Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Nagavci: E votuam ligjin për Specialen, por dyshojmë se do t’i ketë efektet e pritura

08/10/2026 - 17:00
në Kryesore, Lajme
A A
Nagavci për zgjedhjen e Presidentit: Kurti po vazhdon angazhimet dhe besoj se do të arrihet një pajtueshmëri
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Lëvizja Vetëvendosje e mbështeti ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, ndonëse vazhdon të ketë dyshime nëse ai mund të ndikojë në proceset gjyqësore në Hagë.

Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Arbërie Nagavci, thotë për Radion Evropa e Lirë se partia e saj e votoi ligjin duke u mbështetur në ekspertizën e Partisë Demokratike të Kosovës, e cila e propozoi atë.

Ajo pranon se pa votat e LVV-së, ndryshimet nuk do të mund të miratoheshin në Kuvend, por thekson se partia e saj kishte shprehur rezerva për përmbajtjen e tyre dhe për nxitimin me të cilin kërkohej miratimi.

“Ne kemi pasur dyshimet dhe skepticizmin tonë. E kemi thënë këtë publikisht, edhe në takimet me PDK-në, edhe në deklaratat tona”, thotë Nagavci.

Sipas saj, PDK-ja kishte këmbëngulur se projektligji ishte përgatitur nga ekspertët e saj dhe se ndryshimet mund të ndihmonin në adresimin e aktgjykimit të 16 shtatorit ndaj katër ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Ne kemi parë se Partia Demokratike besonte në këtë projektligj, në formën se si e ka hartuar, dhe e kemi dhënë mbështetjen tonë, duke pranuar besimin e tyre”, thotë Nagavci.

Megjithatë, ajo nuk është e bindur se ndryshimet do të përmbushin pritshmëritë për lirimin e ish-krerëve të UÇK-së.“Përkundër dëshirës dhe vullnetit tonë, ne dyshojmë që [ligji] do të sjellë rezultate të mëdha”, thotë ajo.

Çfarë ndryshon ligji dhe pse ka dyshime?Ndryshimet e propozuara nga PDK-ja synojnë kufizimin e kompetencave të Dhomave të Specializuara, të cilat janë pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës, por funksionojnë në Hagë.

Ato parashohin, ndër të tjera, kufizimin e dënimeve me burgim në 15 vjet, ngushtimin e juridiksionit të gjykatës për nga veprat penale, periudha kohore dhe territori, si dhe mundësinë e shqyrtimit të çështjeve nga Gjykata Supreme e Kosovës.

Ndryshimet parashohin, gjithashtu, mundësinë e vuajtjes së dënimeve në Kosovë dhe të ushtrimit të kompetencës së faljes nga presidenti i vendit.

Nisma erdhi pas aktgjykimit të 16 shtatorit, kur Dhomat e Specializuara i dënuan ish-udhëheqësit e UÇK-së – Hashim Thaçin dhe Jakup Krasniqin me nga 25 vjet burgim, Kadri Veselin me 18 vjet dhe Rexhep Selimin me 13 vjet – për krime lufte.Të katërt u deklaruan të pafajshëm gjatë procesit gjyqësor.

Miratimi i ndryshimeve nga Kuvendi, megjithatë, nuk garanton se ato do të ndikojnë në proceset gjyqësore në Hagë apo në dënimet e shqiptuara.Një nga çështjet kryesore juridike është nëse ndryshimet e një ligji mund të ndikojnë në kompetencat e një gjykate, mandati i së cilës mbështetet edhe në Kushtetutën e Kosovës dhe në zotimet e saj ndërkombëtare.

Dhomat e Specializuara u themeluan në vitin 2015, përmes ndryshimeve kushtetuese dhe miratimit të një ligji të veçantë. Ato funksionojnë në mënyrë të pavarur nga institucionet e tjera të Kosovës.Nagavci thotë se pikërisht këto çështje kanë qenë në qendër të rezervave të LVV-së.

“A mundet ligji të adresojë çështje të cilat tashmë janë përcaktuar me Kushtetutë? A mundet projektligji të tejkalojë edhe marrëveshjet ndërkombëtare?”, pyet ajo.Ajo përmend edhe letërkëmbimin e vitit 2014 ndërmjet presidentes së atëhershme të Kosovës, Atifete Jahjaga, dhe përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, që i parapriu themelimit të gjykatës.

Nagavci shpreson që ekspertët e angazhuar nga PDK-ja t’i kenë shqyrtuar këto çështje, duke theksuar se përgjegjësia për pasojat e ligjit shkon përtej një partie politike.PDK-ja, nga ana tjetër, mbron qëndrimin se ndryshimet janë në përputhje me Kushtetutën dhe detyrimet ndërkombëtare të Kosovës.

Deputeti i saj, Përparim Gruda, e kundërshtoi vlerësimin se ligji i shkel këto detyrime.“Kosova u rri besnike detyrimeve që ka marrë për të hetuar pretendimet për trafikim të organeve. Gjykata Speciale nuk do të mbyllet dhe asnjë detyrim ndërkombëtar nuk do të shkelet”, tha Gruda gjatë një konference për media.

BE-ja dhe Gjermania kundërshtojnë ndryshimetMiratimi i ligjit nxiti reagime nga Bashkimi Evropian dhe Gjermania, të cilat ngritën shqetësime për detyrimet ndërkombëtare të Kosovës dhe pavarësinë e Dhomave të Specializuara.

Më 7 tetor, zëdhënësi i BE-së, Christian Wiegand, tha për Radion Evropa e Lirë se ndryshimet bien ndesh me detyrimet ndërkombëtare të Kosovës ndaj bllokut.Ai i bëri thirrje Kosovës të respektojë pavarësinë gjyqësore të Dhomave të Specializuara dhe zotimet për sigurimin e drejtësisë për viktimat dhe familjet e tyre nga të gjitha komunitetet.

Edhe Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë u shpreh “thellësisht e shqetësuar”.Në një përgjigje për REL-in, zëdhënësja e Ambasadës, Catalina Heine, theksoi se Dhomat e Specializuara janë institucion i pavarur gjyqësor, pavarësia e të cilit duhet të respektohet.

Ambasada mbështeti, gjithashtu, qëndrimin e BE-së.E pyetur nëse LVV-ja i kishte marrë parasysh paralajmërimet e mundshme ndërkombëtare përpara votimit, Nagavci thotë se ruajtja e marrëdhënieve me aleatët është e rëndësishme, por se duhet të ketë siguri edhe për qëndrueshmërinë juridike të ligjit.

Ajo nuk sqaron konkretisht se si janë vlerësuar këto paralajmërime përpara votimit.Sipas saj, shqetësimet e ngritura duhet të trajtohen në mënyrë profesionale, edhe pse ndryshimet tashmë janë miratuar.

Nagavci ia atribuon PDK-së një pjesë të përgjegjësisë për t’u dhënë përgjigje partnerëve ndërkombëtarë dhe qytetarëve që presin rezultate nga ligji.“Këtu, në radhë të parë, është përgjegjësi edhe e vetë deputetëve dhe strukturave të PDK-së, jo vetëm në raport me partnerët tanë, por mbi të gjitha në raport me qytetarët e Republikës së Kosovës, të cilët i kanë rritur shumë pritshmëritë në raport me këtë projektligj”, thotë ajo.

Pse u lidh ligji me zgjedhjen e presidentes?Miratimi i ndryshimeve ligjore u bë pjesë e negociatave ndërmjet LVV-së dhe PDK-së për zgjedhjen e presidentes së re të Kosovës.

Më 5 tetor, Kuvendi e miratoi projektligjin në lexim të parë, por votimi përfundimtar mbeti pezull për shkak të mospajtimeve politike.PDK-ja kërkonte që ligji të miratohej përpara zgjedhjes së presidentit, ndërsa LVV-ja insistonte që të dyja çështjet të përfundonin në të njëjtën seancë.

Ndërkohë, jashtë Kuvendit, protestuesit kërkonin miratimin e menjëhershëm të ndryshimeve.Protesta u përshkallëzua në përplasje, gjatë të cilave Policia përdori gaz lotsjellës dhe topa uji, ndërsa disa protestues hodhën shishe dhe mjete piroteknike.

Sipas Policisë, gjashtë zyrtarë policorë u lënduan dhe 11 qytetarë kërkuan ndihmë mjekësore.Më 6 tetor, partitë arritën marrëveshje dhe Kuvendi i miratoi ndryshimet në lexim të dytë, përpara se të zgjidhte Justina Shiroka Pulën presidente të Kosovës, në minutat e para të 7 tetorit.

Megjithëse dy votimet u realizuan në kuadër të kompromisit politik, Nagavci mohon se mbështetja për ligjin ishte kushtëzim për zgjedhjen e presidentes.“Nuk ishte një kushtëzim, por ishte domosdoshmëri që ne të kemi institucione stabile, pikërisht për të adresuar edhe betejën që na pret në Apel”, thotë ajo.

Sipas Nagavcit, miratimi i ligjit pa zgjedhjen e presidentit do ta linte vendin përballë mundësisë së shpërndarjes së Kuvendit dhe zgjedhjeve të reja.“Nuk kishte asnjë arsyeshmëri, asnjë logjikë në insistimin dhe kërkesën që vetëm të votohet ligji, ndërkohë që ne të shpërndanim Kuvendin dhe të mbeteshim pa institucione stabile”, thotë ajo.

A ka nisur strategjia për apelimin e aktgjykimit?Nagavci thotë se, krahas ndryshimeve ligjore, nevojitet edhe një strategji shtetërore për fazën e apelimit të aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Sipas saj, në këtë proces duhet të përfshihen institucionet, ekspertët juridikë, ekipet mbrojtëse të të dënuarve, shoqëria civile dhe partnerët ndërkombëtarë.Megjithatë, e pyetur nga REL-i nëse ka nisur ndonjë koordinim konkret institucional, Nagavci nuk konfirmon ndonjë veprim të caktuar.

Ajo thotë se beson që Qeveria ka filluar angazhimet në këtë drejtim, por se ato do të bëhen më të qarta së shpejti.“Koha është e kufizuar dhe ne na duhet të jemi në nivel të përgjegjësive që i kemi”, thotë Nagavci.

Procesi i apelimit zhvillohet brenda sistemit gjyqësor të Dhomave të Specializuara, ku palët mund të kundërshtojnë gjetjet faktike dhe juridike të aktgjykimit.

Më 29 shtator, Paneli i Apelit e zgjati deri më 27 nëntor afatin për paraqitjen e njoftimeve të apelit, si për ekipet mbrojtëse, ashtu edhe për Zyrën e Prokurorit të Specializuar./REL

JU REKOMANDOJMË

Spahiu: Kurti rrezikon të akuzohet për pengim të drejtësisë me ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara

Spahiu: Kurti rrezikon të akuzohet për pengim të drejtësisë me ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara
08/10/2026 - 16:44

Analisti politik Nexhemedin Spahiu ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë rrezik të madh politik dhe juridik me miratimin e ndryshimeve në Ligjin për Dhomat...

Më shumëDetails

Nol Nushi: PDK-ja i mashtroi protestuesit, në fund Kurti mori një presidente

Nol Nushi: PDK-ja i mashtroi protestuesit, në fund Kurti mori një presidente
08/10/2026 - 16:28

Nol Nushi ka kritikuar mënyrën se si PDK-ja e ka paraqitur procesin e votimit të ligjit, duke thënë se protestuesit janë vënë në lajthitje dhe se ligji është...

Më shumëDetails

Qeveria e Kosovës mbanë mbledhje elektronike dhe e miraton një vendim

Kurti para vendimit të Speciales: UÇK-ja bëri luftë çlirimtare, shpresojmë që drejtuesit të kthehen të lirë
08/10/2026 - 16:05

Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike. Kjo është mbledhja e gjashtë e Qeverisë një muaj pas konfirmimit. “Miratuar vendimin për të kërkuar nga Presidentja e...

Më shumëDetails

E habitshme në Prishtinë – Qytetari detyrohet të paguajë edhe për internetin që e përdori në kafiteri

E habitshme në Prishtinë – Qytetari detyrohet të paguajë edhe për internetin që e përdori në kafiteri
08/10/2026 - 15:57

Jo vetëm që do të duhej ta paguante kafen, por një qytetari iu faturua edhe interneti që e përdori për një orë me llaptop në një lokal në...

Më shumëDetails

MAShT demanton raportimet për bastisje në Ministri: Informacioni është i pavërtetë

MAShT demanton raportimet për bastisje në Ministri: Informacioni është i pavërtetë
08/10/2026 - 15:55

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASh) ka demantuar lajmin e publikuar sot se në ambientet e Ministrisë janë kryer bastisje. Përmes një njoftimi, MASh ka bërë të ditur...

Më shumëDetails

BE publikon deklaratën për ndryshimet në ligjin për Specialen: Gjykata po jep drejtësi, Kosova t’u përmbahet obligimeve

BE publikon deklaratën për ndryshimet në ligjin për Specialen: Gjykata po jep drejtësi, Kosova t’u përmbahet obligimeve
08/10/2026 - 15:51

Bashkimi Europian ka publikuar qëndrimin zyrtar të Brukselit lidhur me miratimin në Kuvendin e Kosovës të ndryshimeve në ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Këta janë fëmijët e presidentes Justina Shiroka-Pula

    Këta janë fëmijët e presidentes Justina Shiroka-Pula

    150 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 38
  • Gazetari shqiptar trondit sërish: Janë dy deputetë nga Kosova, njëri shkëmbeu foto intime me një mashkull -këto janë inicialet

    143 Shpërndaje
    Shpërndaje 57 Tweet 36
  • Të shumtë ishin ata që e uruan Shiroka-Pulën, por Arta Bajrami del me një kërkesë për presidenten e re

    125 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • “Ka 4 fëmijë”, mikesha e Justina Shiroka Pulës tregon anën e panjohur të presidentes së re

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Identifikohet i dyshuari për tentim-vrasjen në Vushtrri – ky është i arrestuari

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë