Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka kërkuar nga qeveria që të reduktohet akciza në derivate dhe të reduktohet TVSH në naftë dhe produkte bazike.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Abdixhiku, ka shtuar se qeveria po vazhdon të injorojë krizën ku gjendet Kosova.
“Në vendin më të varfër evropian ndërsa, Qeveria e Kosovës vazhdon të injorojë krizën e përballueshmërisë së qytetarëve tanë. Çmimet e naftës vazhdojnë të mbesin të larta, e si pasojë dhe të dhjetra produkteve bazike në Kosovë. Të reduktohet akciza në derivate. Të reduktohet TVSH në naftë dhe produkte bazike”, ka thënë Abdixhiku.
Ai ka shtuar se qeveria gjermane nga 1 qershori ka reduktuar akcizën dhe barrën tatimore në naftë për 35 cent.












