Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kryeministri i Serbisë dha dorëheqje: Çka pritet tash?

28/01/2025 - 12:42
në Kryesore, Lajme
A A
Kryeministri i Serbisë dha dorëheqje: Çka pritet tash?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq, dha dorëheqje nga posti, mes valës së protestave për tragjedinë në Novi Sad.

Duke folur në një konferencë të jashtëzakonshme për gazetarët në Beograd, ai tha se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka pranauar vendimin e tij.

“Unë besoj se politika që unë përfaqësoj, partia që unë drejtoj, duhet të demonstrojë nivelin më të lartë të përgjegjësisë dhe të futë norma të reja në politikën serbe, duke dëshmuar se është e përgjegjshme”, tha Vuçeviq, njëherësh kryetar i Partisë Përparimtare Serbe në pushtet.

Për më shumë se dy muaj në Serbi, mijëra studentë dhe qytetarë të tjerë kërkojnë përgjegjësi penale dhe politike për tragjedinë në qytetin e Novi Sadit, ku, më 1 nëntor të vitit të kaluar, 15 persona humbën jetën nga shembja e strehës në stacionin hekurudhor.

Incidenti ndodhi pasi ky stacion u rinovua dy herë në vitet e fundit nga një konsorcium kompanish, i udhëhequr nga Kina.

Vuçeviq tha se “pas ngjarjeve të mbrëmshme, dorëheqja nga posti i kryeministrit është vendim i parevokueshëm”.

“Unë do ta kryej punën time derisa të zgjidhet Qeveria e re. Kjo qeveri tani është në mandat teknik, në dorëheqje”, tha ai.

Natën mes 27 dhe 28 janarit, disa studentë thanë se u sulmuan gjatë protestave në Novi Sad.

Një studente, A.V., u pranua për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Vojvodinës.

Sipas raportimeve të Shërbimit të Ballkanit të Radios Evropa e Lirë, incidenti ndodhi jashtë ambienteve të Partisë Përparimtare Serbe.

Pamje nga protestat në Serbi natën mes 27 dhe 28 janarit.
Pamje nga protestat në Serbi natën mes 27 dhe 28 janarit.

Presidenti i Serbisë, Vuçiq, tha një ditë më herët se të gjitha kërkesat e studentëve janë plotësuar.

Gjatë atij fjalimi, ai kërkoi edhe ristrukturimin e Qeverisë së Serbisë, në krye të së cilës Vuçeviq ishte nga maji i vitit 2024.

Përndryshe, më 30 dhjetor, Zyra e Prokurorit të Lartë Publik në Novi Sad ngriti aktakuzë kundër 13 personave, në lidhje me shembjen e srehës së stacionit.

Në mesin e të pandehurve janë: ish-ministri i Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës i Serbisë, Goran Vesiq, dhe ndihmësja e tij, Anita Dimoski, si dhe ish-drejtoresha e Ndërmarrjes Publike “Infrastruktura e Hekurudhave të Serbisë”, Jellena Tanaskoviq.

Dhjetë të pandehur janë në paraburgim, Vesiq është në arrati, ndërsa Tanaskoviq dhe Dimoski janë në arrest shtëpiak.

Prokuroria konfiskoi edhe dokumente nga institucione dhe kompani të shumta, si dhe urdhëroi një ekspertizë për të përcaktuar shkakun e shembjes së strehës së stacionit dhe përgjegjësit.

Çka tha tjetër Vuçeviq?

Pasi që i renditi ato që i cilësoi si suksese të Qeverisë së tij, Vuçeviq tha se ajo që hodhi hije të madhe mbi mandatin e tij, ishte ngjarja në Novi Sad.

“Që nga ai moment, Serbia sikur ka mbetur e ngujuar në atë fatkeqësi”, tha ai dhe paralajmëroi, gjithashtu, se gjatë ditës do të japë dorëheqje edhe kryetari i Novi Sadit, Millan Gjuriq.

“Kryetari i Novi Sadit dhe unë e konsiderojmë veten objektivisht përgjegjës për atë që ka ndodhur në Novi Sad dhe, për këtë arsye, e paguajmë me dëshirë çmimin politik”, tha kryeministri i dorëhequr serb.

Me këtë veprim, sipas tij, plotësohen edhe kërkesat politike të një pjese të demonstruesve më ekstremë.

“Le të çojë kjo në qetësimin e situatës dhe në kthimin e dialogut politik e shoqëror”, shtoi ai.

Atmosfera që është krijuar pas kësaj tragjedie, sipas tij, “nuk i përshtatet askujt”.

Ai, po ashtu, tha se në protesta ka ndërhyrje nga jashtë, por nuk specifikoi se për çka ose kë konkretisht e ka fjalën.

“Në këta tre muaj, kemi dëgjuar akuza të ndryshme ndaj organeve shtetërore, thirrje për rrëzimin e shtetit, kemi dëgjuar shumë deklarata të papërgjegjshme, jo vetëm nga opozita, por edhe nga ne në pushtet”, tha Vuçeviq.

Pamje nga protestat në Beograd, 24 janar 2025.
Pamje nga protestat në Beograd, 24 janar 2025.

Çka tash?

Neni 132 i Kushtetutës së Serbisë thotë se kryeministri e paraqet dorëheqjen te kryetari i Kuvendit dhe e njofton njëkohësisht presidentin e Republikës dhe publikun për vendimin e tij.

Kuvendi, në seancën e parë të radhës, konstaton dorëheqjen e kryeministrit.

Mandati i Qeverisë përfundon në ditën e konfirmimit të dorëheqjes së kryeministrit.

Pasi që Kuvendi ta konfirmojë dorëheqjen e kryeministrit, presidenti i Republikës është i detyruar të fillojë procedurën për zgjedhjen e Qeverisë së re.

Nëse Kuvendi nuk arrin të zgjedhë Qeverinë e re brenda 30 ditëve nga data e dorëheqjes së kryeministrit, presidenti i Republikës është i detyruar të shpërndajë Kuvendin dhe të shpallë zgjedhjet e reja. /REL

JU REKOMANDOJMË

KPK shkarkon kryeprokurorin, Blerim Isufaj

KPK shkarkon kryeprokurorin, Blerim Isufaj
02/10/2026 - 16:25

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka marrë vendim për shkarkimin e kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj. Vendimi për shkarkimin e Isufajt është marrë me...

Më shumëDetails

Brukseli planifikon “plane veprimi” për anëtarësimin e Malit të Zi e Shqipërisë, për Kosovën e të tjerat forma të “integrimit gradual”

Brukseli planifikon “plane veprimi” për anëtarësimin e Malit të Zi e Shqipërisë, për Kosovën e të tjerat forma të “integrimit gradual”
02/10/2026 - 16:07

Një rishikim i mënyrës së vendimmarrjes së BE-së dhe hartat rrugore që përcaktojnë një afat kohor më të qartë për anëtarët e ardhshëm janë dy elementet kyçe të...

Më shumëDetails

Kurti: Kontributi i grave nuk është vetëm ekonomik dhe institucional, por është edhe kontribut për paqen dhe sigurinë

Kurti: Kontributi i grave nuk është vetëm ekonomik dhe institucional, por është edhe kontribut për paqen dhe sigurinë
02/10/2026 - 16:05

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në ditën e dytë të konferencës ndërkombëtare me temë “Partneritet për Ndryshim: Gratë që Transformojnë Sistemet – Avancimi i...

Më shumëDetails

“Lojë çmimesh” apo gabim teknik? LC Waikiki gjobitet dy herë brenda muajit në Kosovë

“Lojë çmimesh” apo gabim teknik? LC Waikiki gjobitet dy herë brenda muajit në Kosovë
02/10/2026 - 15:05

A ju ka ndodhur ndonjëherë të zgjidhni diçka me gëzim sepse patë një çmim të mirë në raft, por në momentin që kaloni te arka, fatura ju “godet”...

Më shumëDetails

Çitaku i kundërpërgjigjet Haxhiut: UÇK-ja është mbi çdo temë e çdo prioritet

Çitaku i kundërpërgjigjet Haxhiut: UÇK-ja është mbi çdo temë e çdo prioritet
02/10/2026 - 14:51

Sekretarja dhe deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, i është kundërpërgjigjur Albulena Haxhiut, pas deklaratës së saj se zgjedhja e presidentit është më e rëndësishme sesa votimi...

Më shumëDetails

Haxhiu thotë se mund t’i drejtohet Kushtetueses rreth mandatit të saj nëse vendi s’ka president

Haxhiu thotë se mund t’i drejtohet Kushtetueses rreth mandatit të saj nëse vendi s’ka president
02/10/2026 - 14:39

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka thënë se është shumë e rëndësishme që takimet mes partive politike të vazhdojnë për çështjen e presidentit dhe paralajmëroi t’i...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Nga Eli Fara tek Monika Lubonja, 17 gra raportohet të jenë filmuar nga kompozitori Adrian Hila – dalin disa pamje

    Nga Eli Fara tek Monika Lubonja, 17 gra raportohet të jenë filmuar nga kompozitori Adrian Hila – dalin disa pamje

    1516 Shpërndaje
    Shpërndaje 606 Tweet 379
  • Pamje të reja: Adi Hila e dinte për kamerën, momenti kur zbulohet

    395 Shpërndaje
    Shpërndaje 158 Tweet 99
  • Aktore dhe këngëtare zhdukin fotot në studion e Ad Hilës, në videot intime edhe moderatorë dhe biznesmenë

    378 Shpërndaje
    Shpërndaje 151 Tweet 95
  • Skandali i Adrian Hilës, gazetari lëshon deklaratën e fortë: Dy prej grave kanë tentuar t’i …

    460 Shpërndaje
    Shpërndaje 184 Tweet 115
  • Misteri pas videove të Adrian Hilës me personazhet e njohur të botës së showbiz-it

    286 Shpërndaje
    Shpërndaje 114 Tweet 72

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë