Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Rama: Jemi sabotuar dhe bllokuar nga Qeveria për zhvillimin e kryeqytetit

19/01/2025 - 08:34
në Kryesore, Lajme
A A
Rama i reagon Pecit për “bllokimin” e ndërtimit të objektit të Ministrisë: Dokumentacioni është i pakompletuar, i mungon dokumenti i matjeve gjeodezike
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i Komunës së Prishtinës Përparim Rama akuzoi lëvizjen Vetëvendosje, se ka sabotuar dhe bllokuar projektet për zhvillimin e kryeqytetit.

Ai sjell si shembuj unazën dhe spitalin e Prishtinës. Por pavarërsisht kësaj situate thotë zoti Rama, Prishtina është transformuar.

Zoti Rama ndodhet në Shtetet e Bashkuara për të marrë pjesë në inaugurimin e Presidentit të 47 të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, më 20 janar.

Gjatë intervistës për Zërin e Amerikës kryetari i komunës së Prishtinës u përgjigjet kritikëve që e akuzojnë për mos zgjidhje të problemeve me trafikun, mbledhjen e mbeturinave, apo ndotjen e mjedisit. Po kështu zoti Rama flet dhe mbi hetimet e nisura nga Prokuroria Speciale mbi tenderin prej 12 milionë eurosh për themelimin e shërbimit të ‘Arkitektit të Kryeqytetit’.

Zoti Rama thotë se me tenderin janë ndjekur të gjitha procedurat ligjore duke e cilësuar atë si një projekt madhor që ka ndihmuar në transformimin e Prishtinës.

Zëri i Amerikës: Zoti Rama, Kosova ndodhet tashmë zyrtarisht në fushatë zgjedhore për përballjen më 9 shkurt. A mendoni se ka ndryshuar diçka nga zgjedhjet pararendëse, ku partia juaj Lidhja Demokratike u rendit e treta. A ka shanse që LDK-ja të jetë forcë e parë apo edhe e dytë?

Përparim Rama: Lidhja Demokratike e Kosovës më ka ftuar që të garoj për kryetar të kryeqytetit. Pra është e vetmja parti e cila që në atë kohë ka filluar transformimin e menjëhershëm të saj, pra rivitalizimin e partisë, rishqyrtimin e strukturave të brendshme dhe ka bërë një punë të madhe që nga ajo kohë, pra rreth më shumë se tre vite, kur fituam garën, pra kur u bëra kryetar i kryeqytetit, kryetar i Prishtinës, një garë që mendohej se nuk mund të fitohej. Por ja që e kemi fituar dhe kemi tregu se me një vizion të mirëfilltë, me një analizë dhe njohje të mirëfilltë të problemeve, dhe me një vision për të ardhmen e kryeqytetit, nuk ka asgjë që mund të na ndalë. Dhe kjo po shihet tashmë pas më shumë se tre vitesh në menaxhimin e kryeqytetit.

Zëri i Amerikës: Por a e ka këtë vizion fitues partia (LKD-ja) për zgjedhjet e përgjithshme?

Përparim Rama: Po, ne jemi duke punuar së bashku me Dr. Lumir Abdixhikun, i cili është kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ku strukturat e brendshme janë ristrukturuar dhe rivitalizuar, pra është një ekip fantastik e fitues në garën e 9 shkurtit. Kemi pasur një konferencë të përbashkët ku edhe jemi zotuar që investimet në kryeqytet të jenë 1.5 miliardë euro, investime të cilat i duhen kryeqytetit për arsye se kryeqyteti është taksapaguesi më i madh në buxhetin e Kosovës. Pra 49.8 për qind e gjithë buxhetin të Kosovës paguhet nga bizneset dhe qytetarët e kryeqytetit, për këtë arsye është me rëndësi që investimet të vijnë së pari dhe më të mëdhajat të jenë, për kryeqytetin.

Zëri i Amerikës: Logjika ta do të mendosh se një drejtues i pushtetit lokal do të preferonte që në pushtetin qendror, të kishte partinë e tij në mënyrë që të avanconte projektet dhe vizionin për qytetin. A keni ndjerë ju probleme në punën tuaj, duke pasur parasysh që në qeverisjen qendrore është lëvizja Vetëvendosje. Si do ta përkufizoni ju bashkëpunimin me qeverinë?

Përparim Rama: Unë mendoj se në çdo qeverisje normale nuk do të duhej të ishte problem se kush është në nivelin qendror dhe kush në atë lokal, por ja që përkundër faktit që unë kam qenë neutral në aspektin e qeverisjes, pra Prishtina ka qenë për të gjithë, ashtu e kam qeverisur dhe ashtu do të vazhdoj ta qeveris, duke parë në përbashkim dhe jo në përçarje, për fat të keq nuk e kemi pasur përkrahjen e qeverisë, pra kemi pasur sabotazh dhe bllokada të ndryshme në zhvillimin e kryeqytetit. Për shembull për projekte madhore si ai i unazës dhe spitali i kryeqytetit. Mirëpo përkundër faktit të bllokadave dhe sabotazhave ne kemi arritur të realizojmë buxhetin e kryeqytetit me 80 për qind, që është faktikisht realizim historik, më i madhi në historinë e kryeqytetit, po ashtu edhe në investime kapitale 63 për qind. Paramendo po të kishim pas një qeverisje më normale, nëse e quaj kështu, çka do të kishim pas mundësi të bënim. Do të kishim pas mundësi të bëjmë shumë më shumë edhe në kryeqytet, por edhe në të gjithë Kosovën.

Zëri i Amerikës: Por megjithatë çfarë do t’u thoshit ju kritikëve tuaj që u fajësojnë për mos zgjidhje të problemeve që lidhen me trafikun e ngarkuar, ngushtimin e hapësirave për lëvizjen e makinave, problemet me mbledhjen e mbeturinave, ndotjen e mjedisit, ndërtimet pa leje apo edhe kritika të tjera të kësaj natyre?

Përparim Rama: Pikërisht këto janë edhe problemet të cilat i përmenda dhe më herët. Pra unaza e kryeqytetit, një projekt madhor për kryeqytetin i cili është i gatshëm tashmë prej dy vite e gjysmë, e që bllokohet nga qeveria. Një projekt 206 milionësh, në të cilin 40 për qind e të gjitha fondeve janë faktikisht grant nga Komuniteti Evropian, vazhdon të bllokohet nga qeveria. Pra ky është një projekt madhor i cili do ta kishte zbutur dhe përmirësuar dukshëm trafikun në kryeqytet. Me informatat të cilat ne i marrim çdo ditë, kemi 748 mijë hyrje në qytet, po them hyrje, pra vetëm prej telefonisë mobile IPKO, i kemi këto të dhëna prej tyre. Pra paramendoni kur i marrim edhe ata që kanë telefona VALA e të tjerë, kemi afër një milion hyrje. Çfarë do të thotë kjo? Që gati më shumë se gjysma e Kosovës vjen çdo ditë në kryeqytet dhe del nga kryeqyteti dhe kjo normal që shkakton presion në trafik në kryeqytet. Për këtë arsye edhe projektet madhore siç është unaza e kryeqytetit…

Zëri i Amerikës: E keni fjalën për rrugën ‘A’, çfarë po ndodh me të?

Përparim Rama: Pikërisht vazhdojmë tash me punë në rrugën A, por ja që tre herë e kemi fituar gjyqin, pra na e kanë bllokuar. Kemi dalë në gjykatë e kemi fituar herën e parë, po ashtu e kemi fituar edhe herën e dytë edhe herën e tretë. Pra na e kanë bllokuar projektin për më shumë se gjashtë muaj. Projekte madhore të cilat janë në të mirën e të gjithë qytetarëve të kryeqytetit edhe jo vetëm. Pra kur janë për kryeqytetin janë për të gjithë Kosovën, sepse e përmenda që jemi taksapaguesit më të mëdhenj në buxhetin e Kosovës. Pra këto janë sfidat. Mirëpo nuk është vetëm kjo, ka pasur edhe mungesë të ndërtimit të shkollave, jemi duke ndërtuar shkolla gjithandej përrreth. Kemi vazhduar tashmë mësimin tërëditor edhe kjo është shndërruar në problem sepse prindërve u është dashur t’i dërgojnë fëmijët në shkollë, jo në zonat ku jetojnë, por në qendër në mëngjes dhe t’i marrin në orën dymbëdhjetë, gjë që ka shkaktuar edhe probleme në trafik. Pra kur e kemi një qytet i cili po zhvillohet dhe që ka një energji fantastike, një energji pozitive dhe po i mundësojmë bizneseve dhe çdo qytetari që të vijë, të punojë, të zhvillohet, i duhet edhe infrastruktura, i duhet edhe bashkëpunimi me nivelin qendror. Ja që këtu s’e kemi. Mirëpo përkundër faktit, po them që nuk e kemi mbështetjen e nivelit qendror, ne vazhdojmë ta transformojmë kryeqytetin dhe vazhdojmë me projekte të mira e madhore për të.

Zëri i Amerikës: Zoti Rama, Prokuroria Speciale ka konfirmuar para pak muajsh se ka nisur hetimin mbi tenderin 12 milionë eurosh për themelimin e shërbimit të ‘Arkitektit të Kryeqytetit’. A besoni se gjatë tenderimit janë ndjekur të gjitha procedurat ligjore?

Përparim Rama: Po unë të gjitha informatat i kam që të gjitha procedurat ligjore janë ndjekur edhe normal që të gjitha kontratat në spektrin publik duhet të analizohen, të shihet a është çdo gjë ligjore. Unë i kam mirëpritur këto dhe i mirëpres edhe në të ardhmen. Mirëpo kontrata e Arkitektit të Kryeqytetit është një projekt madhor i cili e ndihmon kryeqytetit në transformim. Deri më tani nuk është shpenzuar as gjysma e kësaj kontrate, kemi më shumë se 65 projekte për të mirën e kryeqytetit. Për herë të parë kryeqyteti ka projekte të shumta ku edhe mundësohet që punimet në terren të kryen më mirë, më shpejt dhe në mënyrë të planifikuar. Për këtë arsye po them edhe kemi arritur që realizimi i buxhetit të jetë historikisht më i madhi këtë vit dhe do të vazhdojmë në të njëjtën rrugë. Projektet do të vazhdojnë dhe projektet e mëdha pavarësisht faktit që kemi bllokadë nga niveli qendror.

Zëri i Amerikës: A do të rikandidoni për Prishtinën?

Përparim Rama: Patjetër që po. Unë kam thënë edhe gjatë kandidimit tim të parë që më duhen tetë vite ta transformoj kryeqytetin, jemi në proces të transformimit, pra kemi filluar transformim e kryeqytetit. Tashmë Prishtina është e njohur ndërkombëtarisht në aspektin e artit, kulturës, të eventeve të mëdha, e po ashtu të një jete të mirë, ku edhe sektori për shembull i teknologjisë ka më shumë se 35 mijë të punësuar, ku shumica prej tyre janë të fokusuar në kryeqytet, me kompani tashmë gjithnjë e më të mëdha, e më të shumta prej vendeve të ndryshme, që po vijnë në kryeqytet, të krijojnë bazën e tyre.

Zëri i Amerikës: Si mund ta ndikojë rezultati i zgjedhjeve të 9 shkurtit tek fati i Prishtinës në zgjedhjet lokale të vjeshtës?

Përparim Rama: Me siguri që do të ketë ndërlidhshmëri, por them nëse ne kemi qendrën e djathtë që e fiton nivelin qendror, atëherë zhvillimi jo vetëm në kryeqytet, por në të gjithë territorin e Kosovës do të jetë më i mirë, më i përshpejtuar. Nëse kemi fitore të të majtës ekstreme atëherë normal që do të vazhdohet me pengesa. Mirëpo ne nuk do të ndalemi. Kryeqyteti e ka edhe ligjin e vet dhe fuqinë e vet, kështu që nuk ka gjë që na ndal në transformimin e Prishtinës, e me të Prishtinës edhe të të gjjthë vendit./VOA

JU REKOMANDOJMË

Bleri Kuçi i LDK-së i del kundër partisë së vet për ndryshimin e Ligjit të Speciales, ja çka thotë

Bleri Kuçi i LDK-së i del kundër partisë së vet për ndryshimin e Ligjit të Speciales, ja çka thotë
06/10/2026 - 00:08

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Blerim Kuçi, ka dalë kundër partisë së tij pas vendimit për mos votimin e projektligjit për Gjykatën Speciale. Kuçi, një ish-luftëtar i...

Më shumëDetails

Pamje ekskluzive: Sheshi i mbuluar me gjakë nga plagët e nipit të Hashim Thaçit, u rrah brutalisht nga policia – doktor Donjet Bislimi i dha ndihmë në vendngjarje

Pamje ekskluzive: Sheshi i mbuluar me gjakë nga plagët e nipit të Hashim Thaçit, u rrah brutalisht nga policia – doktor Donjet Bislimi i dha ndihmë në vendngjarje
05/10/2026 - 23:37

Policia e Kosovës gjatë protestës së sontme ka rrahur brutalisht djalin e vëllaut të Hashim Thaçit, Leotrimin. Veriu.info ka siguruar pamje të vendngjarjes, ku shihet sheshi i mbuluar...

Më shumëDetails

Vëllau i Thaçit: Djali im ka bërë 5 qepje në kokë pasi u lëndua në protestë, tjetrin e arrestuan

05/10/2026 - 23:23

Gani Thaçi, vëllau i Hashim Thaçit ka komfirmuar se sot Policia ka arrestuar djalin e tij Atdheun dhe e ka lënduar djalin tjetër Leutrimin, shkruan Periskopi. Gani Thaçi...

Më shumëDetails

Më në fund, Hamza i bashkohet protestës, thotë se nuk ka arsye që të mos miratohet ligji

Më në fund, Hamza i bashkohet protestës, thotë se nuk ka arsye që të mos miratohet ligji
05/10/2026 - 23:06

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, i është bashkuar protestuesve në sheshin e Prishtinës, ku protesta po vazhdon prej orëve të mëngjesit. Hamza ka thënë se nuk sheh asnjë...

Më shumëDetails

“Kurti dhe Sveçla kanë dështuar të arrestojnë Endritin dhe Klestorin për të ia plotësuar dëshirën Serbisë”

“Kurti dhe Sveçla kanë dështuar të arrestojnë Endritin dhe Klestorin për të ia plotësuar dëshirën Serbisë”
05/10/2026 - 22:45

Ish-deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka reaguar pas përshkallëzimit të protestës së sotme në Prishtinë, ku pati përplasje mes protestuesve dhe Policisë së Kosovës. Policia përdori gaz lotsjellës...

Më shumëDetails

Haxhiu publikon pamje të rënda: Dhjetëra protestues, përfshirë veteranë të UÇK-së, u lënduan gjatë protestës

Haxhiu publikon pamje të rënda: Dhjetëra protestues, përfshirë veteranë të UÇK-së, u lënduan gjatë protestës
05/10/2026 - 22:33

Deputeti Bekim Haxhiu ka reaguar pas protestës, duke thënë se dhjetëra protestues, përfshirë veteranë të UÇK-së, janë lënduar dhe kanë marrë trajtim në Emergjencën e QKUK-së. Haxhiu e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Auto Draft

    Thellohet skandali i videove intime: Adi Hila kryen marrëdhënie edhe me meshkuj, ja kush është këngëtari i ri korçar (Pamje +18)

    982 Shpërndaje
    Shpërndaje 393 Tweet 246
  • 200 video intime? Adi Hila nuk ‘kursente’ as burrat,- kush është ish ‘ministri’ me dy meshkuj, një kryebashkiak dhe biznesmenia bjonde që rrihet me shkop?

    167 Shpërndaje
    Shpërndaje 67 Tweet 42
  • Vazhdojnë dorëheqjet në LDK pasi kjo parti nuk mbështeti ndryshimet ligore për Gjykatën Speciale

    124 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Pamje ekskluzive: Sheshi i mbuluar me gjakë nga plagët e nipit të Hashim Thaçit, u rrah brutalisht nga policia – doktor Donjet Bislimi i dha ndihmë në vendngjarje

    121 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Skandali me videot intime në dhomën e Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova shkon me emra në polici

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë