Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Editorial/Dështon ribashkimi i “Brezit të Republikës”, Osmani nuk po e mbështet as heshtazhi Abdixhikun për zgjedhjet e 9 shkurtit!

14/01/2025 - 13:26
në Kryesore, Lajme
A A
Editorial/Dështon ribashkimi i “Brezit të Republikës”, Osmani nuk po e mbështet as heshtazhi Abdixhikun për zgjedhjet e 9 shkurtit!
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Dikur njiheshin si “Brezi i Republikës” brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës, por sot janë në pozicione të ndryshme politike e institucionale.

Por në fund “miqësia e kahmotshme” nuk kishte krijuar distancë mes tyre, së paku tek njëri prej tyre i cili iu gjend pranë “shoqes” së tij atëherë kur më së shumti kishte nevojë.

Kështu mund të përshkruhet thënë më së buti raporti mes Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut, e para sot presidente e i dyti kryetar i LDK-së, parti të cilën Vjosa Osmani nga piedestali arriti ta fundos në oqeanin politik, madje shumë metra thellë ku nuk shihej as drita e diellit.

Raporti mes tyre i kahmotshëm, por kulmin e arriti kur Vjosa Osmani arriti të marrë “aminin” e LDK-së si kandidate për kryeministre në zgjedhjet parlamentare të vitit 2019, kur nuk arriti për pak t’i fitojë ato, pasi Albin Kurti si i vetëm arriti ta mposhtë “Brezin e Republikës” së LDK-së.

Kurti do të bashkëpunonte me të dy, Osmanin e Abdixhikun, të parën do ta votonte si kryetare të Kuvendit e të dytin do ta bënte ministër për të cilin kishte fjalë glorifikuese.

Por ky bashkëpunim shumë shpejt do të merrte fund, pasi Kurti ia solli “punën” LDK-së që të dalë nga koalicioni përmes shkarkimit të atëhershëm të ministrit Agim Veliu.

Pavarësisht rrjedhave politike të asaj kohe raporti Osmani – Abdixhiku mbetej i palënduar, sado që lëvizjes ishin të mëdha.

Fillimisht Vjosa Osmani do të largohej nga LDK për të formuar një parti politike “Guxo”, duke iu bashkangjitur Kurtit në garën zgjedhore të zgjedhjeve të 14 shkurtit 2021, kurse Abdixhiku do të vazhdonte të rrinte në LDK, me synim të qartë për ta marrë drejtimin e saj.

Aleatja politike e Abdixhikut brenda LDK-së, Vjosa Osmani, do të arrinte që bashkë me Albin Kurtin ta fundoste LDK-në nga partia e dytë në vend në pak mbi 12% në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021.

E kjo situatë i hapi rrugë Lumir Abdixhikut që në mars 2021 të zgjedhej kryetar i LDK-së.

Por pavarësisht që Vjosa Osmani ia kishte fundosur politikisht partinë që tash udhëhiqte, Lumir Abdixhiku ishte sërish aleati politik i Vjosa Osmanit, për të cilin ajo kishte nevojë që të arrinte kulminacionin në karrierën e saj politike, të zgjedhej presidente e Republikës.

E zakonisht “dakordimi” në heshtje doli në pah sërish, pasi kryetari i LDK-së kishte vendosur që t’ia mundësojë Vjosa Osmanit të zgjedhet presidente duke ia bërë kuorumin në Kuvend, pasi për zgjedhjen e presidentit duhen të pranishëm së paku 80 deputetë.

Nga shumëkush ky vendim i Lumir Abdixhikut konsiderohej si një “argat” në shërbim të aleates së tij politike, me shpresë që Osmani do t’ia kthente dikur.

E sot, si asnjëherë tjetër kthimi i shërbimit për Abdixhikun është i nevojshëm, por duket se po ndodh pikërisht ajo që parashikohej nga shumë njohës, Vjosa Osmani nuk do t’ia dijë fare për Lumir Abdixhikun pasi ka shfrytëzuar maksimalisht atë.

Ishte fare lehtë e parashikueshme që Vjosa Osmani do ta “tradhtonte” Abdixhikun, ashtu siç bëri me shumë aleatë politik më herët.

LDK duket se ka shpresuar që “Guxo” e Vjosa Osmanit do ta mbështeste në këto zgjedhje, por partia e krijuar nga Vjosa Osmani në fund hyri në koalicin të sërishëm me Vetëvendosjen, e presidentja vazhdon të mos bëjë zë karshi politikës së Albin Kurtit, sidomos në raport me partnerët perëndimor.

Ajo duket se nuk ka vullnetin ta ndihmojë sadopak Lumir Abdixhikun, i cili ia mundësoi zgjedhjen presidente para rreth 4 vitesh.

A po del Vjosa Osmani edhe njëherë “tradhtare” politike?

Këtë mbetet ta vlerësojnë vet qytetarët e Kosovës!

 

JU REKOMANDOJMË

“Nëse nuk konstituohet Kuvendi, pasojat më të mëdha i bartin qytetarët”, thotë Qalaj
Lajme

Kërcënimi më bombë i së shtunës, Qalaj kërkon nga policia t’i rrisp masat e sigurisë në kuvend

07/07/2025 - 10:44
Trump pret Netanyahun për të biseduar për armëpushimin në Gaza
Lajme

Trump pret Netanyahun për të biseduar për armëpushimin në Gaza

07/07/2025 - 10:31
Vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK’së në Hagë
Kryesore

Gjykimi i krerëve të UÇK-së drejt fundit: Këto janë të gjitha afatet dhe datat e rëndësishme

07/07/2025 - 10:15
Oficeri i FSK-së diplomon me sukses në SHBA
Lajme

Oficeri i FSK-së diplomon me sukses në SHBA

07/07/2025 - 10:08
Shqipe Pantina: Albin Kurti ndihet mirë dhe është rritur vetëm duke shkelur ligjin
Lajme

Shqipe Pantina: Albin Kurti ndihet mirë dhe është rritur vetëm duke shkelur ligjin

07/07/2025 - 09:43
Koci: Sanksionimi i Vulin nga SHBA-të, goditja më e madhe për Serbinë që nga 1999!
Kryesore

“Sot dështon Kuvendi prapë”/ Koci pyet: Kush është fajtor: ata që po e bllokojnë, apo ata që po heshtin?

07/07/2025 - 09:30

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “U gjet bomba e vërtetë”, Duda Balje flet për komentet që merr rreth fizikut të saj

    “U gjet bomba e vërtetë”, Duda Balje flet për komentet që merr rreth fizikut të saj

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • Mark Rutte : Lufta e Tretë Botërore do të fillojë me pushtime të njëkohshme të Xi dhe Putin

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Faton Peci “kapet” me komentuesin që i tha “nuk fiton për shtune 700 vjet”

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • “Nuk ta çoj grurin në mulli se ka tollovi” – Ky është i dyshuari që përfundoi në pranga për rrahje dhe të shtëna me armë në Vushtrri

    120 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Sulmohet dhe ndiqet me armë një qytetar në Vushtrri – Policia në kërkim të të dyshuarëve

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë