Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Gjini: Koha e bllokadave mbaroi, Aleanca do të jetë opozitë e pakompromis

08/10/2026 - 14:50
në Lajme
A A
Gjini: Kurti duhet të shkojë në opozitë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka uruar Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen Presidente të Republikës së Kosovës, duke thënë se me përmbylljen e procesit të konsolidimit institucional, vendi i ka dhënë fund bllokadave politike dhe zgjedhjeve të vazhdueshme.

Gjini, përmes një postimi në Facebook, ka deklaruar se kjo është një ditë e mirë për stabilitetin e vendit dhe qytetarët e Kosovës.

“Urime dhe suksese Presidentes së re të Republikës, Justina Shiroka-Pula!”, ka shkruar ai.

Kreu i Aleancës ka thënë se kjo parti del nga ky proces “me kokën lart”, duke theksuar se nuk ka hyrë në pazare politike apo kalkulime të minutës së fundit.

Sipas Gjinit, Aleanca ishte e para që pas zgjedhjeve doli me një ofertë të qartë dhe pa kushte, me synimin që Kosova të mos zvarritej dhe të mos shkonte sërish në zgjedhje.

“Oferta jonë pa asnjë kusht ishte ekskluzivisht parimore, për shtetin dhe për qytetarët. Nuk bëmë asnjë pazar dhe secilin premtim dhe qëndrim e mbajtëm deri në fund”, ka deklaruar Gjini.

Ai ka thënë se tash përgjegjësia për qeverisjen u takon atyre që kanë marrë pushtetin.

“Koha e bllokadave mbaroi dhe përgjegjësia absolute u mbetet atyre që morën pushtetin. Prandaj, nga sot, puna jonë zhvendoset në terren”, ka shkruar Gjini.

Ai ka paralajmëruar se Aleanca do të jetë aktive në të gjitha komunat e Kosovës dhe do të veprojë si opozitë e pakompromis.

“Aleanca do të jetë çdo ditë në terren, duke takuar e dëgjuar qytetarët në çdo komunë të Kosovës. Ne do të jemi opozitë e pakompromis. Do të flasim hapur dhe me emër për secilën shkelje, në secilin institucion dhe në çdo nivel të këtij pushteti”, ka deklaruar ai.

JU REKOMANDOJMË

Policia përdori gazlotsjellës me afat të skaduar ndaj protestuesve? – Ramadani kërkon hetim

Policia përdori gazlotsjellës me afat të skaduar ndaj protestuesve? – Ramadani kërkon hetim
08/10/2026 - 14:31

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka kërkuar që të hetohet deri në fund përdorimi i gazit lotsjellës ndaj protestuesve më 5 tetor. Ramadani shkroi, se përdorimi i gazit...

Më shumëDetails

“Kam ndalur tetë luftëra” – Trump paraqet sërish argumente për Çmimin Nobel të Paqes një ditë para shpalljes së fituesit

“Kam ndalur tetë luftëra” – Trump paraqet sërish argumente për Çmimin Nobel të Paqes një ditë para shpalljes së fituesit
08/10/2026 - 14:23

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka intensifikuar fushatën e tij për Çmimin Nobel për Paqen, duke deklaruar se ka “zgjidhur tetë luftëra” dhe se ka bërë më shumë për...

Më shumëDetails

“Jo në emrin tim”, shqiptarët protestojnë nesër në Bonn të Gjermanisë kundër aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së

“Jo në emrin tim”, shqiptarët protestojnë nesër në Bonn të Gjermanisë kundër aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së
08/10/2026 - 14:09

Të premten pritet të mbahet një protestë në Bonn të Gjermanisë, në kundërshtim me aktgjykimin e shkallës së parë ndaj ish-krerëve të UÇK-së nga Dhomat e Specializuara të...

Më shumëDetails

Sherr brenda e jashtë Kuvendit të Shqipërisë, protestuesit përplasen me policinë, përdoret sprej lotsjellës

Sherr brenda e jashtë Kuvendit të Shqipërisë, protestuesit përplasen me policinë, përdoret sprej lotsjellës
08/10/2026 - 14:04

Ndërsa brenda Kuvendi i Shqipërisë nisi seancën plenare, jashtë godinës situata është tensionuar mes protestuesve dhe forcave të policisë. Tubuesit janë përplasur fizikisht me policët, duke shtyrë kordonin...

Më shumëDetails

Takimi me Kurtin, presidenca jep detaje: Presidentja shprehu gatishmëri për bashkëpunim të ngushtë

Takimi me Kurtin, presidenca jep detaje: Presidentja shprehu gatishmëri për bashkëpunim të ngushtë
08/10/2026 - 13:47

Presidentja e vendit, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim kryeministrin Albin Kurti. Në komunikatën për media, bëhet e ditur se, presidentja ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim të...

Më shumëDetails

Biznesmeni Irfan Hysenbelliu nën hetim për pastrim parash, bleu tokë 500 mijë euro dhe e shiti pas 4 ditësh 3.3 milionë euro

Biznesmeni Irfan Hysenbelliu nën hetim për pastrim parash, bleu tokë 500 mijë euro dhe e shiti pas 4 ditësh 3.3 milionë euro
08/10/2026 - 13:41

Biznesmeni Irfan Hysenbelliu, pronar i televizionit News 24, po hetohet nga Prokuroria e Tiranës si i dyshuar për veprën penale të pastrimit të parave, të cilat mund të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Policia aksion në Ministrinë e Arsimit, arrestohen pesë zyrtarë

    Ekskluzive: Policia aksion në Ministrinë e Arsimit, arrestohen pesë zyrtarë

    206 Shpërndaje
    Shpërndaje 82 Tweet 52
  • Këta janë fëmijët e presidentes Justina Shiroka-Pula

    147 Shpërndaje
    Shpërndaje 59 Tweet 37
  • Gazetari shqiptar trondit sërish: Janë dy deputetë nga Kosova, njëri shkëmbeu foto intime me një mashkull -këto janë inicialet

    141 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Të shumtë ishin ata që e uruan Shiroka-Pulën, por Arta Bajrami del me një kërkesë për presidenten e re

    125 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • “Ka 4 fëmijë”, mikesha e Justina Shiroka Pulës tregon anën e panjohur të presidentes së re

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë