Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Skandali me aeroportin në Libi: Si u paguan 600 mijë dollarë për kompaninë e Ademit? Veriu.info zbardh kallëzimin penal të Pacollit ndaj Llukës

07/10/2026 - 22:02
në HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
Skandali me aeroportin në Libi: Si u paguan 600 mijë dollarë për kompaninë e Ademit? Veriu.info zbardh kallëzimin penal të Pacollit ndaj Llukës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Sot, me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48 orë biznesmeni Valon Lluka, nën dyshimin e kryerjes së veprave penale “Mashtrimi”, “Shperdorimi i pasurise se huaj”, “Keqperdorimi i autorizimeve ekonomike” dhe “Lidhja e kontrates se dëmshme”.

Prokuroria nuk ka bërë të ditur saktë se ku dyshohet se i ka kryer veprimet Valon Lluka, por që veprat penale për të cilat dyshohet ai nga prokuroria, përputhen me veprat penale të dyshuara në kallëzimin e siguruar nga Veriu.info.

Prokuroria e Prishtinës për Veriu.info: Valon Lluka dyshohet për mashtrimi e shpërdorim të pasurisë së huaj, u ndalua për 48 orë

Mirëpo, Veriu.info ka siguruar një kallëzim penal të ushtruar nga kompanitë “ISDIAR L.L.C.” dhe kompania Hirano Mushroom L.L.C., më 24 tetor 2025 në Prokurorin Speciale të Kosovës ndaj Valon Llukës. Në “ISDIAR L.L.C.” Behgjet Pacolli ka 100% të aksioneve, ndërsa në Hirano ka 43% të aksioneve.

Në kallëzimin penal të siguruar nga Veriu.info, Valon Lluka denoncohet që ekziston dyshimi se në cilësi të drejtorit menaxhues të këtyre dy kompanive ka kryer veprat penale: “Keqpërdorimi i autorizimeve ekonomike”, “Lidhja e kontratës së dëmshme”, “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”, dhe “Mashtrimi”.

Sipas këtij kallëzimi penal të bër nga kompanitë e Behgjet Pacollit, Valon Lluka akuzohet se ndërmjet datës 24.12.2024 e deri më 30.06.2025, me anë të paraqitjes së rreme të fakteve kishte nxitur personat përgjegjës për bërjen e pagesave brenda kompanisë ISDIAR L.L.C. që të paguajnë pjesërisht një faturë të parregullt të lëshuar nga nën-kontraktori 2A Group L.L.C., për punë të pretenduara të kryera nga ky i fundit në lidhje me ndërtimin e Aroportit në Bengazi, Libi.

“Kompania 2A Group LLC ka lëshuar një faturë me Nr. 65/2024, të datës 24.12.2024, e lëshuar në vlerë prej 1,577,850.70 USD (dollarë amerikan), apo në vlerë prej 1,517,892.37 Euro. Fatura është në gjuhën angleze me përshkrimin tek “Discription of Works” – “Construction Works Airfield, New Benghazi Airport, Benghazi, Libya” në vlerë prej 130,325,160.00 USD, dhe me përshkrimin më poshtë “Total executed Works up to: 31.12.2024: 1,972,313.37 USD”. Përkundër që fatura e tillë nuk ishte lëshuar në përputhje me Kontratën dhe ishte lëshuar pa pranim të përkohshëm të punëve të faturuara dhe për të cilat rrethana i pandehuri më larë ishte në dijeni, i njëjti përmes paraqitjes së rreme të fakteve se gjoja punët janë kryer dhe fatura është e rregullt, ka nxitur zyrtarët përgjegjës për pagesë të kompanisë ISDIAR L.L.C., të bëjnë pagesë të pjesshme të faturës së parregullt në vlerë prej 600,000 USD (me fjalë: gjashtëqind mijë dollarë amerikan) më datën 07.04.2025”, thuhet në kallëzimin penal të siguruar nga Veriu.info.

Ndryshe, kompania 2A Group LLC është në pronësi të biznesmenit Valon Ademi, me të cilin Behgjet Pacolli ka telashe për menaxhimin e punimeve në aeroportin e Vlorës që prej gushtit të vitit të kaluar.

Veriu.info nuk ka pasur qasje të plotë në kallëzim penal, për të parë se për cilat vepra është denoncuar sa i përket punës së tij si drejtor menaxhues në Hirano Mushroom L.L.C.

Policia e Kosovës arreston Valon Llukën, ish-drejtor i Mabetex Holding të Behgjet Pacollit

JU REKOMANDOJMË

Debat Sadiku – Ramadani: Biseda dallon prej ofertës – Qysh bre dallon, a ka pasë qëndrim publik lideri juaj

Debat Sadiku – Ramadani: Biseda dallon prej ofertës – Qysh bre dallon, a ka pasë qëndrim publik lideri juaj
07/10/2026 - 21:49

Në emisionin “Pressing”, të T7, kishte debat edhe mes deputetit të LDK-së Ermal Sadiku dhe atij të AAK-së, Burim Ramadani. Sadiku tha se Lumir Abdixhiku nuk ka biseduar...

Më shumëDetails

Të shumtë ishin ata që e uruan Shiroka-Pulën, por Arta Bajrami del me një kërkesë për presidenten e re

Të shumtë ishin ata që e uruan Shiroka-Pulën, por Arta Bajrami del me një kërkesë për presidenten e re
07/10/2026 - 21:44

Zgjedhja e Justina Shiroka-Pulës presidente e Kosovës ka sjellë reagime të shumta, si nga liderët institucionalë, ashtu edhe nga figura të njohura publike. Në mesin e atyre që...

Më shumëDetails

Arian Tahiri: PDK-ja e ka pasur qëllim unitetin politik pas vendimit të Speciales

Tahiri: Ne i kërkuam Kurtit që PDK të propozonte edhe kandidatin edhe kundërkandidatin për President
07/10/2026 - 21:29

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Arian Tahiri, në emisionin “Politiko” në Kanal10, ka deklaruar se qëllimi i PDK-së pas vendimit të Gjykatës Speciale ka qenë krijimi i...

Më shumëDetails

63 minatorë ngujohen në horizontin e 11-të Trepçës

Minatorë akuzojnë Qeverinë për propagandë: Paga mesatare në Trepçë është 700-750, jo 1250 euro
07/10/2026 - 21:10

63 minatorë të Trepçës janë ngujuar në horizontin e 11-të të Trepçës. Komandanti i Zjarrfikësve të Mitrovicës, Bekim Ibishi për klankosova tha se është djegur trafo kryesore e...

Më shumëDetails

Ambasadori hungarez: Presim të forcojmë bashkëpunimin me Presidenten Shiroka-Pula

Ambasadori hungarez: Presim të forcojmë bashkëpunimin me Presidenten Shiroka-Pula
07/10/2026 - 20:59

Ambasadori i Hungarisë në Kosovë, László István Dux, ka uruar Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen e saj Presidente e Republikës së Kosovës. Përmes një postimi, Dux ka shprehur urimet...

Më shumëDetails

Çfarë ndryshon me Ligjin për Specialen?

Specialja thotë se Trëndafilova i ishte përgjigjur letrës së Kurtit: Vendimet merren nga gjyqtarët dhe jo nga kryetarja
07/10/2026 - 20:46

Pas aktgjykimit të shkallës së parë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, në Kosovë u rikthye në qendër të debatit ligji që rregullon punën...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Auto Draft

    Thellohet skandali i videove intime: Adi Hila kryen marrëdhënie edhe me meshkuj, ja kush është këngëtari i ri korçar (Pamje +18)

    1075 Shpërndaje
    Shpërndaje 430 Tweet 269
  • Këta janë fëmijët e presidentes Justina Shiroka-Pula

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29
  • 15 mln euro mbështetje për konsumatorët e cenueshëm për subvencionimin e faturave të rrymës

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • 200 video intime? Adi Hila nuk ‘kursente’ as burrat,- kush është ish ‘ministri’ me dy meshkuj, një kryebashkiak dhe biznesmenia bjonde që rrihet me shkop?

    226 Shpërndaje
    Shpërndaje 90 Tweet 57
  • “Ka 4 fëmijë”, mikesha e Justina Shiroka Pulës tregon anën e panjohur të presidentes së re

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë