Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ambasadori finlandez: Asociacioni të trajtohet me seriozitet, ndërkombëtarët kanë ofruar këshilla të mira

18/01/2025 - 08:59
në Kryesore, Lajme
A A
Ambasadori finlandez: Asociacioni të trajtohet me seriozitet, ndërkombëtarët kanë ofruar këshilla të mira
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ambasadori i Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen ka deklaruar se BE-ja ka qenë e përkushtuar dhe ka ofruar mundësitë për të avancuar procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.Nissinen thotë se duhet të ketë zgjidhje për çështjen e Asociacionit dhe pret rezultate konkrete.

Madje, ai tha se komuniteti ndërkombëtar ka ofruar ekspertizën më të mirë, këshillat më të mira ligjore si dhe draft të zgjidhjeve se si të zgjidhet Asociacioni.“Si thashë BE-ja ka qenë shumë e përkushtuar dhe ka ofruar të gjitha veglat e mundësitë për të avancuar procesin e dialogut, dhe po aq i rëndësishëm është bashkëpunimi që kemi me partnerët amerikanë. Dua të besoj se kjo do të vazhdojë, dhe të gjithë ne kemi të njëjtin qëllim që të zgjedhim problemin dhe të hapim potencialin e plotë. Më me dëshirë do të shikoj këtë si një dedikim i përbashkët se gatishmëria politike këtu në rajon është elementi kyç në zgjidhje
Mendoj që është një obligim i qartë, i thënë qartë në marrëveshje. Kjo është diçka që komuniteti ndërkombëtar ka inkurajuar, dhe mendoj se është një çështje që duhet të diskutohet në Bruksel me lidershipin e ri, dhe që ata do të gjejnë një rrugë si të lëvizin para. Por është e qartë nga fakti se të gjitha pjesët e shoqërisë kanë mundësitë të jenë pjesë e shtetit multi-etnik të Kosovës. Kjo është pika fillestare dhe mendojnë se sa më parë që mund të gjejmë zgjidhje për çështje si Asociacioni, mund të lëvizim para. Siç e përmendët ju, shumë vite kanë kaluar dhe personalisht unë pres rezultatet konkrete që të mund të shohim ato elemente pozitive që Kosova meriton. Këto janë gjërat që të gjithë ne duam t`i shohim. Komuniteti ndërkombëtar ka ofruar ekspertizën më të mirë, këshillat më të mira ligjore, drafte të zgjidhjeve se si të zgjidhet kjo puna e Asociacionit. Besoj se elementet janë aty dhe tash është çështje e shtyrjes së gjërave para, dhe shpresoj që këto të bëhen sa më shpejt, sa më herët aq më mirë”, ka deklaruar Nissinen.

JU REKOMANDOJMË

Beqiri i kërkon Abdixhikut të marrë përgjegjësi: Në LDK, ai që humb zgjedhjet duhet t’ia lëshojë rrugën tjetrit

Beqiri i kërkon Abdixhikut të marrë përgjegjësi: Në LDK, ai që humb zgjedhjet duhet t’ia lëshojë rrugën tjetrit
29/07/2026 - 21:34

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ismet Beqiri, ka deklaruar se kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, duhet të respektojë, sipas tij, traditën e LDK-së dhe të...

Më shumëDetails

Dushi: Tri palë zgjedhjet e fundit treguan se LDK-ja nuk po rritet, kjo ka shkaktuar probleme brenda partisë

Dushi: Tri palë zgjedhjet e fundit treguan se LDK-ja nuk po rritet, kjo ka shkaktuar probleme brenda partisë
29/07/2026 - 21:13

Rezultatet e dobëta zgjedhore, veprimet jostatutare të kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, si dhe trajtimi ndaj atyre që mendojnë ndryshe, janë tri arsyet që, sipas anëtarit të kësaj...

Më shumëDetails

Rrustemi: Politika e Albinit po e përmirëson edhe PDK’në, arrestimet e serbëve për kri*me lufte do të vazhdojnë

Rrustemi: Politika e Albinit po e përmirëson edhe PDK’në, arrestimet e serbëve për kri*me lufte do të vazhdojnë
29/07/2026 - 21:05

Adnan Rrustemi i Lëvizjes Vetëvendosje, ka pretenduar se politika e Albinit po e përmirëson edhe PDK’në. Sipas tij, më herët PDK “kërkonte të falen krimet e luftës”, ndërkaq...

Më shumëDetails

Tahiri: Kurti iu ka shpallur luftë mediave

Tahiri kërkon reformë zgjedhore: Balotazhi s’i shërbeu askujt, dalja në zgjedhje s’është reale
29/07/2026 - 20:58

Deputeti i zgjedhur i Aleancës Besnik Tahiri, deklaroi në emisionin DPT te Fidani në Klan Kosova se kryeministri në detyrë iu ka shpallur luftë mediave. Ai iu referua...

Më shumëDetails

Haradinaj: Va*rreza masive në fshatin Kalludër të Zubin Potokut kërkon hetim serioz

Haradinaj: Va*rreza masive në fshatin Kalludër të Zubin Potokut kërkon hetim serioz
29/07/2026 - 20:38

Ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, deklaron se të pagjeturit janë plaga më e madhe e shoqërisë sonë dhe bardhja e fatit të personave të zhdukur gjatë luftës së...

Më shumëDetails

Pas gjetjes së mbetjeve mortore, reagon djali i kirurgut Adem Ademi: Pas 27 vitesh po afrohemi drejt së vërtetës

Pas gjetjes së mbetjeve mortore, reagon djali i kirurgut Adem Ademi: Pas 27 vitesh po afrohemi drejt së vërtetës
29/07/2026 - 20:14

Pas gjetjes së mbetjeve mortore gjatë gërmimeve në zonën e Kalludrës në Zubin Potok, ka reaguar Erblin Ademi, djali i kirurgut të zhdukur, Adem Ademi, i cili ishte...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal i dyfishtë: “Vatan Med” u kap duke kryer transplant flokësh pa licencë, por Inspektorati vendosi vetëm gjobë, jo edhe ndalimin e veprimtarisë

    Skandal i dyfishtë: “Vatan Med” u kap duke kryer transplant flokësh pa licencë, por Inspektorati vendosi vetëm gjobë, jo edhe ndalimin e veprimtarisë

    125 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Dyshohet se falsifikoi dokumentet e pesë veturave për t’i regjistruar në Kosovë – arrestohet Armend Sahiti, pronar i autosallonit “Armando” në Vushtrri

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Inspektorati i Punës për rënien e vinçit: Punëtori humbi jetën në vendpunishten e kompanisë “Vllezërit Asllani” me pronar Qazim Asllanaj

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • “Pa biokimist, pa mbikëqyrje, me analiza jashtë spitalit”: Inspektorati gjobit simbolikisht spitalin “Bahceci” për parregullsi të shumta

    130 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33
  • Pas rrëzimit të vinçit në Prishtinë, Prokuroria ndalon përgjegjësin e kompanisë ndërtuese “Vllezërit Asllani” dhe dy persona të tjerë

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë