Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Eksperti i ekonomisë: Shporta familjare në Kosovë u shtrenjtua për 78 euro në muaj

10/11/2026 - 09:18
në Ekonomi, Lajme
A A
Ngriten çmimet, rëndohet edhe më shumë shporta e qytetarit në Kosovë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Shtrenjtimi i produkteve dhe shërbimeve bazë po vazhdon të rëndojë buxhetet e familjeve në Kosovë, duke ulur ndjeshëm fuqinë e tyre blerëse.

Pëllumb Çollaku, doktor i shkencave ekonomike, në një intervistë për Telegrafin ka thënë se një shportë konsumi që në shtator të vitit 2025 kushtonte 1.000 euro, sot kushton rreth 1.078 euro.

“Shporta që në shtator 2025 kushtonte 1.000 € sot kushton rreth 1.078 €. Për të njëjtin konsum, familja paguan rreth 78 € më shumë në muaj, ose afro 940 € në vit. Thënë ndryshe, 100 € të kursyera vlejnë sot sa rreth 92,8 € të një viti më parë”, ka deklaruar Çollaku.

Ai ka theksuar se më të prekurat nga rritja e çmimeve janë familjet me të ardhura të ulëta, të cilat pjesën më të madhe të buxhetit e shpenzojnë për ushqim, energji, ngrohje dhe transport.

“Familjet me të ardhura të ulëta po goditen më shumë sepse ato shpenzojnë pjesën më të madhe të buxhetit për ushqim, energji, ngrohje, dhe transport; ndërsa janë më mirë punëtorët me pagë minimale. Fuqi blerëse kanë humbur pensionistët me indeksim prej 2,7%, familjet me të ardhura të pandryshuara, si të punësuarit me pagë të ngrirë, të punësuarit informalë ose ata që jetojnë me ndihmë sociale”, ka thënë ai.

Çollaku ka ngritur shqetësimin edhe për një fenomen tjetër që po ndikon te konsumatorët, të njohur si “shrinkflation”, që nënkupton zvogëlimin e peshës ose sasisë së produkteve pa ulur çmimin e tyre.

“Përveç humbjes së fuqisë blerëse, konsumatori kosovar po përballet edhe me fenomenin ‘shrinkflation’ apo zvogëlimi i peshës apo sasisë së njësive të një produkti të caktuar pa ulje çmimi që nuk duket se ka marrë vëmendje nga politikëbërësit, por është fenomen në rritje dhe meriton vëmendje”, ka deklaruar Çollaku.

Ndërkohë, sipas projeksioneve të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), inflacioni në Kosovë gjatë vitit 2026 pritet të arrijë në 6.8 për qind, krahasuar me 3.9 për qind sa ishte vlerësimi për vitin 2025.

Kjo paraqet një rritje prej 2.9 pikë përqindjeje brenda një viti dhe e rendit Kosovën të parën në Ballkanin Perëndimor për nga niveli i inflacionit të parashikuar.

JU REKOMANDOJMË

Gërmime për të zhdukurit në gjithë Kosovën, Gara tregon lokacionet ku do të punohet deri në fund të vitit

Gërmime për të zhdukurit në gjithë Kosovën, Gara tregon lokacionet ku do të punohet deri në fund të vitit
10/11/2026 - 09:02

Rreth 20 lokacione janë trajtuar për gërmime vlerësuese gjatë vitit 2026, në kuadër të përpjekjeve për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë, ndërsa...

Më shumëDetails

Faton Peci viziton familjen e kirurgut Adem Ademi: Por ka diçka që e mposht fort dhimbjen, e ajo është krenaria dhe kujtimet që i kanë për doktorin!

Faton Peci viziton familjen e kirurgut Adem Ademi: Por ka diçka që e mposht fort dhimbjen, e ajo është krenaria dhe kujtimet që i kanë për doktorin!
10/11/2026 - 08:52

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, ka vizituar familjen e kirurgut dhe intelektualit Adem Ademi, për të ndarë me ta dhimbjen, respektin dhe nderimin për jetën dhe...

Më shumëDetails

Sot mblidhen katër komisione parlamentare

Sot mblidhet komisioni hetimor për rezervat shtetërore
10/11/2026 - 08:34

Katër komisione parlamentare do të mbajnë mbledhje të martën, më 10 nëntor, ndërsa në rend dite kanë çështje të ndryshme institucionale, shqyrtimin e projektligjeve dhe takime me përfaqësues...

Më shumëDetails

Bajrami: Importi i energjisë ua rrit faturat qytetarëve, të hyrat nga eksporti shkojnë në KEK

Reagon Hykmete Bajrami: Zgjedhjet e brendshme janë zgjidhja, LDK-ja ka nevojë për reflektim të sinqertë
10/11/2026 - 08:17

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar lidhur me importin dhe eksportin e energjisë elektrike, duke sqaruar ndikimin e tyre në faturat e qytetarëve. Bajrami ka...

Më shumëDetails

Presidenca sqaron situatën me fotografinë e Rugovës dhe Deklaratën e Pavarësisë

Presidenca sqaron situatën me fotografinë e Rugovës dhe Deklaratën e Pavarësisë
10/11/2026 - 07:57

Presidenca e Kosovës ka reaguar lidhur me debatet e fundit në opinion publik për pretendimet se fotografia e ish-presidentit historik, Ibrahim Rugova, dhe Deklarata e Pavarësisë janë larguar...

Më shumëDetails

“Familjarët janë për dasma” jo, por për institucione: Djali i axhës së ministrit Armend Muja caktohet U.D. drejtor në Spitalin e Mitrovicës

“Familjarët janë për dasma” jo, por për institucione: Djali i axhës së ministrit Armend Muja caktohet U.D. drejtor në Spitalin e Mitrovicës
09/11/2026 - 23:10

"Familjarët janë për dasma", ishte parulla zgjedhore e para disa vitesh e Albin Kurtit, duke iu kundërpërgjigjur problemeve të punësimeve nepotiste në institucionet e Kosovës. Por ja që...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Bujupi: Zyrtari i Ministrisë më priti në banjo, ma vendosi revolen në shpinë dhe dorën në fyt, kur u ktheva i ra arma

    Bujupi: Zyrtari i Ministrisë më priti në banjo, ma vendosi revolen në shpinë dhe dorën në fyt, kur u ktheva i ra arma

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Përgjimet ekskluzive nga dosja e fajdesë 550 mijë euroshe në Prizren, në rast u përfshi edhe nëna e viktimës: Sa vjet duhet me punu me t’i kthy ato pare?

    161 Shpërndaje
    Shpërndaje 64 Tweet 40
  • Përplasja mes Jonës dhe Doresës merr një tjetër kthesë, publikohen screenshot-e të vjetra me akuza të forta

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Pikëpamjet socialiste që Xhevat Prekazi i shprehu deri dy ditë para vdekjes: Jam ushtar i Titos, do të vdes si jugosllav

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Ky është zyrtari i Ministrisë së Ekonomisë që dyshohet se kërcënoi me revole djalin e Donika Kadaj-Bujupit

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë