy zyrtarë policorë në këtë qytet të suspenduar, IPK zbulon si ndodhi rasti me qytetarin
16/10/2026 - 17:51

Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e dy zyrtarëve policorë të Stacionit Policor në Gjilan, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit...

Më shumëDetails

IPK rekomandon suspendimin e tre policëve në Prishtinë, dyshohen për ngacmim sek’sual dhe kontroll të kundërligjshëm

IPK rekomandon suspendimin e tre policëve në Prishtinë, dyshohen për ngacmim sek’sual dhe kontroll të kundërligjshëm
16/10/2026 - 17:45

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), në kuadër të autorizimeve ligjore, ka rekomanduar suspendimin e tre zyrtarëve policorë të Stacionit Policor Jugu në Prishtinë. Ata dyshohen për përfshirje në...

Më shumëDetails

Kos: Ukraina një nga vendet që po përparon më së shpejti drejt anëtarësimit në BE

Kos: Ukraina një nga vendet që po përparon më së shpejti drejt anëtarësimit në BE
16/10/2026 - 17:29

Komisonarja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, ka thënë se, Ukraina është ndër vendet që po shënon përparim të madh në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal në Spitalin Amerikan 2 të Klodian Allajbeut: Nënës iu dorëzua foshnja e gabuar, zbulohet se infermierja ishte e palicencuar

    Skandal në Spitalin Amerikan 2 të Klodian Allajbeut: Nënës iu dorëzua foshnja e gabuar, zbulohet se infermierja ishte e palicencuar

    137 Shpërndaje
    Shpërndaje 55 Tweet 34
  • Skandal në “Uromedica” e Tomë Komanit: Zbulohet se ofronte ESWL (thyerjen e gurëve në veshka) pa licencim – Inspektorati ia ndaloi shërbimin

    144 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 36
  • Konfirmohet raportimi i Veriu.info: Komuna e Faton Pecit shpall fituese kompaninë për të cilën u paralajmërua se po i kurdisej tenderi 3-milionësh

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Ja çka thotë policia e shtetit për publikimet se kanë shkuar policë serbë në Tiranë

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Qytetari me fotografi të Kurtit në telefon i kërkon ndihmë, Time Kadriaj tregon si iu përgjigj

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë