Biznesmeni Irfan Hysenbelliu, pronar i televizionit News 24, po hetohet nga Prokuroria e Tiranës si i dyshuar për veprën penale të pastrimit të parave, të cilat mund të jenë produkt i evazionit fiskal, mashtrimit me taksa apo aktiviteteve të tjera të paligjshme.
Kështu është raportuar nga mediat shqiptare.
Sipas këtyra raportimeve bëhet fjalë për një tokë 15 mijë m2 pyll në Qerret me prioritet për ndërtim, të cilën djali i biznesmenit Irfan Hysenbelliu, Fatmir Hysenbelliu, e ka blerë më 8 qershor 2026 në vlerë 500 mijë euro. Pronën e ka blerë tek kompania PANDA GROUP shpk, me pronar Andrea Nako, i cili më herët ka qenë ortak me Hysenbelliun tek Panorama TV. Një muaj para blerjes së tokës, Farmir Hysenbelliu ka marrë një hua 1 milionë euro tek kompania FAP Group S.r.l., dyshohet formalisht dhe në funksion të pastrimit të parave.
Në këtë skemë është përfshirë edhe pronari i GRAND BLUE FAFA RESORT, Fatos Çerenishti, i cili e ka blerë këtë tokë nga Hysenbelliu më 12 qershor në vlerë 3.3 milionë euro, transmeton Veriu.info.
Vlera e pasurisë është rritur brenda katër ditëve me gati 7 herë. Me 500 mijë euro që mori hua, Irfani dyshohet se pastroi 2.8 milionë euro me një lëvizje brenda katër ditëve.
Në kohën kur GRAND BLUE FAFA RESORT i ka blerë Fanes pronën 3.3 milionë euro katër ditës pasi Fania e kishte blerë 500 mijë euro, kapitali i kompanisë nuk ishte as 2 milionë euro, raportojnë mediat shqiptare.
Ndërkaq, pas shitjes së dyshuar fiktive, kompania e Fatos Çerenishti dyshohet se ka kaluar shuma parash drejt llogarive bankare të fëmijëve dhe kompanive të Irfan Hysenbelliut. Më tej, çuni i Fanes i ka kaluar vetë Fanes 200 mijë euro në llogari gjoja si hua. Paratë kanë kaluar sa në një llogari në një tjetër, duke u devijuar dhe humbur nëpër degëzime sipas halleve të Fanes.
Sekustrimi i makinave
Pas shembjes së Prestige Resort, dëbimit të News 24 nga godina shtetërore në Shkozë dhe bllokimit të llogariave bankare të Birra Korçës, Rama ka vijuar ndëshkimin ndaj Fanes teksa duket se ka lejuar të vetët që të zbatojnë kuadrin ligjor për të mbledhur detyrimet tatimore të papaguara nga Irfan Hysenbelliu. Bëhet fjalë për 6.4 milionë euro detyrime të papaguara. Disa muaj më parë, Tatimet i sekustruan Fatmir Hysenbelliu, disa ditë më parë 8 makina luksoze në kuadër të mbledhjes së deryrimeve tatimore. Mes automjeteve të sekuestruara nga Tatimet janë marka të njohura botërore si McLaren, Mercedes-Benz dhe BMW, të përdorura nga Fatmir Hysenbelliu.













