KOSOVA FITUESE 137 – për EKONOMINË
—- 𝐙𝐎𝐓𝐈𝐌𝐄𝐓 𝐁𝐀𝐙𝐈𝐊𝐄 —-
1. Rritja ekonomike 7%;
Ky është kufiri i fillimit të zgjidhjes së problemeve me varfërinë dhe papunësinë në Kosovë. Zvogëlimi i varfërisë bëhet vetëm përmes zhvillimit dhe jo ndihmave sociale (lëmoshës).
2. 25 miliardë euro investime kapitale publike dhe private:
• 9 miliardë euro investime kapitale publike
• 16 miliardë euro investime nga sektori privat
Asnjë qeveri nuk duhet të flasë vetëm për investime publike dhe të ndajë me automatizëm sektorin privat i cili realizon investime më shumë se Qeveria. Fuqia investive e kapitalit privat është dyfishi i buxhetit të Qeverisë dhe ne duhet të kujdesemi që ta ndihmojmë në çdo rrethanë.
3. Klimë miqësore për bizneset në Kosovë
Qeveria do ta trajtojë si partner biznesin në Kosovë drejt zhvillimit dhe avancimit tonë si shoqëri dhe shtet.
—- 𝐒𝐈 𝐃𝐎 𝐓’𝐈 𝐑𝐄𝐀𝐋𝐈𝐙𝐎𝐉𝐌Ë 𝐊Ë𝐓𝐎 𝟑 𝐙𝐎𝐓𝐈𝐌𝐄? —-
– Siguria e plotë në Kosovë;
– Qasje e hapur, bashkëpunuese dhe në plotni në përkrahje të bizneseve;
– Politika Ekonomike në harmoni me zotimet bazike;
• Politika Buxhetore aktive në funksion të zhvillimit ekonomik;
• Politika Fiskale nxitëse dhe përkrahëse për bizneset;
• Politika Tregtare që nxisin prodhimin dhe eksportin
– Infrastrukturë e plot dhe moderne në mbështetje të bizneseve dhe lëvizjes së mallrave dhe njerëzve;
• Furnizim stabil me energji;
• Furnizim stabil dhe zgjidhje të problemeve me ujëra;
• Finalizim të infrastrukturës rrugore, hekurudhore dhe ajrore.
– Zona Ekonomike Biznesore në çdo komunë;
– Plan Hapësinor final në funksion të zhvillimit të shpejt ekonomik.
—- 𝐁𝐔𝐗𝐇𝐄𝐓𝐈 𝐏𝐔𝐁𝐋𝐈𝐊 𝟐𝟎𝟐𝟓 – 𝟐𝟎𝟐𝟗 —-
– Të hyra buxhetore 17.5 miliardë euro;
Përmes rishikimit të buxhetit, viti 2025 do të ketë 3.6 miliardë euro dhe në vitin e 4-të të qeverisjes do të arrijë deri në 5.2 miliardë euro. Në total të hyrat buxhetore brenda 4 viteve do të realizohen në vlerë prej 17.5 miliardë euro;
– Rritja e borxhit Publik në vlerë prej 5 miliardë euro;
Burime plotësuese shtesë që qeveria e ardhshme do të planifikojë dhe realizojë janë rritja e huas publike në vlerë prej 5 miliardë euro (aktualisht borxhi publik: 17% e PBV ose rreth 2 miliardë euro).
– Totali i të hyrave në funksion të zhvillimit të shpejt ekonomik do të jetë vlera prej 22.5 miliardë euro.
—- SI DO T’I PLANIFIKOJMË SHPENZIMET E BUXHETIT PUBLIK? —-
– Pagat për punonjësit publik: 4.8 miliardë euro brenda mandatit qeverisës
• Paga mesatare neto prej 1000 euro do të jetë që në vitin e parë të qeverisjes dhe secilin vit vijues do të ketë rritje prej 13%. Rritja e pagës mesatare do të ndikojë në mirëqenien e qytetarëve dhe rritjen e qarkullimit të bizneseve për shkak të fuqisë blerëse;
• Buxheti vjetor për vitin e parë për paga është 1.1 miliardë euro.
– Investime Kapitale Publike: 9 miliardë euro brenda mandatit qeverisës
• Buxheti vjetor i planifikuar, që në vitin e parë nga 900 milionë të planifikuara do të rritet në 1.1 miliardë euro dhe deri në fund të mandatit qeverisës do të vazhdojë të rritet çdo vit. Totali i planifikuar do të shkojë në 5.3 miliardë euro;
• Vlera prej 3 miliardë euro nga rritja e huas publike do të përdoret në investime kapitale në projektet e planifikuara.
– Transferet Sociale: 4.6 miliardë euro brenda mandatit qeverisës
• Që në vitin e parë pensionet në Kosovë do të jenë 500 euro, të cilat do të jenë të ndërlidhura me pagën minimale;
• Kategoritë e Lirisë do të ndërlidhen po ashtu me pagën minimale prej 500 euro.
– Subvencionet: 2.3 miliardë euro brenda mandatit qeverisës
• Përfituesit më të mëdhenj në kategorinë e subvencioneve do të jetë sektori i bujqësisë, bizneset e reja, dhe prodhuesit që eksportojnë produkte.
– Mallrat dhe Shërbimet: 1.8 miliardë euro brenda mandatit qeverisës
• Në vitin e parë të qeverisjes, buxheti për mallra dhe shërbime do të zvogëlohet nga 530 milionë të planifikuara në 430 milionë euro për vit. Kemi nevojë për më pak shpenzime nga Qeveria dhe më shumë investime.
—- 𝐏𝐎𝐋𝐈𝐓𝐈𝐊𝐀𝐓 𝐅𝐈𝐒𝐊𝐀𝐋𝐄 —-
– Vjelja e TVSH-së brenda;
• Bizneset kanë nevojë ekstreme për likuiditet dhe nuk mund të vazhdojmë më tutje që shteti të mbledh tatimin mbi vlerën e shtuar ende pa ndodhur shitja e mallrave nga ana e bizneseve;
– Zvogëlimi i akcizës dhe TVSH-së për karburantet djegëse për sektorin e bujqësisë dhe industrinë prodhuese;
– Rritja e pragut të TVSH-së nga 30 mijë në 50 mijë EURO për pagesën vullnetare të TVSH-së;
– Bizneset e reja dhe aktuale që investojnë në Kosovë lirohen nga tatimi në fitim për 5 vite;
– Vlera e pagës bazë në nivelin e pagës minimale lirohet nga tatimi në të ardhura personale;
– Bizneset që punësojnë gra, do të mbështeten me 50% të vlerës së pagës për secilin të punësuar në kohë prej 6 muajsh.
—- 𝐈𝐍𝐕𝐄𝐒𝐓𝐈𝐌𝐄𝐓 𝐊𝐀𝐏𝐈𝐓𝐀𝐋𝐄 𝐃𝐇𝐄 𝐏𝐑𝐎𝐉𝐄𝐊𝐓𝐄𝐓 𝐄 𝐌Ë𝐃𝐇𝐀 𝟐𝟎𝟐𝟓-𝟐𝟎𝟐𝟗 —-
– Totali i investimeve kapitale në Kosovë 2025-2029 do të jetë 25 miliardë Euro, nga të cilat:
• 9 miliardë Euro investime publike
• 16 miliardë Euro investime nga sektori privat
Aktualisht niveli i investimeve nga sektori privat është 2.8 miliardë euro në vit, shifër kjo e cila do të shkoj në 4 miliardë Euro, përmes politikave mbështetëse nga qeveria.
– 3 Miliardë Euro – Infrastruktura rrugore
• Finalizimi i projekteve aktuale 500 milion ( Autostrada e Gjilanit, rruga Klinë-Gjakovë, Prishtinë-Pejë, Prishtinë-Mitrovicë, Prishtinë-Podujevë, Deçan-Plavë)
• Autostrada e Dukagjinit 1.4 miliardë
(Prizren-Rahovec-Gjakovë-Junik-Deçan-Pejë-Istog-Mitrovicë)
• Rruga Prizren –Tetovë 600 milionë
• Projekte të reja rajonale dhe komunale – 500 Milionë Euro (Aksi ndërlidhës i autostradave në Duhël dhe Unaza e jashtme e Prishtinës)
– 1.5 Miliardë Euro – Investimet kapitale në Arsim dhe Shëndetësi
– 1.5 Miliard Euro – Shtrirja e plotë dhe modernizimi i komplet rrjetit të ujit të pijes dhe trajtimit të ujërave të zeza
– 1 Miliard Euro – 8 Liqej akumulues / Ujëmbledhës, zgjidhje shekullore për ujë të pijshëm, ujitje, dhe prodhim të energjisë
• Ndërtimi i digës në lumin Lepenc në fshatin Firajë – furnizim me ujë për komunat Ferizaj, Kaçanik, Shtërpcë, Shtime, dhe Lipjan.
• Ndërtimi i digës në lumin Manastircë, afër fshatit Reçan – furnizim me ujë për komunën e Prizrenit.
• Ndërtimi i digës në Dragaçinë – furnizim me ujë për komunën e Suharekës.
• Ndërtimi i digës në Lloqan – furnizim me ujë për komunën e Deçanit.
• Ndërtimi i digës së Pollatës – furnizim me ujë për komunat Prishtinë dhe Podujevë.
• Ndërtimi i digës së Kuqicës – furnizim me ujë për komunat Drenas dhe Skenderaj.
• Ndërtimi i digave të Kremenadës ose Desivojcës – furnizim me ujë për komunën e Kamenicës.
• Ndërtimi i digës në Shushë të Vitisë ose në Pogragjë të Gjilanit – për furnizimin me ujë të komunave Gjilan e Viti.
– 1 Miliard Euro – Modernizimi i tërë rrjetit të transportit hekurudhor
• Hekurudha e kombit, projekti i hekurudhës Prishtinë – bregdeti shqiptarë
• Modernizimi i hekurudhës Prishtinë – Pejë
• Modernizimi i hekurudhës Prishtinë – Prizren
• Modernizimi i hekurudhës Prishtinë – Hani i Elezit
– 600 Milionë Euro – Investimet kapitale në Sport dhe Kulturë
– 200 Milionë Euro – zgjerimi i kapaciteteve të komunikacionit /transportit ajror
• Zgjerimi i Aeroportit “Adem Jashari”
• Funksionalizimi i Aeroportit të Gjakovës
—- 𝐏𝐑𝐎𝐉𝐄𝐊𝐓𝐄𝐓 𝐄 𝐌Ë𝐃𝐇𝐀 𝐌𝐄 𝐏𝐀𝐑𝐓𝐍𝐄𝐑𝐈𝐓𝐄𝐓 𝐏𝐔𝐁𝐋𝐈𝐊𝐎-𝐏𝐑𝐈𝐕𝐀𝐓 —-
– Termocentrali me gaz prej 500 MW – Ferizaj dhe projekte më të vogla të energjisë së ripërtëritshme.
– Qendrat e turizmit malor dhe skijimit
• Brezovica – 400 mil.
• Rugova – 60 mil.
• Bjeshka Belegut – 20 mil.
• Brodi – 20 mil.
• Bjeshka e Istogut – 10 mil.
• Bjeshka e Junikut / Gjeravica – 10 mil.
– Trepça dhe resurset tjera minerare të Kosovës
– Qendra Kombëtare për Inovacion dhe Teknologji
—- 𝐕𝐄𝐏𝐑𝐈𝐌𝐄𝐓 𝐌𝐁Ë𝐒𝐇𝐓𝐄𝐓Ë𝐒𝐄 𝐓Ë 𝐐𝐄𝐕𝐄𝐑𝐈𝐒Ë —-
– Ligji për Investime Strategjike, i fokusuar në përparësi ndaj investitorëve vendor dhe diasporës, duke mos përjashtuar investitorët e huaj.
– Ndryshimi i ligjit për Parqet Nacionale të Sharrit dhe Bjeshkëve të Nemuna
– Ndryshimi i ligjit për sponzorizim dhe përfshirja e sektorit për Inovacion /Programim dhe Mediave
– Hartimi i skemave mbështetëse direkte për:
• Bizneset e reja – 150 milionë në vit
• Bizneset prodhuese dhe eksportuese – 100 milionë në vit
• Bujqësi, blegtori, dhe zhvillim rural – 250 milionë në vit
– Lirimi nga tatimi në fitim për 5 vjet për bizneset që investojnë në Kosovë
– Mbulimi i 50 % të pagës për 6 muaj për bizneset që punësojnë gra
– Rishikimi i plotë i kornizës ligjore të sistemit të lejeve dhe licencave.
https://www.facebook.com/share/p/18cq6S5JNs/