Policia e Kosovës ka identifikuar dhe e ka arrestuar një person që kishte kanosur kryeministrin Albin Kurti para disa ditësh.Policia tha se i dyshuari është dërguar në mbajtje. “Zveçan 07.01.2025 – NN. Në vazhdën e hetimeve të zhvilluara në lidhje me rastin, më 10.01.2025 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i njëjti përmes rrjeteve sociale kishte kanosur kryeministrin e Republikës së Kosovës. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.
Veterani Haxhiu kritikon heshtjen e shoqatave të UÇK-së, kërkon rifreskim dhe ndryshim brenda tyre
Veterani i UÇK-së, Agron Haxhiu, përmes një reagimi publik ka kërkuar përgjegjësi nga shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së për heshtjen dhe pasivitetin, sidomos ndaj dënimit të...
Më shumëDetails











