Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kalimi i testit i garantuar, grupe të caktuara të kandidatëve dërgohen nga kursi “Edi” në Skenderaj për testim edhe në Serbi

15/02/2025 - 22:35
në Kryesore, Lajme
A A
Kalimi i testit i garantuar, grupe të caktuara të kandidatëve dërgohen nga kursi “Edi” në Skenderaj për testim edhe në Serbi
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në hulumtimin e “Betimit për Drejtësi”, mbi dyshimet për veprimtari të kundërligjshme të kursit të gjuhës gjermane “Edi” në Skenderaj, vijimi i kursit bëhet tre ditë pasi që kandidati fillon mësimin, ku pastaj të dy palët dakordohen se a do të vazhdojë tutje.

Abedin Shatraj nga ky kurs thotë se, sapo dikush të fillojë angazhimin në kursin e tij, kalimi i testit është i garantuar.

Sipas tij, ata disponojnë shabllone, shënime dhe materiale të sakta që përputhen me pyetjet e provimit, duke u siguruar që kursantët të mësojnë vetëm ato që do t’u kërkohen në test.

Ai thekson se këto pyetje paraqiten edhe në Ambasadë, prandaj është e domosdoshme që pjesëmarrësit t’i mësojnë.

Gjithashtu, Shatraj shpjegon se kursi përfshin një periudhë prove prej tre ditësh, gjatë së cilës kursanti ka mundësinë të vendosë nëse dëshiron të vazhdojë apo jo.

Ai shton se në këtë periudhë prove edhe ai vetë vlerëson nëse mund ta ndihmojë kursantin për të kaluar testin. Nëse vëren se nuk ka mundësi t’i sigurojë suksesin, ai nuk e pranon atë në kurs.

Për më tepër, Shatraj deklaron se është i sigurt në efektivitetin e metodës së tij dhe garanton suksesin e pjesëmarrësve.

“Kur të hijna me kry gjithqysh punën, nëse unë s’ta kry punën gjithqysh as këtë kafe 50 cent nuk e marrë, tash ka dikush që punon, dikush që s’punon. Me ditë unë që nuk muj me të kry pse me të mbajtë në klasë me (nuk kuptohet), një muaj ditë kur nuk ka kurgjë as prej meje as prej teje. Kështu që, me një aspekt të nali puna kryhet pa problem”, thotë Shatraj në bisedë me ekipin e “Betimit për Drejtësi”.

Shatraj, që bashkë me familjarë kanë kursin “Edi” në Skenderaj, tregon se si grupe të caktuara të kandidatëve i dërgon për testim edhe në Institutin Gëte (Goethe) në Serbi.

Abedin Shatraj: Mujna edhe në Beograd, mujna edhe në Prishtinë po i kapërcejmë shumë lehtë edhe në Prishtinë. Po qysh jo, bash dje i pata, dje i pata nxënësit atje në 12 të natës kanë ardhë mirë, të njëjtin grup e kom pasë edhe në Prishtinë vallai super kanë ec, veç kqyre kur po hjeket gramatika po shkojna veç me kopje çka bjen në provim nuk po e kem problem, edhe qekjo që e ka kalu dje në Prishtinë 56 vjet i ka, 72 poena i ka marrë. Veç që në Prishtinë dje janë dalë rezultatet deri më 20 nëntor diplomat nuk i japin na i vonojnë shumë e në Beograd i marrim brenda dhjetë ditëve me rezultate, me diploma, me krejt, veç që është një rrugë goxha e gjatë e mundimshme.

BpD: Ka shpenzime edhe ajo?

Abedin Shatraj: Jo jo, kah të ju çoj unë qeky çmim sa është me 1500, për anej shpenzimet janë të mijat, veç në Prishtinë, në Prishtinë e dijnë tanë Gete Institutin s’kam çka hjeki shpenzime. Andej shpenzimet janë të mijat me rrugë, me krejt, 1600 euro  e paguaj autobusin special, jo autobus palidhje 2020 është i Prizrenit, qetu para klase mi merr e para klase mi bjen. Gruaja është me juve bashke me gjithë djalë.

Për më shumë, ndiqeni hulumtimin “Pa mbikëqyrje, me ryshfet: Skema e kurseve të gjuhës gjermane”, i cili transmetohet në Betimi për Drejtësi, KTV dhe TVArta/BetimipërDrejtësi

 

JU REKOMANDOJMË

Policia e Kosovës kërkon ndihmë për gjetjen e një personi të dyshuar për “vrasje në tentativë”

Policia e Kosovës kërkon ndihmë për gjetjen e një personi të dyshuar për “vrasje në tentativë”
11/08/2026 - 13:52

Policia e Kosovës ka publikuar njoftim për kërkimin e Vezir (Ramush) Hazirajt, i lindur më 21 shtator 1997, i cili dyshohet se është i përfshirë në një rast...

Më shumëDetails

Cakolli: Haxhiu mund të mbetet u.d. Presidente edhe pas betimit si deputete, deri në zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit

Cakolli: Kur dorëhiqesh nga ekzekutivi s’ka vend për të qëndruar në objekt, e lëre më për të votuar borde
11/08/2026 - 13:30

Hulumtuesi i lartë në Institutin Demokratik të Kosovës (KDI), Eugen Cakolli, ka deklaruar se Albulena Haxhiu mund të vazhdojë ta ushtrojë detyrën e ushtrueses së Presidentes edhe pas...

Më shumëDetails

Hoxha i reagon Gjuriqit për çështjen e lumit Ibër: Lumenjtë duhet të bartin ujë, jo kërcënime

Hoxha i reagon Gjuriqit për çështjen e lumit Ibër: Lumenjtë duhet të bartin ujë, jo kërcënime
11/08/2026 - 13:23

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha, i ka reaguar ministrit të Jashtëm të Serbisë, Marko Gjuriq, duke theksuar nevojën për dialog, besim dhe...

Më shumëDetails

Kërçeli: Para se ta thërrasim seancën, presim një marrëveshje politike

Deputeti Ilir Kërçeli i bën thirrje Shqipërisë ta shpallë non grata ministren serbe
11/08/2026 - 13:02

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka folur për thirrjen e seancës së re, afatet kushtetuese dhe mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse mes subjekteve politike për...

Më shumëDetails

Gruda për dallimin mes PDK dhe VV: “Unë lexoj dosje tri orë, një koleg i VV-së del në TikTok”

Gruda i PDK-së: S’ka asnjë ndryshim të pozicionit
11/08/2026 - 12:39

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda ka zbërthyer në thelb dallimin mes partive konvencionale, aktualisht në opozitë dhe partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje. Duke trajtuar mungesën e rikthimit të...

Më shumëDetails

Thaçi do të qëndrojë në paraburgim deri në aktgjykim, Gjykatësi jep urdhër të mos dërgohen më komente për rishikimin e radhës

Deklaratat hyrëse në gjykimin e Thaçit dhe të tjerëve për pengim të drejtësisë më 27 shkurt
11/08/2026 - 12:34

Ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, do të qëndrojë në paraburgim të paktën deri në shpalljen e aktgjykimit në rastin kundër tij dhe Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Nga kanosja me skorpion e te djegia e hotelit: Sulmet që iu bën, por që Halil Thaçi nuk i përdori për viktimizimë

    Nga kanosja me skorpion e te djegia e hotelit: Sulmet që iu bën, por që Halil Thaçi nuk i përdori për viktimizimë

    261 Shpërndaje
    Shpërndaje 104 Tweet 65
  • A do të fillojë mësimi në Kosovë me 1 shtator? Jep përgjigje ministria e Arsimit

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Buzhala: Nesër do ta publikoj skandalin e naftës, shteti i dha tender IP Petrolit të Shaip Mikullovcit me dokumente të falsifikuara

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Rrahja mes dy grupeve në Viti, policia nis hetimet

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • KFOR: Ka nis “tranzicionin gradual” mbi Urën e Ibrit – konfirmon praninë e përhershme mbi urë, por nuk thotë se po i bartë përgjegjësitë te Policia e Kosovës

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë