Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

KFOR: Pas sulmit në kanalin Ibër-Lepenc kemi rritur numrin e ushtarakëve në 4300

14/01/2025 - 20:33
në Kryesore, Lajme
A A
Kërkesa amerikane: Të ulen tensionet, dhuna i rrezikon të pafajshmit dhe ushtarët e KFOR’it
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Siguria në Republikën e Kosovës para zgjedhjeve të 9 shkurtit është vënë në qendër të vëmendjes së Aleancës më të madhe ushtarake në botë, NATO.

Vet, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte ka thënë se është në koordinim të ngushtë me institucionet në Kosovë dhe Serbi që të parandalohet destabiliteti para zgjedhjeve parlamentare në vend.

“Gjithsesi, ne jemi në kontakt me Kosovën, por edhe me Serbinë, për të siguruar që zgjedhjet që do të zhvillohen më vonë në Kosovë në shkurt të mos çojnë deri te destabilizimi. Kjo është kyç. Në rajonin e Ballkanit Perëndimor ne vërtetë duhet të mbetemi të angazhuar për së afërmi sepse është një fqinjësi kryesore për ne”, kla thënë ai.

Edhe misioni i NATO-së, KFOR në Kosovë, një përgjigje për Tëvë1 ka bërë të ditur se pas sulmit në kanalin kryesor në Iber-Lepenc kanë rritur numrin e ushtarakëve në 4300.

“Pas sulmit të 29 nëntorit në kanalin Ibër-Lepenc, situata e sigurisë në veri të Kosovës është e qetë, por mbetet e brishtë, për shkak të disa faktorëve, duke përfshirë çështjet e pazgjidhura në procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe dezinformimin e shfrenuar. Sulmi i lartpërmendur tregoi cenueshmërinë e infrastrukturës kritike lokale. KFOR-i së bashku me Policinë e Kosovës janë duke monitoruar dhe patrulluar nga afër zonat e cenueshme për të shmangur çdo incident të mëtejshëm të këtij lloji në të ardhmen”.

E eksperti i sigurisë Drizan Shala, thotë se deklarata e Rutte kuptohet në disa mënyra.

“Padyshim ky mesazh ka dy dimensione të cilat duhet të argumentohen dhe të vëmë në pah, është dimensioni i parë që politika e brendshme e Republikës së Kosovës të mos jetë nacionaliste mos të jetë në kotur të ekstremit të deklarimeve dhe qëndrimeve ekstreme të liderëve politik që janë përbërës të fushatës”, ka thënë Shala.

“Dimensioni tjetër tejet i rëndësishëm është çështja në drejtim të Beogradit zyrtar ku dihet se Beogradi është në një fazë në një situatë të tensionuar brenda vitit të kaluar tanimë kanë vazhduar të njëjtat protesta në vazhdimësi dhe ky tensionim i mundshëm dhe një probabilitet në rritje në përmasa shqetësuese, mund të nxisin që Aleksandër Vuçiq të përdorë elementet e caktuara apo palët e treta që mund të ndërhyjnë në Republikën e Kosovës për ta destabilizuar rajonin përmes Kosovës”.

Gjatë së martës EULEX në njoftimin e saj ka bërë të ditur se ditëve në vijim pritet të përforcohet Njësia Policore e pjesëtarëve të Forcës Evropiane të Xhandarmërisë (EUROGENDFOR) nga Franca, Italia, Lituania dhe Portugalia.

Si reagues i dytë , në njoftim bëhet e ditur se do të rriten patrullimet për të krijuar më shumë sigurinë në terren.

JU REKOMANDOJMË

Shtrenjtim i madh i naftës në bursat globale pas sulmeve izraelite ndaj Iranit
Ekonomi

Shtrenjtim i madh i naftës në bursat globale pas sulmeve izraelite ndaj Iranit

13/06/2025 - 10:04
Irani kërkon seancë urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së
Lajme

Irani kërkon seancë urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

13/06/2025 - 10:00
Skandali me tenderët në Lipjan, Komuna e Imri Ahmetit kontrakton dyfish për të njëjtat punë, çmimet rriten me kontratën e dytë
Lajme

Skandali me tenderët në Lipjan, Komuna e Imri Ahmetit kontrakton dyfish për të njëjtat punë, çmimet rriten me kontratën e dytë

13/06/2025 - 09:56
Zbulimi i pllakës në Bon për qeverinë në ekzil, ambasada gjermane: Mbështetëm Kosovën në kohën më sfiduese
Lajme

Zbulimi i pllakës në Bon për qeverinë në ekzil, ambasada gjermane: Mbështetëm Kosovën në kohën më sfiduese

13/06/2025 - 09:54
Trump: Ishim në dijeni të sul’mit të Izraelit ndaj Iranit, por SHBA nuk u përfshi
Kryesore

Trump: Ishim në dijeni të sul’mit të Izraelit ndaj Iranit, por SHBA nuk u përfshi

13/06/2025 - 09:51
Avionët e prodhuar nga SHBA-ja janë përdorur në sulmin izraelit ndaj Iranit
Kryesore

Avionët e prodhuar nga SHBA-ja janë përdorur në sulmin izraelit ndaj Iranit

13/06/2025 - 09:42

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Vrasje në tentativë në Prizren, Policia jep detaje

    LAJMI I FUNDIT: Emrat e tre grave që u arrestuan sot në ministrinë e Liburn Aliut

    140 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • “Topi ra në pishinë…”, detaje për rastin tragjik të nënës dhe djalit nga Deçani që u mbytën në Montreal të Kanadasë

    120 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Amerikanët largohen nga ambasada në Irak, paralajmërohet konflikti mes Izraelit dhe Iranit

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Kush është gruaja që po akuzohet për drejtim të rrjetit të prostitucionit në “Shqiponja Club”

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Faton Peci pagoi hotel me para të shtetit shtatëfish më shumë se që lejohet me udhëzim për udhëtime zyrtare

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë