Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

KQZ publikon pamje: Ka filluar shtypja e fletëvotimeve për zgjedhjet e 9 shkurtit

23/01/2025 - 17:40
në Kryesore, Lajme
A A
KQZ publikon pamje: Ka filluar shtypja e fletëvotimeve për zgjedhjet e 9 shkurtit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se ka filluar shtypja e fletëvotimeve për Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka njoftuar se shtypja e fletëvotimeve po realizohet në shtypshkronjën e dokumenteve me siguri të lartë, “Cetis”, në Celje të Sllovenisë.

Ky proces po zhvillohet sipas standardeve ndërkombëtare dhe nën mbikëqyrjen e një delegacioni të KQZ-së të udhëhequr nga kryesuesi, Kreshnik Radoniqi dhe stafit të Sekretariatit të KQZ-së.

Gjithashtu, përveç fletëvotimeve, janë duke u shtypur edhe broshurat me listat e kandidatëve, të cilat do të jenë të disponueshme për votuesit në vendvotime gjatë ditës së zgjedhjeve.

Në mbledhjen e mbajtur më 15 janar, KQZ mori vendim për numrin e fletëvotimeve dhe broshurave që do të shtypen.

Sipas vendimit të KQZ-së do të shtypen 1,752,650 fletëvotime, prej të cilave 1,664,100 për votimin në vendvotime të rregullta; 28,450 për votimin me kusht; 38,650 për votimin e personave me nevoja të veçanta dhe si fletëvotime rezervë; dhe 21,450 për votimin në përfaqësi diplomatike.

Bazuar në Listën Votuese të certifikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve numri i shtetasve të Kosovës me të drejtë vote është 2,075,868 votues, prej të cilëve 1,970,944 votues janë votues që i takojnë Listës Votuese brenda Kosovës dhe 104,924 votues janë pjesë e Listës Votuese jashtë Kosovës.

Andaj, sipas vendimit të KQZ-së, do të shtypen 323,218 apo 15.57% fletëvotime më pak se numri i votuesve. Kjo është një praktikë e ndjekur nga KQZ edhe në proceset e kaluara zgjedhore.

JU REKOMANDOJMË

Jo në emrin tim” te Kuvendi: Protestuesit lexojnë emrat e 110 deputetëve, kërkojnë votimin e ligjit pa vonesë

Jo në emrin tim” te Kuvendi: Protestuesit lexojnë emrat e 110 deputetëve, kërkojnë votimin e ligjit pa vonesë
03/10/2026 - 19:58

Protestuesit e iniciativës “Jo në emrin tim”, pas përfundimit të protestës së ditës së 18-të, kanë marshuar drejt njërës nga hyrjet e Kuvendit të Kosovës, ku kanë kërkuar...

Më shumëDetails

Djali i Kadri Veselit i bashkohet protestës në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Djali i Kadri Veselit i bashkohet protestës në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
03/10/2026 - 19:53

Klestor Veseli, i biri i ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli, i është bashkuar protestës që po zhvillohet në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. I pranishëm mes turmës...

Më shumëDetails

Hamza pas takimit me Kurtin: Bisedat i kemi përfundu – kemi edhe disa ditë për të arritur marrëveshje

Hamza pas takimit me Kurtin: Bisedat i kemi përfundu – kemi edhe disa ditë për të arritur marrëveshje
03/10/2026 - 19:27

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, është deklaruar pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, duke thënë se palët kanë zhvilluar bisedimet dhe se mbeten edhe disa ditë për të...

Më shumëDetails

Pas dy orësh përfundon takimi Kurti-Hamza, lideri i PDK’së largohet nga objekti i qeverisë

Pas dy orësh përfundon takimi Kurti-Hamza, lideri i PDK’së largohet nga objekti i qeverisë
03/10/2026 - 19:20

Pas dy orësh, ka përfunduar takimi mes Bedri Hamzës dhe Albin Kurti. Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, është parë teksa del nga objekti i qeverisë. Hamza s’është...

Më shumëDetails

Vendimi i Dhomave të Specializuara çon në protestë mërgatën në Suedi: Bashkatdhetarët në Malmö kundërshtojnë dënimin për ish-krerët e UÇK-së

Vendimi i Dhomave të Specializuara çon në protestë mërgatën në Suedi: Bashkatdhetarët në Malmö kundërshtojnë dënimin për ish-krerët e UÇK-së
03/10/2026 - 19:13

Edhe në Malmo të Suedisë është mbajtur protestë kundër aktgjykimit dënues të shkallës së parë të Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë. Një numër bashkatdhetarësh...

Më shumëDetails

Takimi Kurti-Hamza vijon edhe pas dy orësh

Hamza shkon në takim me Kurtin
03/10/2026 - 19:02

Janë bërë tashmë dy orë prej kur ka nisur takimi ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza. Takimi po zhvillohet në objektin e Qeverisë së...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Auto Draft

    Thellohet skandali i videove intime: Adi Hila kryen marrëdhënie edhe me meshkuj, ja kush është këngëtari i ri korçar (Pamje +18)

    454 Shpërndaje
    Shpërndaje 182 Tweet 114
  • Pamje të reja: Adi Hila e dinte për kamerën, momenti kur zbulohet

    485 Shpërndaje
    Shpërndaje 194 Tweet 121
  • Media në Shqipëri ngre dyshime serioze se si u shtri biznesmeni nga Shtimja me markete në Shqipëri

    124 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • “Kur jetoja në shtëpinë e familjes Hila”, Vesa Smolica thyen heshtjen, i shkruan gjerë e gjatë gruas së Adrian Hilës

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Biznesmeni Haliti në videot e Adrian Hilës?

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë