Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Rriten çmimet e konsumit në Kosovë

14/01/2025 - 08:37
në Ekonomi, Kryesore, Lajme
A A
Rriten sërish çmimet në Kosovë, inflacioni vjetor shkon në 4.2 për qind
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka njoftuar se çmimet e konsumit u rritën në 1,1% vjetore dhe 0,7% mujore.

“Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 1,1% në muajin dhjetor 2024, krahasuar me muajin dhjetor 2023. Inflacioni mujor ishte 0,7% në muajin dhjetor 2024.

Ndërsa norma mesatare vjetore e inflacionit për vitin 2024 është 1,6%”, njofton ASK.

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit në vend në vitin 2024 ishte më i lartë në një mesatare prej (1,6 %) krahasuar me vitin 2023.Ngritja e indeksit të çmimeve të konsumit është vërejtur te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: biletat e fluturimeve (10,8%), kafja, çaji dhe kakao (8,0%), pijet alkoolike (6,9%), mallrat dhe shërbimet për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (6,5%), shërbimet financiare (5,8%), uji mineral, pijet joalkoolike, lëngjet nga pemët dhe perimet (5,3%), qelqurinat, takëmet dhe mjetet e kuzhinës (5,2%), sheqeri, reçeli, mjalta, çokollata dhe ëmbëlsirat (5,1%), pemët (4,8%), gazetat, librat dhe materialet për zyra (4,6%), veshje (4,0%), kujdesi personal (3,7%), energjia elektrike (3,4%), lëndët djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. (3,3%), duhani (2,7%), buka dhe drithërat (2,5%), shërbimet hoteliere (2,0%) dhe mishi (1,9%) me një ndikim te përbashkët prej 2,0 për qind në IHÇK-it.Ndërsa rënie e indeksit të harmonizuar të çmimeve të konsumit gjatë vitit 2024 është vërejtur te nëngrupe e COICOP-it: karburantet dhe lubrifikantët për pajisjet e transportit personal (-4,4%) dhe blerja e automjeteve (-1,8%) me një ndikim te përbashkët prej -0,4 për qind në IHÇK-it.
Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 1,1 % në muajin Dhjetor 2024 krahasuar me muajin Dhjetor 2023. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: kafja, çaji dhe kakao (14,4%), vajrat dhe yndyrnat (9,3%), shërbimet financiare (9,1%), uji mineral, pijet joalkoolike, lëngjet nga pemët dhe perimet (5,9%), gazetat, librat dhe materialet për zyra (5,0%), mallrat dhe shërbimet për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (4,8%), qelqurinat, takëmet dhe mjetet e kuzhinës (4,5%), qumështi, djathi dhe vezët (3,8%), pijet alkoolike (3,5%), veshje (3,0%), mishi (2,9%), kujdesi personal (2,7%), buka dhe drithërat (2,6%), sheqeri, reçeli, mjalta, çokollata dhe ëmbëlsirat (2,5%), prodhimet ushqimore (1,8%), shërbimet hoteliere (1,8%), veglat dhe pajisjet për shtëpi dhe kopsht (1,6%), duhani (1,4%), pajisje shtëpiake (1,2%) dhe perimet (1,0%) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 2,0 për qind në IHÇK-it.Ndërsa rënie e çmimeve vërehet te grupi i COICOP-it: lëndët djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj.(-8,3%), karburantet dhe lubrifikantët për pajisjet e transportit personal (-5,7%), pemët (-4,1%), blerja e automjeteve (-2,5%) dhe energjia elektrike (-2,2%) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej -0,9 për qind në IHÇK-it.

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 0,7 % në muajin Dhjetor 2024 krahasuar me muajin Nëntor 2024. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: biletat e fluturimeve (25,4%), energjia elektrike (6,2%), perimet (2,5%), kafja, çaji dhe kakao (2,2%) dhe qumështi, djathi dhe vezët (1,3%) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0,8 për qind në IHÇK-it.Ndërsa rënie e çmimeve vërehet te grupi i COICOP-it: pemët (-2,5%) dhe pijet alkoolike (-1,2%) me një ndikim prej -0,1 për qind në IHÇK-it.

JU REKOMANDOJMË

Rama përsëri i ngacmon VV’në me punët në kryeqytet: Fillimisht renderi, bageri dhe tash projekti

“Ata dështuan, drejtësia fitoi”, Rama konfirmon pushimin e hetimeve ndaj tre zyrtarëve komunal për keqpërdorim të detyrës zyrtare
01/11/2026 - 19:55

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka postuar disa fotografi për siç thotë ai ‘punët në kryeqytet’. Ai ka ngacmuar edhe Lëvizjen Vetëvendosje duke ironizuar me disa fraza të...

Më shumëDetails

Protestë në Tiranë: Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës pavarësisht shiut

Protestë në Tiranë: Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës pavarësisht shiut
01/11/2026 - 19:45

Reshjet e shiut nuk i kanë ndalur protestuesit në Tiranë, të cilët kanë vijuar tubimin dhe marshimin në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Pjesëmarrësit kanë vazhduar thirrjet kundër qeverisë...

Më shumëDetails

Rasti në fshatin Demiraj, kryetari i Gjilanit u bën thirrje organeve të drejtësisë

Rasti në fshatin Demiraj, kryetari i Gjilanit u bën thirrje organeve të drejtësisë
01/11/2026 - 19:24

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka shprehur ngushëllime për familjarët e dy personave që humbën jetën sot në fshatin Demiraj. Përmes një reagimi, Hyseni ka thënë se lajmi...

Më shumëDetails

Tjetër skandal në Serbi, BIA e Vuçiqit përgjonte ilegalisht prokurorinë atje me justifikim për spiunazh

Vuçiq thotë se është “i lumtur” që serbët në Kosovë përdorin letërnjoftimet dhe targat e Kosovës
01/11/2026 - 19:13

Agjencia serbe e Inteligjencës dhe Sigurisë (BIA) dyshohet se ka përgjuar në mënyrë të paligjshme prokurorë të Prokurorisë për Krim të Organizuar (JTOK), përfshirë edhe drejtuesin e saj,...

Më shumëDetails

Avokati Lushaku propozon që gjyqtarët, prokurorët, policët dhe avokatët të kalojnë dy javë në paraburgim para marrjes së detyrës

Avokati Lushaku propozon që gjyqtarët, prokurorët, policët dhe avokatët të kalojnë dy javë në paraburgim para marrjes së detyrës
01/11/2026 - 18:55

Avokati Shpend Lushaku ka propozuar që personat që ushtrojnë funksionet e gjyqtarit, prokurorit, policit dhe avokatit, para se të marrin detyrën, të kalojnë së paku dy javë në...

Më shumëDetails

Rasti i Arlinda Zekajt/ Nesër nis hetimi parlamentar – flet deputetja Rexhepi

Rasti i Arlinda Zekajt/ Nesër nis hetimi parlamentar – flet deputetja Rexhepi
01/11/2026 - 18:37

Komisioni hetimor parlamentar i Kuvendit të Kosovës, i përbërë nga përfaqësues të të gjitha partive politike, do të mbajë nesër, në orën 11:30, mbledhjen e parë lidhur me...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Tronditëse: Dyshohet se 27 vjeçari vrau foshnjën 3 muajshe, e babai vrau 27 vjeçarin

    Tronditëse: Dyshohet se 27 vjeçari vrau foshnjën 3 muajshe, e babai vrau 27 vjeçarin

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • 110 tonë ushqim për kafshë me përbërës me efekte kancerogjene AUV i kthen për Serbi kompanisë së Shkumbin e Alberin Haxhijahës

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Komuna e Imri Ahmetit i jep 30 mijë m² tokë komunale pa qira për 99 vjet kompanisë së vajzës së Blerim Devollit (Dokument)

    133 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Edi Rama emëron këshilltare për media ish-kandidaten për deputete të VV-së

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Këta janë 21 banorët e edicionit të pestë të Big Brother VIP Kosova

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë