Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj gjatë tubimit të mbajtur mbrëmë në Podujevë ka thënë Llapi është më i ekspozuari ndaj rreziqeve të sigurisë, transmeton Gazeta Online Veriu.info.
“Ne në NATO – armiqtë larg nesh”, është shprehur Haradinaj.
Postimi i plotë:
Ne në NATO – armiqtë larg nesh
Llapi, që e ka hasmin në kufi, është më i ekspozuari ndaj rreziqeve të sigurisë. Me pasë fqinj të parë Serbinë, është sfidë. Prandaj, anëtarësimi direkt në NATO, që është përcaktim yni i palëkundur, është zhvillimi e siguria e përhershme, jo vetëm për Llapin por për krejt Kosovën.
Për një Kosovë Fituese 137
Faleminderit Podujevë!