Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

IKD: Reforma në KPK është e domosdoshme

12/12/2024 - 16:10
në Lajme
A A
IKD: Reforma në KPK është e domosdoshme
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), në kuadër të Javës Kundër Korrupsionit, përmes një konference për medie ka publikuar raportin “Si duket korporatizmi dhe pandëshkueshmëria e sistemit prokurorial”.

Sipas njoftimit, Flamur Kabashi, hulumtues në IKD, theksojë se llogaridhënia, integriteti, sigurimi i pavarësisë së prokurorive dhe transparenca janë shtyllat kryesore për një institucion të sistemit të drejtësisë siç është Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK). Sipas tij, këto parime e bëjnë KPK-në një institucion funksional dhe të besueshëm, përcjell GazetaBlic.

Raporti i publikuar thekson se llogaridhënia siguron që KPK-ja të jetë përgjegjëse dhe transparente për vendimet dhe veprimet e saj, duke ndërtuar në radhë të parë besimin e qytetarëve në sistemin prokurorial por edhe besimin dhe informimin e prokurorëve dhe stafit prokurorial lidhur me mënyrën e operimit dhe administrimit nga KPK si institucion. Integriteti i pakontestueshëm garanton që këto vendime të jenë të paanshme dhe në përputhje me ligjin, procedurën dhe standardet më të larta etike dhe profesionale. Përmbushja e kompetencave sipas Kushtetutës dhe ligjeve përkatëse siguron funksionimin profesional dhe të pavarur të institucionit, ndërsa transparenca është mekanizmi që i bën të gjitha këto të dukshme dhe të vlerësueshme për publikun. Vetëm përmes këtyre parimeve, KPK mund të tejkalojë perceptimet se ky mekanizëm funksionon në frymën e bazuar në korporatizëm dhe për interesa të një grupi të prokurorëve në sistem dhe të rikthejë legjitimitetin e tij si garantues i drejtësisë dhe shërbimit ndaj interesit publik.

Megjithatë, Kabashi theksojë se KPK nuk është duke funksionuar kështu në praktikë:

“Shkak për këtë është përbërja korporatiste brenda KPK-sw. KPK aktualisht përbëhet nga 13 anëtarë, 10 prej të cilëve prokurorë. Në këtë drejtim, Komisioni i Venecias theksojë se “KPK-ja aktuale përbëhet pothuajse tërësisht nga prokurorë dhe, për këtë arsye, është e prirur ndaj rrezikut të korporatizmit… Siç kanë dëshmuar disa OJQ, pikërisht kështu ka funksionuar KPK-ja në të kaluarën” thekson Kabashi.

Deona Kamberaj, hulumtuese në IKD, theksojë se raporti i publikuar nga IKD gjënë se duke vepruar përmes një mendësie korporatiste, KPK ka shqiptuar sanksione të buta disiplinore ndaj prokurorëve të përfshirë në shkelje disiplinore. Sipas monitorimit të IKD-së, nga 11 masat disiplinore të shqiptuara nga KPK-ja gjatë vitit 2023 dhe 2024, nëntë (9) prej tyre apo 81.8% e masave disiplinore janë vërejtje publike me shkrim apo vërejtje jo publike me shkrim.

Sipas këtij raporti, dështimi për mbrojtjen e jetës, e drejtë kjo themelore sipas Kushtetutës së vendit, për KPK-në rezultoi me zvogëlim të pagës 30% për një vit për prokuroren e rastit, Hava Krasniqi, ndonëse e njëjta sipas vendimit të KPK-së u gjet përgjegjëse pasi nuk kishte vlerësuar rrezikshmërinë dhe nuk kishte marrë veprimet urgjente ligjore. Madje, ky sanksionon disiplinor përfshiu edhe një shkelje tjetër të prokurores. Përmes këtij vendimi, anëtarët e KPK-së nuk përzgjedhën nevojën e shoqërisë por interesat e kolegëve të tyre. Kjo duke dërguar mesazhin tek të gjithë prokurorët se nëse dështojnë të mbrojnë jetën e një viktime të dhunës në familje, dhe kjo konfirmohet nga Gjykata Kushtetuese, kjo nuk do tu kushtojë të njëjtëve më shumë se ulje e pagës për 30%.

Sipas raportit të publikuar nga IKD, përgjatë rreth një dekade, KPK u kritikua vazhdimisht për kundërligjshmëri, mungesë të transparencës dhe meritokracisë në proceset për përzgjedhjen e prokurorëve, avancimin e prokurorëve dhe zgjedhjen e kryeprokurorëve. Kjo është fusha tjetër ku KPK shpërfaqi mendësinë e saj korporatiste të veprimit.

Riciklimi i të njëjtave figura në pozita kyçe të sistemit prokurorial të Kosovës ka krijuar një mjedis ku ndryshimi dhe progresi janë bërë pothuajse të pamundura. Kështu, ndryshimi i anëtarëve të KPK-së duket se nuk nënkupton ndryshim të mendësisë korporatiste. Për këtë arsye, zgjidhja e vetme për shmangie të kësaj mendësie duket të jetë reforma në KPK-së, e cila për herë të dytë është duke pritur një vendim të Gjykatës Kushtetuese.

JU REKOMANDOJMË

Bashkëshorti i Albulena Haxhiut nervoz në “Facebook”, përmend fajde, haraç, privatizim, armiq

Eskalon Burri i Albulena Haxhiut, e quan “vrasës” Përparim Ramën
15/10/2026 - 23:02

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Krasniqi, ka publikuar një shkrim me tone sfiduese, duke renditur veprime që thotë se nuk i ka kryer. Krasniqi, njëherësh bashkëshorti i Albulena...

Më shumëDetails

Rama për raportet me Abdixhikun: Unë s’i kam prishur, i përmbahem marrëveshjes, s’lejoj me m’u përzi në kryeqytet

Rama për raportet me Abdixhikun: Unë s’i kam prishur, i përmbahem marrëveshjes, s’lejoj me m’u përzi në kryeqytet
15/10/2026 - 22:53

Përparim Rama, kryetar i Prishtinës, mohoi se i ka prishur raportet me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku. Ai në Pressing në T7, tha; “Nuk i kam prishë me...

Më shumëDetails

Rrustemi i VV’së: Ligji për Specialen dhe Presidenti u bënë siç tha e deshti Albin Kurti, për çfarë dorëzimi po flisni

Rrustemi i VV’së: Ligji për Specialen dhe Presidenti u bënë siç tha e deshti Albin Kurti, për çfarë dorëzimi po flisni
15/10/2026 - 22:35

Deputeti i LVV’së, Adnan Rrustemi, ka shkruar se zgjedhja e Presidentit të vendit dhe votimi i Ligjit për Gjykatën Speciale janë dy gjëra që janë bërë siç ka...

Më shumëDetails

Kurti njofton për vdekjen e mërgimtares nga Amerika me familjarë të saj në aksident në Greqi

Kurti njofton për vdekjen e mërgimtares nga Amerika me familjarë të saj në aksident në Greqi
15/10/2026 - 22:24

Kryeministri Albin Kurti, ka shprehur pikëllimin për vdekjen tragjike të avokates shqiptaro-amerikane Florida Hoxha, bashkëshortit të saj Ian Kirkpatrick, vëllait Florin Hoxha dhe kunatës Eris Canit, të cilët...

Më shumëDetails

Si është e mundur që një arkitekt nuk po mundet të bëjë zgjidhje për komunikacionin? Kështu përgjigjet Përparim Rama

Përparim Rama për mësimin tërëditor: Ky nuk është veç një projekt arsimor, është investim në gjeneratën që po rrit qytetin tonë
15/10/2026 - 22:12

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, u pyet në Pressing në T7 se si një “arkitekt nuk po mundet me zgjidhë çështjen e komunikacionit”. Rama tha se një nga...

Më shumëDetails

Gjendet pa shenja jetë një person në Prizren, policia jep detaje

Pamje nga ‘Vranjefci’ ku mbetën të plagosur dy persona
15/10/2026 - 21:56

Një person është gjetur pa shenja jete në Prizren. Lajmin e ka konfirmuar për IndeksOnline zëdhënësi i Policisë në rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi. Ai ka bërë të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal në “Uromedica” e Tomë Komanit: Zbulohet se ofronte ESWL (thyerjen e gurëve në veshka) pa licencim – Inspektorati ia ndaloi shërbimin

    Skandal në “Uromedica” e Tomë Komanit: Zbulohet se ofronte ESWL (thyerjen e gurëve në veshka) pa licencim – Inspektorati ia ndaloi shërbimin

    130 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33
  • Qytetari me fotografi të Kurtit në telefon i kërkon ndihmë, Time Kadriaj tregon si iu përgjigj

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Gjetje skandaloze në “Diagnostika Lab”: Shërbime laboratorike pa staf të licencuar – Inspektorati ndalon disa shërbime shëndetësore (Dokument)

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Daut Haradinaj thotë se një bashkëpunëtor i Serbisë u takua në Dubai: “E di që AKI-ja po e ndjek”

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Përplasja me aleatët për Specialen, çfarë thonë Daniel Serwer e Lulzim Peci

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë