Rrezarta Krasniqi, deputete e LDK-së ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të doktor Adem Nurës, percjell Veriu.info.
Krasniqi i ka shprehur ngushëllime familjes dhe ka thënë se Nura ishte shembull, pasi ai nuk shëronte vetëm trupat, por edhe shpirtërat me fjalët e tij të ngrohta.
“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të doktor Adem Nurës, mjekut që ishte jo vetëm profesionist i përkushtuar, por edhe pjesë e pandashme e familjes sonë. Kujtojmë me respekt e mirënjohje kujdesin dhe përkushtimin që ai gjithmonë tregoi për ne dhe për të gjithë ata që patën fatin ta njohin.
Doktori do të mbahet mend si njeri i zemrës së madhe, i cili shëroi jo vetëm trupat, por edhe shpirtërat me fjalët e tij të ngrohta dhe optimizmin që përcillte gjithmonë.
Ngushëllimet më të sinqerta për familjen dhe të afërmit e tij.”
Pushoftë në paqe, doktor Ademi!