Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Aktivistja Sijarina pas takimit me kryeprokurorin: S’do të tërhiqemi derisa akterët që çuan Arlindën drejt vr’asjes të përfundojnë në burg

05/11/2026 - 10:54
në Lajme
A A
Aktivistja Sijarina pas takimit me kryeprokurorin: S’do të tërhiqemi derisa akterët që çuan Arlindën drejt vr’asjes të përfundojnë në burg
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Aktivistja feministe, Liridona Sijarina, pas takimit me kryeprokurorin e Shtetit, Zejnullah Gashi, ka deklaruar se kanë kërkuar që çështja e vrasjes së Arlinda Zekajt dhe rastet e femicidit të trajtohen me urgjencë.

Ajo ka thënë se, pavarësisht se rastet janë dërguar në Këshillin Prokurorial, kanë insistuar që institucionet të ndërmarrin veprime konkrete dhe të mos ketë persona të paprekshëm brenda sistemit të drejtësisë.

Sijarina ka shprehur dyshime për përgjigjen e institucioneve se do të ndiqen procedurat ligjore, duke theksuar se mungesa e një afati konkret mund të çojë në përsëritjen e rasteve të ngjashme.

“Ne parashtruam kërkesat tona dhe insistuam që Kryeprokurori i Shtetit, pavarësisht se i ka nisur rastet në Këshillin Prokurorial, ta marrë me urgjencë çështjen e vrasjes së Arlinda Zekajt dhe të rasteve të femicidit. Ajo që u tha dhe për çka e garantuam edhe Kryeprokurorin e Shtetit dhe koordinatorin kundër dhunës në familje është se nuk do të ketë më njerëz të paprekshëm nga ata brenda. Dhe këtë e dimë nga e kaluara, që ka pasur njerëz të paprekshëm dhe që i gjithë zinxhiri i sistemit të drejtësisë vazhdon të qeveriset dhe të mbahet nga njerëz që janë të paprekshëm. Por, i garantuam brenda se, nëse do të ketë njerëz të paprekshëm në punën tonë, angazhimin tonë do ta kanalizojmë pikërisht drejt atyre që kanë për t’i ndalur këta njerëz të paprekshëm”, ka thënë ajo, shkruan eo.

“Neve na u tha se do të ndiqen procedurat ligjore, gjë që për ne është një dozë dyshimi, të cilën e kemi parë edhe në të kaluarën, kur rastet merren me një procedurë të zakonshme dhe kur nuk na jepet një afat. Çka i bie kjo? Se shteti po e merr vrasjen e Arlindës me urgjencë? Kjo mund të çojë në përsëritjen e historisë. Njerëzit që i çojnë gratë drejt vrasjes përfundojnë duke u kthyer në institucione. Ne nuk kemi për t’u tërhequr dhe nuk kemi për ta pushuar angazhimin derisa t’i shohim të gjithë akterët që e kanë çuar Arlindën drejt vrasjes, jo vetëm të pushuar nga puna, por edhe të burgosur. Ne kemi menduar për bllokada dhe do të insistojmë që këta njerëz të thonë në mënyrë definitive dhe të japin zotime. Kjo ka qenë kërkesa jonë që nga dita e parë. Do të insistojmë nëpërmjet metodave të ndryshme. Bllokada që kemi pasur dje ka rezultuar me këtë takim. Kemi ardhur këtu dhe ua kemi bllokuar derën. Një gjë të tillë do ta vazhdojmë edhe tutje, përderisa nuk marrim përgjigje konkrete nga secili institucion”, ka deklaruar Sijarina.

Ajo ka bërë të ditur se të shtunën, në orën 12:00, është thirrur protestë kombëtare.

JU REKOMANDOJMË

Matthew Palmer: Një shumicë demokrate në Kongres mund të rris përkrahjen për normalizim Kosovë-Serbi

Matthew Palmer: Një shumicë demokrate në Kongres mund të rris përkrahjen për normalizim Kosovë-Serbi
05/11/2026 - 10:42

Një shumicë e mundshme demokrate në Kongresin amerikan mund të sjellë mbështetje më të fuqishme për vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën e tyre drejt Bashkimit Evropian, ka...

Më shumëDetails

Zvicra i krahason vendet e Ballkanit drejt BE-së: Shqipëria e Mali i Zi avancojnë, Kosova mbetet prapa

Zvicra i krahason vendet e Ballkanit drejt BE-së: Shqipëria e Mali i Zi avancojnë, Kosova mbetet prapa
05/11/2026 - 10:32

Mali i Zi mund të bëhet vendi i radhës që do t’i bashkohet Bashkimit Evropian, me synimin që anëtarësimi të realizohet në vitin 2028. Ndërkohë, Shqipëria synon t’i...

Më shumëDetails

Analiza e “The Guardian”: A është ky fillimi i fundit për Trump?

Analiza e “The Guardian”: A është ky fillimi i fundit për Trump?
05/11/2026 - 10:29

Me demokratët në pushtet, Trump mund të jetë nën rrethim dhe të humbasë dominimin e tij mbi partinë republikane – por identiteti i tij do të shijojë perspektivën...

Më shumëDetails

Nafta bie nën 100 dollarë për fuçi

Nafta bie nën 100 dollarë për fuçi
05/11/2026 - 10:28

Nafta e papërpunuar Brent ra nën 100 dollarë për fuçi të mërkurën për herë të parë në një muaj, duke zgjeruar humbjet për të tretën herë radhazi mes...

Më shumëDetails

Kryeministër që gati 6 vite, por Kurti ende flet si opozitar për vde’kjen e Astrit Deharit: Ende nuk e dimë emrin e v’rasësit të tij

Kryeministër që gati 6 vite, por Kurti ende flet si opozitar për vde’kjen e Astrit Deharit: Ende nuk e dimë emrin e v’rasësit të tij
05/11/2026 - 10:20

Kryeministri Albin Kurti ka bërë homazhe te varri i Astrit Deharit, në 10-vjetorin e vdekjes së tij. "10 vjet pa Astritin janë shumë. Janë tepër shumë për familjen,...

Më shumëDetails

Çitaku: Çlirimtarë, ju mbahuni të fortë! Ne nuk do t’ju lëmë kurrë vetëm! As sot, as nesër, asnjëherë!

Çitaku: Vendi mund të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme në fund të këtij viti
05/11/2026 - 10:14

Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka kërkuar angazhim të përbashkët shtetëror në mbrojtje të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, në...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Këta janë pesë të arrestuarit për trafikimin e 37 kilogramëve të lëndëve narkotike në Kosovë (Emrat)

    Këta janë pesë të arrestuarit për trafikimin e 37 kilogramëve të lëndëve narkotike në Kosovë (Emrat)

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • “Tre të mitur dëshmitarë”, çfarë ndodhi në stacionin policor para se Arlinda të privohej nga jeta?

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • AUV me në krye Venera Çerkinin me ‘mision’ propagandues kundër bizneseve? Del se “Haxhijaha” vet kishte kërkuar kthimin e ushqimit për kafshë në Serbi

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Ambasada Amerikane reagon për rastin e Arlinda Zekajt: Siguria e qytetarëve amerikanë është prioriteti ynë

    140 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • “Mendoj se ka ardh koha”: Deputeti i LDK-së pritet të kandidojë për kryetar të partisë

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë