Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

KQZ publikon pamje: Ka filluar shtypja e fletëvotimeve për zgjedhjet e 9 shkurtit

23/01/2025 - 17:40
në Kryesore, Lajme
A A
KQZ publikon pamje: Ka filluar shtypja e fletëvotimeve për zgjedhjet e 9 shkurtit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se ka filluar shtypja e fletëvotimeve për Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka njoftuar se shtypja e fletëvotimeve po realizohet në shtypshkronjën e dokumenteve me siguri të lartë, “Cetis”, në Celje të Sllovenisë.

Ky proces po zhvillohet sipas standardeve ndërkombëtare dhe nën mbikëqyrjen e një delegacioni të KQZ-së të udhëhequr nga kryesuesi, Kreshnik Radoniqi dhe stafit të Sekretariatit të KQZ-së.

Gjithashtu, përveç fletëvotimeve, janë duke u shtypur edhe broshurat me listat e kandidatëve, të cilat do të jenë të disponueshme për votuesit në vendvotime gjatë ditës së zgjedhjeve.

Në mbledhjen e mbajtur më 15 janar, KQZ mori vendim për numrin e fletëvotimeve dhe broshurave që do të shtypen.

Sipas vendimit të KQZ-së do të shtypen 1,752,650 fletëvotime, prej të cilave 1,664,100 për votimin në vendvotime të rregullta; 28,450 për votimin me kusht; 38,650 për votimin e personave me nevoja të veçanta dhe si fletëvotime rezervë; dhe 21,450 për votimin në përfaqësi diplomatike.

Bazuar në Listën Votuese të certifikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve numri i shtetasve të Kosovës me të drejtë vote është 2,075,868 votues, prej të cilëve 1,970,944 votues janë votues që i takojnë Listës Votuese brenda Kosovës dhe 104,924 votues janë pjesë e Listës Votuese jashtë Kosovës.

Andaj, sipas vendimit të KQZ-së, do të shtypen 323,218 apo 15.57% fletëvotime më pak se numri i votuesve. Kjo është një praktikë e ndjekur nga KQZ edhe në proceset e kaluara zgjedhore.

JU REKOMANDOJMË

Qelaj: Krejt vëmendja duhet të fokusohet te Apeli për ish-krerët e UÇK-së

Avokati i Popullit i shkruan SHBA-së dhe shteteve financuese për Dhomat e Specializuara
03/10/2026 - 18:50

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ka deklaruar se institucionet e Kosovës duhet të ndërmarrin veprime konkrete lidhur me procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Dhomat e Specializuara...

Më shumëDetails

Moti i ngrohtë zgjat sezonin, plazhet e Shqipërisë të mbushura edhe në tetor

Moti i ngrohtë zgjat sezonin, plazhet e Shqipërisë të mbushura edhe në tetor
03/10/2026 - 18:45

Moti i ngrohtë dhe temperaturat që arrijnë deri në 30 gradë kanë bërë që edhe në 3 tetor, plazhet e Vlorës të vijojnë të frekuentohen nga turistë dhe...

Më shumëDetails

Fuqia e Iranit për të ushtruar presion përmes Hormuzit po zbehet, por nuk është zhdukur

Fuqia e Iranit për të ushtruar presion përmes Hormuzit po zbehet, por nuk është zhdukur
03/10/2026 - 18:34

Niveli i transportit të naftës së papërpunuar nga Gjiri Persik është rikthyer pranë niveleve të para fillimit të luftës, por të dhënat e fundit tregojnë se një pjesë...

Më shumëDetails

Maloku: Vendimi i Kushtetueses për presidentin, nonsens

Maloku: Vendimi i Kushtetueses për presidentin, nonsens
03/10/2026 - 18:32

Politologu Albinot Maloku, vendimin e Gjykatës Kushtetuese për çështjen e zgjedhjes së presidentit, e ka quajtur të pakuptimtë. Në Info Magazine në Klan Kosova, ai tha se fakti...

Më shumëDetails

Gruda sqaron çfarë parashikojnë ndryshimet për Ligjin e Speciales

Gruda: Kushtetuesja e Hagës s’mund ta shfuqizojë ligjin për Specialen pasi të miratohet, ia kemi hequr kompetencën
03/10/2026 - 18:15

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka dhënë sqarime lidhur me nismën e partisë së tij për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës. Gruda...

Më shumëDetails

Haziri: S’jemi 12, por 18 deputetë që mund ta votojmë Presidentin

Haziri refuzon të komentojë deponimin e nënshkrimeve për nismën për shkarkim të Abdixhikut
03/10/2026 - 17:53

Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri, është pyetur nëse deputetët e LDK-së do ta mbështesnin kandidaturën e Bekim Sejdiut për president, në rast se arrihet një marrëveshje me partitë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Auto Draft

    Thellohet skandali i videove intime: Adi Hila kryen marrëdhënie edhe me meshkuj, ja kush është këngëtari i ri korçar (Pamje +18)

    436 Shpërndaje
    Shpërndaje 174 Tweet 109
  • Pamje të reja: Adi Hila e dinte për kamerën, momenti kur zbulohet

    482 Shpërndaje
    Shpërndaje 193 Tweet 121
  • Media në Shqipëri ngre dyshime serioze se si u shtri biznesmeni nga Shtimja me markete në Shqipëri

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • “Kur jetoja në shtëpinë e familjes Hila”, Vesa Smolica thyen heshtjen, i shkruan gjerë e gjatë gruas së Adrian Hilës

    121 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Nga Eli Fara tek Monika Lubonja, 17 gra raportohet të jenë filmuar nga kompozitori Adrian Hila – dalin disa pamje

    1570 Shpërndaje
    Shpërndaje 628 Tweet 393

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë