Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Trump pezulloi fondet e asistencës, delegacioni i BE: Do vijojmë mbështetjen për Shqipërinë

06/02/2025 - 19:08
në Kryesore, Lajme
A A
Trump pezulloi fondet e asistencës, delegacioni i BE: Do vijojmë mbështetjen për Shqipërinë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Bashkimi Evropian ka reguar për herë të parë, një javë pas vendimit të Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, për pezullimin e të gjitha programeve të ndihmës së huaj për një periudhë 90-ditore, duke përfshirë edhe Shqipërinë.

Bashkimi Evropian thekson se do të vazhdojë ndihmën për Shqipërinë, veçanërisht për reformën në drejtësi, duke thënë se po parashikon burime të tjera të rëndësishme në ndihmë të reformës në drejtësi në Shqipëri.

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë vë theksin te rezultatet e SPAK në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit në nivele të larta, ndërsa shton se e ka mbështetur Prokurorinë e Posaçme, gjatë këtyre viteve të punës, me një buxhet të përgjithshëm mbi 8 milionë euro.

“BE-ja ka qenë në pararojë të dhënies së ndihmës për reformën në drejtësi dhe është e vendosur të vazhdojë ta mbështesë reformën në drejtësi në Shqipëri.

Që kur sistemi i drejtësisë iu nënshtrua një reforme thelbësore në vitin 2016, BE-ja e ka intensifikuar ndjeshëm këtë mbështetje. Kjo përfshinte mbështetje buxhetore dhe mbi 50 milionë euro asistencë teknike, duke synuar veçanërisht ndërtimin e institucioneve.

Burime të tjera të rëndësishme parashikohen për ta vazhduar këtë mbështetje pa probleme, përfshirë përmes Mekanizmit të Rritjes dhe Reformës për Ballkanin Perëndimor.

Roli i SPAK-ut dhe pavarësia e tij në hetimin, ndjekjen penale dhe gjykimin e çështjeve komplekse të korrupsionit është i një rëndësie kyçe. BE-ja e ka mbështetur SPAK-un që nga themelimi i tij nëpërmjet asistencës teknike të dedikuar në kuadër të projekteve EU4LEA dhe EU4 FOCAL me buxhet të përgjithshëm mbi 8 milionë euro.

SPAK-u ka prodhuar rezultate të prekshme, duke kontribuar në përpjekjet e përgjithshme të Shqipërisë për të krijuar një historik të besueshëm në luftën kundër krimeve të rënda, krimit të organizuar dhe korrupsionit, përfshirë në nivel të lartë, thuhet në deklaratën e BE-së për Top Channel.

JU REKOMANDOJMË

Gati për seancë, Albin Kurti insiston në Feride Rushitin, nuk përfilli propozimin për Vjosa Osmanin

Gati për seancë, Albin Kurti insiston në Feride Rushitin, nuk përfilli propozimin për Vjosa Osmanin
28/04/2026 - 23:16

Në ora 23:00 pritet të nis seanca e Kuvendit të Kosovës për zgjedhjen e Presidentit. Kjo seancë është paralajmëruar nga kryeparlamentarja Albulena Haxhiu gjatë seancës së orës 19:00,...

Më shumëDetails

Osmani ia prish skenarin e Kurtit, Krasniqi: S’e ka llogarit që do mbështetet nga LDK-ja!

Osmani ia prish skenarin e Kurtit, Krasniqi: S’e ka llogarit që do mbështetet nga LDK-ja!
28/04/2026 - 23:00

Albert Krasniqi nga Demokracia Plus ka thënë se përmendja nga ana e LDK-së se Vjosa Osmani mund të jetë kandidate e tyre për presidente, ia ka prishur skenarin...

Më shumëDetails

Parashikimi i motit për të mërkurën

Parashikimi i motit për të mërkurën
28/04/2026 - 22:52

Të mërkurën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes pritet lokalisht të ketë reshje shiu, të cilat në momente të...

Më shumëDetails

“Kurti po i frikësohet Osmanit, s’po ia përmend as emrin”

“Kurti po i frikësohet Osmanit, s’po ia përmend as emrin”
28/04/2026 - 22:42

Juristi Bardhyl Hasanpapaj ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti po i frikësohet Vjosa Osmanit, prandaj sipas tij, po vepron në këtë mënyrë në këto orët e fundit.Në Rubikon...

Më shumëDetails

Kajtazi: VV s’dallon nga Lista Serbe, e luftojnë rendin kushtetues, por me forma të ndryshme

Kajtazi e quan inskenim alarmin e sotëm në Kuvend, jep tri arsye pse
28/04/2026 - 22:28

Gazetari Vehbi Kajtazi ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje dhe kryeministrin Albin Kurti për tentim të prishjes së rendit kushtetues të Kosovës. Në Rubikon të Klan Kosovës, Kajtazi ka thënë...

Më shumëDetails

Tahiri akuzon Kurtin për veprime jokushtetuese dhe gjuhë fyese ndaj opozitës

Tahiri akuzon Kurtin për veprime jokushtetuese dhe gjuhë fyese ndaj opozitës
28/04/2026 - 22:19

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka deklaruar se Kosova po përballet me një nga sfidat më të mëdha që nga shpallja e pavarësisë, duke e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Vjen reagimi nga familjari i Feride Rushitit, të propozuarës për presidente nga Vetëvendosje

    Vjen reagimi nga familjari i Feride Rushitit, të propozuarës për presidente nga Vetëvendosje

    183 Shpërndaje
    Shpërndaje 73 Tweet 46
  • Seanca për presidentin, Hasani: Opozita gabon nëse e çon në Kushtetuese

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • Votimi i presidentit, PDK ka një njoftim

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Profiller Clinic prezanton zyrtarisht Potenza dhe Edge One CO2 nga Jeisys – teknologjia premium botërore tashmë në Kosovë

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Skandal: Interex kapet duke incizuar me kamerë klientët në zhveshtore, gjobitet 8 mijë euro (Dokument)

    211 Shpërndaje
    Shpërndaje 84 Tweet 53

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë