Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Cili është kontributi i SHBA-së në Gjykatën Speciale?

30/01/2025 - 19:41
në Kryesore, Lajme
A A
Specialja deklarohet për bastisjet në shtëpitë e Hajredin Kuçit e Sylejman Selimit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kontributi i Shteteve të Bashkuara në Dhomat e Specializuara në Hagë kryesisht është i përqendruar në financimin e punonjësve të emëruar nga autoritetet shtetërore. Kështu tha për Radion Evropa e Lirë zëdhënësja e Gjykatës, Angela Griep, kur u pyet nëse financimi i këtij institucioni do të preket pas pezullimit të përkohshëm të financimit nga SHBA-ja.

Griep nuk dha informacione nëse stafi i Gjykatës, që vjen nga SHBA-ja, preket nga ky vendim ose jo.

Presidenti amerikan, Donald Trump, përmes një urdhri ekzekutiv ka ngrirë për 90 ditë ndihmën ndërkombëtare. Ngrija e financimit të programeve të ndihmës është pjesë e përpjekjes së presidentit amerikan, që t’i përshtatë këto programe me qëllimet e tij të politikës së jashtme.

Por, nuk ka konfirmim nëse ky pezullim prek edhe Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar të Kosovës, me seli në Hagë të Holandës.

Këto institucione, që njihen edhe si Gjykata Speciale, hetojnë krimet e pretenduara të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë që nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.

Aktualisht, në Hagë po zhvillohen disa gjykime ndaj ish-krerëve të UÇK-së dhe gjykata po ashtu ka shpallur edhe disa vendime dënuese.

Kush e financon Gjykatën Speciale?
Gjykata Speciale financohet nga Bashkimi Evropian, por edhe nga shtetet e treta kontribuuese, ku bëjnë pjesë Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Norvegjia, Zvicra dhe Turqia.

Dhomat dhe Prokuroria e Specializuar aktualisht kanë një buxhet prej 97.1 milionë eurosh, që përfshin periudhën nga 15 qershori i vitit 2023 deri më 14 qershor 2025.

I gjithë buxheti është financuar nga BE-ja, por shtete të tjera po ashtu kontribuojnë për programe të caktuara.

Në këtë kontekst, SHBA-ja kryesisht kontribuon në financimin e disa punonjësve, thotë Griep.

Sipas raportit të fundit vjetor të Gjykatës, që i përket vitit 2023, SHBA-ja renditet e dyta, pas Holandës – shtetit mikpritës të selisë së Gjykatës – sa i përket numrit të punonjësve në Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Punonjësit e emëruar nga SHBA-ja në poste të ndryshme, ofrojnë ekspertizën e tyre në Gjykatën Speciale.

Dhomat dhe Prokurorinë e Specializuar punësojnë dy kategori punëtorësh: punonjës të emëruar përmes autoritetit shtetëror (seconded) dhe punonjësit e kontraktuar. Por, në Speciale kontribuojnë edhe praktikantë nga shtetet e BE-së dhe shtete tjera kontribuuese.

SHBA-ja financon punëtorët e saj që janë të emëruar përmes autoriteteve shtetërore.

Në Gjykatën Speciale, këta punonjës që caktohen të punojnë në Hagë, njëkohësisht mbesin të punësuar edhe në institucionet në SHBA, kryesisht në Qeveri, organizata ndërkombëtare apo agjenci të zbatimit të ligjit.

Këta punonjës në përgjithësi, por edhe varësisht nga procedurat e shteteve për emërimin e personelit, shërbejnë në Gjykatën Speciale për të paktën një vit, me mundësi të zgjatjes së shërbimit.

Shpenzimet e tyre, përfshirë pagat, kontributet për sigurime shëndetësore, shpenzimet e udhëtimeve dhe kompensimet e tjera i mbulon shteti që i ka emëruar.

Atyre po ashtu, në varësi të rrethanave, u paguhet edhe mëditjet.

Në mesin e punonjësve amerikanë, janë edhe gjykatës dhe prokurorë të specilizuar. Nënkryetari i gjykatës është amerikani, Charles L. Smith III, ndërkaq kryeprokurore është amerikania, Kimberly West, që mori këtë post më 2023.

Gjykatësi Smith, po ashtu është gjykatësi kryesor në rastin më të madh pranë gjykatës, atë kundër ish-krerëve të UÇK-së: ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli dhe ish-deputetit, Rexhep Selimi.

Sipas të dhënave, deri më 31 dhjetor 2023, në Gjykatën Speciale ishin të punësuar 283 persona, nga ta afër 30 nga SHBA-ja. Numri i punonjësve të emëruar përmes autoriteteve shtetërore po ashtu është rritur më 2023 dhe tre nga ta ishin nga SHBA-ja dhe Zvicra.

Financuesit e Gjykatës Speciale mbulojnë shpenzimet e operimit të këtij institucioni, por edhe financojnë programe dhe aspekte të caktuara të operimit. Shembull, Norvegjia ka financuar renovimin e ndërtesës së Gjykatës dhe Zvicra, përmes një granti, ka kontribuar në financimin e programit të informimit që nga viti 2018.

JU REKOMANDOJMË

VIDEO: Shehaj rrëmbeu nga zyra e Kuvendit dokumentin sekret të marrëveshjes me SHBA dhe u “arratis” me vrap, punonjësja rrëzohet nga shkallët

VIDEO: Shehaj rrëmbeu nga zyra e Kuvendit dokumentin sekret të marrëveshjes me SHBA dhe u “arratis” me vrap, punonjësja rrëzohet nga shkallët
27/07/2026 - 18:03

Pamje të reja janë siguruar nga ngjarja që ndodhi sot në zyrat e Kuvendit, ku kreu i “Partisë Mundësia”, Agron Shehaj, mori dokumentin sekret e marrëveshjes me SHBA...

Më shumëDetails

Bajrami kërkon ndryshim në LDK: Partia duhet të ringrihet, jo të jetë shtojcë e askujt

Bajrami kërkon ndryshim në LDK: Partia duhet të ringrihet, jo të jetë shtojcë e askujt
27/07/2026 - 17:44

Deputetja e zgjedhur e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka deklaruar se partia ka nevojë për ndryshim të brendshëm në mënyrë që të rikthehet fuqishëm në skenën...

Më shumëDetails

Murati nënshkruan marrëveshje 60 milionë euro me Agjencinë Franceze për Zhvillim për projektin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”

Murati nënshkruan marrëveshje 60 milionë euro me Agjencinë Franceze për Zhvillim për projektin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”
27/07/2026 - 17:24

Ministri i Financave, Hekuran Murati, nënshkroi sot Marrëveshjen e Huasë ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim (AFD), në vlerë prej 60 milionë eurosh,...

Më shumëDetails

Gashi: Të enjten vendoset drejtimi i LDK-së

Gashi: Të enjten vendoset drejtimi i LDK-së
27/07/2026 - 16:42

Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës thotë se “për ta ndryshuar Kosovën, së pari duhet ta definojmë qartë LDK-në”. Pasi kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku e...

Më shumëDetails

Ekstradohet nga Kosova për në Danimarkë i kërkuari me letër rreshtim ndërkombëtar

Ekstradohet nga Kosova për në Danimarkë i kërkuari me letër rreshtim ndërkombëtar
27/07/2026 - 16:16

Gjatë ditës së sotme përmes Aeroportit Ndërkombëtar ‘’Adem Jashari’’ në Prishtinë, Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante...

Më shumëDetails

Pamje shqetësuese nga Rahoveci: Uji i rrëmbyeshëm “merr me vete” një grua gjatë përmbytjeve

Pamje shqetësuese nga Rahoveci: Uji i rrëmbyeshëm “merr me vete” një grua gjatë përmbytjeve
27/07/2026 - 15:50

Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë Rahovecin kanë shkaktuar vërshime në disa zona. ‘Meto Kosova’ ka publikuar një video ku një grua shihet duke u përfshirë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • 10 mijë euro gjobë për gjetjet skandaloze në “Inna Dental Clinic”, inspektorët kërkuan asistencën e policisë pas kërcënimeve nga Dr. Fitim Xhoxhaj

    10 mijë euro gjobë për gjetjet skandaloze në “Inna Dental Clinic”, inspektorët kërkuan asistencën e policisë pas kërcënimeve nga Dr. Fitim Xhoxhaj

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Diploma ‘false’ e dekanit Puka: Largohet nga rasti prokurori Krasniqi, lënda i kalohet prokurorit Mehmeti

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Meteo Kosova: RREZIK! Kosova në alarmin e kuq, të hënën priten stuhi të forta, aktivitet i fuqishëm elektrik, reshje rrëke dhe përmbytje

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • “AB Beauty” e Agnesa Behlulit zbulohet duke aplikuar palicencë shërbime invazive për Botox dhe fillerë, gjobitet vetëm 2 mijë euro

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Skandal: Inspektorati ia ndalon veprimtarinë e mbjelljes së flokëve klinikës “Trandevue”, zbulon se rreth 300 pacientë morën shërbime të palicencuara

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë