Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Haradinaj në Kaçanik: Ne e dëshmuam se si realizohen projektet madhore – Autostrada “Arben Xhaferi” është shembulli konkret

15/12/2024 - 17:20
në Kryesore, Lajme
A A
Haradinaj në Kaçanik: Ne e dëshmuam se si realizohen projektet madhore – Autostrada “Arben Xhaferi” është shembulli konkret
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj, ka prezantuar kandidatët për deputetë të Kuvendit të Kosovës nga Kaçaniku.

Haradinaj ka thënë se papërgjegjësia e qeverisë aktuale po e mban peng zhvillimin e Kaçanikut dhe gjithë Kosovës.

“Qeverisja aktuale ka dështuar në mënyrë të turpshme në realizimin e projekteve elementare për Kaçanikun. Stadiumi i filluar para 6 vjetësh qëndron si dëshmitar i paaftësisë së tyre, ndërsa ujërat e zeza vazhdojnë të jenë kërcënim për shëndetin e qytetarëve. Kjo papërgjegjshmëri në qeverisje po e mban peng zhvillimin e një qyteti historik që meriton shumë më tepër”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka prezantuar kandidaten për deputete nga Kaçaniku, Hafize Sallahu.

“Ne e dëshmuam se si realizohen projektet madhore – Autostrada “Arben Xhaferi” është shembull konkret i vizionit dhe veprimit tonë. Bashkë me kandidaten tonë për Kuvend, Hafize Sallahun, dhe ekipin e profesionistëve të Kosovës Fituese, jemi të gatshëm të sjellim transformimin që Kaçaniku ka nevojë. Impianti i ujërave të zeza dhe përfundimi i stadiumit do të jenë prioritete të menjëhershme”, është shprehur Haradinaj.

Ai ka thënë se anëtarësimi direkt në NATO përmes Planit Aksional, është kthesa e madhe për sigurinë dhe ekonominë e vendit.

“Antarësimi direkt në NATO përmes Planit Aksional, është kthesa e madhe për sigurinë dhe ekonominë e vendit. “Pakoja për Mirëqenien e Familjes” do të prekë çdo shtëpi në Kaçanik. Me rritjen e pensioneve në 500€, trefishimin e mbështetjes për bujqësinë, modernizim të arsimit dhe shërbimeve shëndetësore, do të krijojmë bazën e sigurisë, zhvillimit ekonomik dhe mirëqenien që i duhet vendit”, ka thënë ai.

Sipas Haradinajt, me 9 shkurt, ndryshimi vjen me Kosovën Fituese.

“Koha për improvizime ka mbaruar – është momenti për veprim të vendosur dhe qeverisje të përgjegjshme që zgjidh problemet reale të qytetarëve. Më 9 shkurt, ndryshimi vjen me Kosovën Fituese”, ka përfunduar Haradinaj

JU REKOMANDOJMË

Finlanda dhe Austria mbështesin Italinë për mbylljen e kufijve të Schengenit pas fluksit të emigrantëve në Spanjë

Finlanda dhe Austria mbështesin Italinë për mbylljen e kufijve të Schengenit pas fluksit të emigrantëve në Spanjë
31/07/2026 - 21:47

Finlanda dhe Austria iu bashkuan të premten thirrjes së fundit të Italisë për mbyllje të mundshme të kufijve të Shengenit, ndërsa enklava spanjolle e Afrikës Veriore, Ceuta, përjetoi...

Më shumëDetails

Alarmi për rikthimin e rasteve të Hagës, OVL e UÇK-së kundërshton çdo proces të ri ndaj UÇK-së

Alarmi për rikthimin e rasteve të Hagës, OVL e UÇK-së kundërshton çdo proces të ri ndaj UÇK-së
31/07/2026 - 21:22

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka deklaruar se ka informacione se Gjykata Kushtetuese ka iniciativa për të hapur rastet e Tribunalit të Hagës, përkatësisht...

Më shumëDetails

Bastiset lokacioni i të dyshuarit për krime lufte në Zubin Potok, sekuestrohen prova

Bastiset lokacioni i të dyshuarit për krime lufte në Zubin Potok, sekuestrohen prova
31/07/2026 - 21:19

Policia e Kosovës, në koordinim me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, ka kryer të premten bastisje në lokacionin e të dyshuarit me inicialet M.J. në Zubin Potok,...

Më shumëDetails

Qeveria ndan 1.4 milionë euro për pakon e ringjalljes ekonomike

Qeveria ndan 1.4 milionë euro për pakon e ringjalljes ekonomike
31/07/2026 - 20:57

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës, ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka marrë disa vendime. Qeveria miratoi Raportin Gjashtëmujor Financiar të Buxhetit të Republikës së...

Më shumëDetails

Haxhiu fton deputetët në seancën konstituive të Kuvendit më 6 gusht

Haxhiu fton deputetët në seancën konstituive të Kuvendit më 6 gusht
31/07/2026 - 20:50

Kryetarja e Kuvendit në legjislaturën e kaluar, Albulena Haxhiu, ka ftuar deputetët e Kuvendit të Kosovës në seancën konstituive, e cila do të mbahet të enjten, më 6...

Më shumëDetails

Devolli Corporation dhe CNN përgatiten të sjellin D1 -Një kapitull i ri për gazetarinë në Kosovë dhe audiencën shqipfolëse në Maqedoninë e Veriut

Devolli Corporation dhe CNN përgatiten të sjellin D1 -Një kapitull i ri për gazetarinë në Kosovë dhe audiencën shqipfolëse në Maqedoninë e Veriut
31/07/2026 - 20:24

Pas muajsh përgatitjesh intensive dhe bashkëpunimi të ngushtë me CNN, Devolli Corporation po hyn në fazën përfundimtare të njërit prej projekteve mediatike më ambicioze të ndërmarra ndonjëherë në...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Abdixhiku vendos: Vjosa Osmani me të drejta të plota në strukturat e LDK-së

    Abdixhiku vendos: Vjosa Osmani me të drejta të plota në strukturat e LDK-së

    145 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 36
  • Kamerat kapin reagimin e Avdullah Hotit pasi Abdixhiku u rikonfirmua si kryetar

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Qeveria ndan 1.4 milionë euro për pakon e ringjalljes ekonomike

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bisedat e dyshimta në Snapchat, Rama i gatshëm për bashkëpunim me organet e drejtësisë

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Nafta vazhdon të shtrenjtohet në Kosovë, ja çmimi i sotëm

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë