Debat i ashpër është zhvilluar në RTV Dukagjini dje ku ishin të ftuar dy deputetë të VV-së.
Deputeti Enver Haliti tha se mediat i kanë ‘fëlliqur’ gazetarët që kanë hyrë në politikë, e më pas janë kthyer sërish në media.
Kjo nxiti reagimin e ashpër të analistit Imer Mushkolaj.
“Ti fol qysh e keni fëlliqë politikën. Ju e keni fëlliqë politikën. Unë muj me thanë e keni fëlliqë politikën, a është e drejtë”, thotë Mushkolaj.













