Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Dyshime se u kurdis tenderi për dekorimin e kryeqytetit, kompania fituese “Te Fatosi” dekoret kryesore i kishte të ekspozuara qysh vjet

24/12/2024 - 23:28
në Ekonomi, Lajme
A A
Dyshime se u kurdis tenderi për dekorimin e kryeqytetit, kompania fituese “Te Fatosi” dekoret kryesore i kishte të ekspozuara qysh vjet
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Komuna e Prishtinës dyshohet për kurdisje të tenderit “Dekorimet verore, dimërore dhe shënimi i datave me rëndësi – Ritender”, duke ia përshtatur specifikat një kompanie. Një pjesë e madhe e dekoreve që i ka kërkuar duke i specifikuar me fotografi, veçse kanë qenë në depon e kompanisë “Te Fatosi”, që tashmë i ka fituar të dy lotet e këtij tenderi – njërin në vlerë gati 140 mijë euro, e tjetrin rreth 80 mijë. Si Komuna, ashtu edhe kompania në fjalë, nuk kanë kthyer përgjigje lidhur me dyshimet e ngritura.

Tenderi që ka dhënë Komuna e Prishtinës për dekorimin e kryeqytetit me rastin e festave të fundvitit, gjatë verës dhe shënimin e datave me rëndësi, dyshohet të jetë “i kurdisur”, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Disa nga dekorimet kryesore që janë specifikuar tek dosja e tenderit, veçse kanë qenë në depon e Kompanisë “Te Fatosi” që është shpallur fituese për të dy Lotet. Këto dekorime kanë qenë të ekspozuara vitin e kaluar në një prej qendrave tregtare në vend dhe në dyqanin e kompanisë në fjalë. Kjo dëshmohet edhe në faqet nëpër rrjete sociale edhe të qendrës tregtare në fjalë, por edhe të kompanisë “Te Fatosi”, ku janë postuar fotografi të këtyre dekorimeve të gatshme dhe vetëm është nevojitur transporti dhe vendosja e tyre në sheshet e kryeqytetit. Në dosje thuhet se produktet duhet të duken vizualisht 90 përqind si në fotografitë e prezantuara.

 

E ndonëse ky tender është edhe për dekorime verore e shënimin e datave me rëndësi, tek dosja nuk ka asnjë specifikë për këto dekorime. Mungojnë edhe dekorimet që identifikojnë kryeqytetin.

  

Komuna e Prishtinës nuk është përgjigjur në pyetjet e Reporteri.net për këto dyshime dhe mos përfshirjen e dekorimeve verore. Përgjigjje lidhur me dyshimet e ngritura s’ka kthyer as kompania “Te Fatosi”.

   

 

Pse e tërhoqi “Te Fatosi” ankesën në OSHP për Lotin 1 – tri javë më pas u shpërblye me kontratë

“Te Fatosi” ishte shpallur fillimisht fituese vetëm për Lotin 2. Me kontratë për Lotin 1 ishte shpërblyer kompania “AGRI BAU SH.P.K”, e cila kishte ofertuar për gati 12 mijë euro më lirë.

Por, kjo pjesë e tenderit ishte pezulluar pas ankesës që kishte dorëzuar “Te Fatosi” në Organin Shqyrtues të Prokurimit.

Në ankesë, kjo kompani pretendonte se Komuna e Prishtinës ka shkelur katër nene të Ligjit për Prokurim Publik, duke e shpërblyer me kontratë kompaninë tjetër.

Aty thuhej se autoriteti kontraktues gjatë vlerësimit të ofertave nuk i ka trajtuar të gjithë tenderuesit në mënyrë të barabartë, e madje e akuzonte komunën se e ka favorizuar kompaninë “AGRI BAU”.

“…ky OE në tenderin e tij ka mangësi të konsiderueshme si dhe ka dokumente të manipuluara, mangësi të cilat e bëjnë plotësisht të papërgjegjshme”, thuhej në ankesë.

Pavarësisht këtyre pretendimeve, kompania “Te Fatosi” e ka tërhequr ankesën më pas.

 

“Operatori ekonomik “Te Fatosi SH.P.K”, me datën 27.11.2024, përmes platformës elektronike ka njoftuar se tërhiqet nga ankesa lidhur me aktivitetin e prokurimit Ritender – Dekorimet verore, Dimërore dhe shënimi i datave me rëndësi me numër të prokurimit 616-24-8967-2-1-1”.

Tri javë pas tërheqjes së ankesës, Komuna e Prishtinës e ka shpërblyer këtë kompani me kontratë edhe për Lotin 1.

“Autoriteti kontraktues Komuna e Prishtinës shpërblen me kontratë Operatorin Ekonomik “Te Fatosi” SH.P.K, 810326430, në bazë të kriterit Tenderi i përgjegjshëm me çmimin më të lirë prej 139,630.00 E”, thuhet në vendim.

 

Në këtë vendim, përmenden edhe arsyet e eliminimit të kompanisë “AGRI BAU”.

“Ju keni dorëzuar pajisjen me nr regjistrimi 01-507-QI në pronësi të “Blini Cleaners” SHPK, si dhe pajisjen me nr regjistrimi 01-368-JB në pronësi të “ANEA GRUP”. Kontratat-Marrëveshjet që keni dorëzuar për këto pajisje objekt të kontratës kanë angazhimin dhe kryerjen e punëve me mjetet motoric gjegjësisht kamionat special gjatë instalimeve elektrike, dekorimeve të objekteve dhe punëve ku nevojitet përdorimi i koprës për nevoja të Agribau SHPK. Kontratat-marrëveshjet e dorëzuara janë në kundërshtim me kërkesat e DT’së dhe njoftimit për kontratë”, thuhet në vendim.

“OE-ik në këtë rast është dashur të themelojnë Grup të Operatorëve ose ti paraqes si nen kontraktor “ANEA GROUP” dhe “Blini Cleaners” SHPK, conform LPP’së dhe akteve tjera dytësore”, thuhet tutje në vendim.

Ndryshe, më 30 korrik të këtij viti, Komuna e Prishtinës e kishte anuluar një herë tenderin “Dekorimet verore, dimërore dhe shënimi i datave me rëndësi”, me një arsyetim shabllon, pa dhënë detaje se çka e parapriu këtë akt.

“Ndërprerja e aktivitetit te prokurimit eshte i nevojshëm për shkak të ngjarjeve dhe/apo arsyeve objektive dhe te demonstrueshme te cilat janë jashtë kontrollit të autoritetit kontraktues dhe te cilat kanë qenë të paparashikueshme në kohën e inicimit të aktivitetit të prokurimit”, thuhej në vendim.

Proceduralisht, pothuajse çdo gjë do të ishte në rregull, nëse vendimi i 30 korrikut për anulimin e tenderit do të merrej një ditë më herët, të hënën e 29 korrikut. Kjo për shkak se vendimi për anulimin e këtij tenderi, para hapjes së tij, ishte në kundërshtim me Ligjin për Prokurimin Publik dhe Rregulloren për Prokurimin Publik, dispozita ligjore të cilat përcaktojnë se një aktivitet i prokurimit mund të anulohet së paku tri ditë para hapjes së tenderëve.

Sipas nenit 62, paragrafit 2, nënparagrafit 2.2 të Ligjit të Prokurimit Publik, “para hapjes së tenderëve, ndërprerja e aktivitetit të prokurimit është bërë e nevojshme për shkak të ngjarjeve objektive dhe që mund të demonstrohen dhe/ose arsyeve që janë jashtë kontrollit të autoritetit kontraktues dhe që nuk mund të parashikohen në kohën e inicimit të aktivitetit të prokurimit por kjo duhet të bëhet së paku tre (3) ditë para hapjes së tenderëve”.

Në ritenderin që u shpallë më 29 gusht, pati disa ndryshime të cilat i tejkalojnë ndryshimet për zgjerimin e hapësirave që do të dekorohen, të cilat u përmenden si arsyetim nga Komuna për anulim të tenderit.

Zyrtarët komunalë i futën duart edhe te kriteret e tenderit, duke i ulur standardet e kërkuara. Kështu, ndryshe nga hera e parë, në tenderin e ri ata e larguan krejtësisht kriterin që kërkon certifikatën për standardin evropian për elektrikë.

elektrikë.

 

Duke mos u mjaftuar me kaq, ata e ulën edhe vlerën e referencave të kërkuara, e cila nga 480 mijë euro sa ishte në fillim, ra në 180 mijë sosh.

Kompania “Te Fatosi” është regjistruar si biznes në ARBK në maj të vitit 2007.

Pronar i saj është Bajram Hyseni. Kjo kompani funksionon me tri njësi.

Aktivitet kryesor të biznesit e ka tregtinë me pakicë të mallrave në dyqane të specializuara, derisa si aktivitet sekondar tregtinë me shumicë jo të specializuar.

JU REKOMANDOJMË

Ish-prokurori Blakaj që iku nga Kosova ‘shet’ patriozëm nga ShBA: 10 vjet më parë, patëm kryer gërmime në Zveçan – ishte atmosferë tensioni

Ish-prokurori Blakaj që iku nga Kosova ‘shet’ patriozëm nga ShBA: 10 vjet më parë, patëm kryer gërmime në Zveçan – ishte atmosferë tensioni
29/07/2026 - 08:51

Ish-prokurori i Prokurorisë Speciale, Elez Blakaj, ka bërë të ditur se 10 vjet më parë, me një grup bashkëpunëtorësh nga IML-ja dhe hetues të krimeve të luftës, kishin...

Më shumëDetails

Pas rrëzimit të vinçit në Prishtinë, Prokuroria ndalon përgjegjësin e kompanisë ndërtuese “Vllezërit Asllani” dhe dy persona të tjerë

Pas rrëzimit të vinçit në Prishtinë, Prokuroria ndalon përgjegjësin e kompanisë ndërtuese “Vllezërit Asllani” dhe dy persona të tjerë
29/07/2026 - 08:29

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se ka ndaluar tre persona në lidhje me aksidentin tragjik që ndodhi dje në vendpunishten e kompanisë "Vllezërit Asllani" në...

Më shumëDetails

Në prag të Kuvendit në LDK, Pantina përmend pesë emra për kryetar të ardhshëm

Në prag të Kuvendit në LDK, Pantina përmend pesë emra për kryetar të ardhshëm
28/07/2026 - 22:52

Ish-kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Shqipe Pantina, ka deklaruar se vazhdon të mbetet në të njëjtin qëndrim lidhur me rezultatin e dobët zgjedhor të...

Më shumëDetails

Kongresisti Wilson i kërkon Serbisë t’i ndalë kërcënimet ndaj Kosovës dhe të shkëputet nga Rusia, Kina e Irani

Kongresisti Wilson i kërkon Serbisë t’i ndalë kërcënimet ndaj Kosovës dhe të shkëputet nga Rusia, Kina e Irani
28/07/2026 - 22:44

Kongresisti amerikan Joe Wilson thotë se Serbia duhet t’i japë fund varësisë nga energjia ruse, të distancohet nga Moska, Pekini dhe Teherani, si dhe të veprojë plotësisht në...

Më shumëDetails

Muhaxheri shpalos detaje të bisedave me Abdixhikun pas zgjedhjeve të dhjetorit: Tha po japë dorëheqje, i thash kryetar mos u ngut…

Muhaxheri: Abdixhiku pati mbështetjen më të madhe që ka pasur ndonjë kryetar i LDK-së
28/07/2026 - 22:27

Kryetari i Komunës së Pejës dhe anëtari i Kryesisë së LDK’së, Gazmend Muhaxheri, i cili sonte është i ftuar në emision Pressing në T7, ka deklaruar se Abdixhiku...

Më shumëDetails

Muhaxheri: Abdixhiku pati mbështetjen më të madhe që ka pasur ndonjë kryetar i LDK-së

Muhaxheri: Abdixhiku pati mbështetjen më të madhe që ka pasur ndonjë kryetar i LDK-së
28/07/2026 - 22:02

Kryetari i Komunës së Pejës dhe anëtari i Kryesisë së LDK’së Gazmend Muhaxheri, ka deklaruar se brenda partisë nuk ka pas kryetar që ka qeverisë me mbështetje më...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal i dyfishtë: “Vatan Med” u kap duke kryer transplant flokësh pa licencë, por Inspektorati vendosi vetëm gjobë, jo edhe ndalimin e veprimtarisë

    Skandal i dyfishtë: “Vatan Med” u kap duke kryer transplant flokësh pa licencë, por Inspektorati vendosi vetëm gjobë, jo edhe ndalimin e veprimtarisë

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Inspektorati i Punës për rënien e vinçit: Punëtori humbi jetën në vendpunishten e kompanisë “Vllezërit Asllani” me pronar Qazim Asllanaj

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • “Pa biokimist, pa mbikëqyrje, me analiza jashtë spitalit”: Inspektorati gjobit simbolikisht spitalin “Bahceci” për parregullsi të shumta

    124 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Ermal Panduri paralajmëron zbulimin e profilit “Jona Çitaku”, aludon se pas tij qëndron një profesor nga Vushtrria

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Distancohet familja Gjinovci: Informacionet për lidhje me Arkanin lidhen me anën e dajëve të Rronit, jo me ne

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë