Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Hamza tregon se cili është çelësi i gjithë përkrahjes që po ia bëjnë qytetarët

23/01/2025 - 21:30
në Kryesore, Lajme
A A
Hamza tregon se cili është çelësi i gjithë përkrahjes që po ia bëjnë qytetarët
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, në emisionin “Pressing” në T7, ka thënë se si asnjëherë më parë kjo parti po merr mbështetje në tubimet zgjedhore.

Sipas tij, çelësi i gjithë kësaj mbështetjeje është që ata i kanë dëgjuar hallet e qytetarëve.
Hamza ka thënë se pret që kjo energji, ky masivitet të shpërblehet në fund me votë, pasi siç u shpreh ai, PDK-ja është në garë për të dalë partia e parë.

“Kjo çka po ndodh është si rezultat i një pune shumë të madhe për një periudhë bukur të gjatë kohore. Unë që nga momenti i zyrtarizimit të kandidaturës time për kryeministër kam filluar punën, kanë filluar punën të gjitha strukturat e PDK-së, duke filluar prej kryetarit, zotëri Krasniqit, e të gjitha strukturave tjera, me qëllim që ne të konsolidohemi, mobilizohemi dhe kur të vjen koha e fushatës ne të jemi të përgatitur. Dhe që nga atëherë unë kam pasur vizita në të gjitha qytetet e Kosovës, kam pasur punëtori me të gjitha shtresat e qytetarëve të Kosovës edhe të  moshës edhe të profesionit edhe të gjinive të ndryshme. I kam dëgjuar preokupimet e tyre edhe kamë bashkëbiseduar me ta. Kam krijuar një ekip, ekipin prej njerëzve më profesional brenda PDK-së po s’jam kufizuar vetëm brenda PDK-së por kam dal edhe jashtë PDK-së dhe kemi arritur që te kemi takime edhe në fushatën parazgjedhore pothuajse në të gjitha qytetet e Kosovës edhe në diasporë dhe tash kur ka filluar zyrtarisht fushata e PDK-së ne programin e kemi publikuar, është një program i cili i adreson preokupimet e qytetarëve të Kosovës sepse është punuar nga ekspertët dhe është punuar në bazën e asaj çka kemi dëgjuar edhe çka kemi parë në terren. Tash vërehet një entuziazëm i madh, një masivitet i madh, një energji pozitive që realisht nuk ka ekzistuar fushatave të fundit. Unë jam që nga fillimi, do me thënë prej themelimit të PDK-së, por është një entuziazëm i madh dhe është krejt e pritshme që salla në Prishtinë të mbushet, mirëpo po mbushet në Ferizaj, po mbushet në Istog ku PDK-ja ka qëndruar më dobët në raport me vendet e tjera, në Kaçanik, një qytete jo i madh me gjithë atë masivitet, sonte në Shtime do me thënë atmosferë e ngjashme e njëjtë në Ferizaj dhe Podujevë dhe Skenderaj e në të gjitha. Tubimi i sotëm në Shtime salla nuk i ka zënë të gjithë ata që kanë pasur dëshirë me qenë prezent dhe është një masivitet jashtëzakonisht i madh. Por përveç kësaj ka edhe energji, vullnet, atmosferë që jam i bindur se njerëzit kanë me dal me votu edhe kanë me votu për PDK-në. Mendoj se ne fillimisht i kemi dëgjuar mirë nevojat e tyre, preokupimet e tyre, i kemi takuar, kemi qenë shumë aktiv me strukturat, i kemi mobilizuar strukturat. Besoj që edhe kandidatura ime ka reflektuar pozitivisht në elektorat, por përtej të gjithave edhe lista është pritur mirë është një listë reprezentative dhe të gjitha këto janë elemente të cilat kanë sjell deri te kjo situatë. Jam i bindur që ky pozitivit, kjo energji ka me vazhdua deri në fund dhe unë në fund prej rezultat të mirë dhe ne jemi në garë për me dalë partia e parë”, u shpreh Hamza.

JU REKOMANDOJMË

Hamza shkon në takim me Kurtin

Hamza shkon në takim me Kurtin
03/10/2026 - 17:12

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka bërë me dije se do të takohet sërish me kryeministrin Albin Kurti. Këtë, ai e bëri të ditur pas përfundimit të takimit...

Më shumëDetails

Gruda: Kushtetuesja e Hagës s’mund ta shfuqizojë ligjin për Specialen pasi të miratohet, ia kemi hequr kompetencën

Gruda: Kushtetuesja e Hagës s’mund ta shfuqizojë ligjin për Specialen pasi të miratohet, ia kemi hequr kompetencën
03/10/2026 - 17:01

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, ka reaguar lidhur me projektligjin për Specialen, duke thënë mes tjerash se, ‘’ ndryshimet që kemi propozuar në ligj, Dhomës...

Më shumëDetails

Kurti dhe Abdixhiku takohen në sërish, në fokus zgjedhja e presidentit

Kurti dhe Abdixhiku takohen në sërish, në fokus zgjedhja e presidentit
03/10/2026 - 16:58

Kryeministri dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, janë takuar sot. Takimi mes dy liderëve politikë vjen në një...

Më shumëDetails

Parkingu i madh i Prishtinës prapa Pallatit të Rinisë falas gjatë kohës sa mbahet protesta kundër Gjykatës Speciale

Parkingu i madh i Prishtinës prapa Pallatit të Rinisë falas gjatë kohës sa mbahet protesta kundër Gjykatës Speciale
03/10/2026 - 16:56

Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Besianë Musmurati, ka njoftuar qytetarët se parkingu prapa Pallatit të Rinisë do të jetë pa pagesë gjatë kohës së mbajtjes së protestës për...

Më shumëDetails

PDK: Kryetari Hamza u citua pasaktë, ai foli për zotimin dhe aprovimin e ligjit në të gjitha leximet, jo për “leximin e parë”

PDK: Kryetari Hamza u citua pasaktë, ai foli për zotimin dhe aprovimin e ligjit në të gjitha leximet, jo për “leximin e parë”
03/10/2026 - 16:41

Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar pas raportimeve mediale lidhur me deklaratën e kryetarit të kësaj partie, Bedri Hamza, duke bërë të ditur se qëndrimi i tij është...

Më shumëDetails

Hamza: Pres që çështja e Ligjit të Speciales të përmbyllet në takimin e radhës me Kurtin

“Kuvendi nuk mund të sillet sikur s’ka ndodhur asgjë” – PDK procedon ndryshimet për Dhomat e Specializuara, kërkon që në rast rigjykimi lënda të kalojë në Kosovë
03/10/2026 - 16:16

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë që në takimin e radhës e radhës me kryeministrin Albin Kurti pret që të mbyllet çështja rreth ndryshimit të ligjit të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Auto Draft

    Thellohet skandali i videove intime: Adi Hila kryen marrëdhënie edhe me meshkuj, ja kush është këngëtari i ri korçar (Pamje +18)

    410 Shpërndaje
    Shpërndaje 164 Tweet 103
  • Pamje të reja: Adi Hila e dinte për kamerën, momenti kur zbulohet

    478 Shpërndaje
    Shpërndaje 191 Tweet 120
  • Nga Eli Fara tek Monika Lubonja, 17 gra raportohet të jenë filmuar nga kompozitori Adrian Hila – dalin disa pamje

    1568 Shpërndaje
    Shpërndaje 627 Tweet 392
  • Media në Shqipëri ngre dyshime serioze se si u shtri biznesmeni nga Shtimja me markete në Shqipëri

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • “Kur jetoja në shtëpinë e familjes Hila”, Vesa Smolica thyen heshtjen, i shkruan gjerë e gjatë gruas së Adrian Hilës

    118 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 30

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë