Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka shprehur ngushëllime për familjarët e dy personave që humbën jetën sot në fshatin Demiraj. Përmes një reagimi, Hyseni ka thënë se lajmi për humbjen e dy jetëve e ka tronditur komunën, duke ndarë dhimbjen me familjarët dhe të afërmit e viktimave.
Ai ka kërkuar nga organet e rendit dhe të drejtësisë që të angazhohen për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit. /Gazeta Express
Postimi i plotë:
Sot komuna jonë u trondit nga lajmi i rëndë për humbjen e dy jetëve në fshatin Demiraj. Në këto momente të vështira, ndajmë dhimbjen me familjarët.
Humbja e jetëve në rrethana që ende nuk janë sqaruar në tërësi është një tragjedi që na prek secilin. Në emër të Komunës së Gjilanit, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe të afërmve të tyre.
Presim që organet e rendit dhe të drejtësisë që të bëjnë punën e tyre me përkushtim të plotë për zbardhjen e të gjitha rrethanave të këtij rasti.
















