Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti 120 mijë vota më pak se partia – larg Osmanit, Hamza mbi 135 mijë, Abdixhiku 95 mijë – sa u votuan liderët

19/02/2025 - 12:57
në Kryesore, Lajme
A A
Kurti 120 mijë vota më pak se partia – larg Osmanit, Hamza mbi 135 mijë, Abdixhiku 95 mijë – sa u votuan liderët
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Rreth 120 mijë vota më pak sesa Lëvizja Vetëvendosje si parti, ka marrë lideri i saj, Albin Kurti në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, kur janë numëruar rreth 80% e votave.

Kurti deri tani ka marrë 222,382 vota, ndërsa LVV-ja ka 341,672 vota, sipas përditësimit të fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Diferenca: 119,290 vota.

Ai ka dështuar ta arrijë numrin e votave që Vjosa Osmani i kishte marrë në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021. Ajo ishte bërë dhe do të mbetet edhe pas këtyre zgjedhjeve personi më i votuar në histori të vendit, me 300,756 vota, mbi 78 mijë më shumë se ç’numëron Albin Kurti aktualisht.

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza, ka deri tani 135,667 vota. Ai ka marrë afër 49 mijë vota më pak sesa partia, që sipas përditësimit të fundit ka 184,499 vota.

Në zgjedhjet e vitit 2021, Hamza kishte marrë 23,976 vota si kandidat për deputet, ndërsa renditej i treti në listën e më të votuarve të partisë.

Lumir Abdixhiku, kryetari dhe kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka marrë 94,778 vota, rreth 53 mijë më pak sesa ka partia më e vjetër në vend sipas rezultateve të fundit: 147,827. Abdixhiku në zgjedhjet e vitit 2021 kishte marrë 25,267 vota dhe ishte njeriu i tretë më i votuar në parti.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka aktualisht 77,341 vota. Në zgjedhjet e vitit 2021 ai kishte marrë 15,912 vota. Diferenca: rreth 62 mijë vota më shumë tash.

Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK-n Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj, ka marrë deri tani 34,240 vota. Në zgjedhjet paraprake kishte marrë 41,371 vota, mbi 7 mijë më shumë se ç’numëron aktualisht.

JU REKOMANDOJMË

Ndërron jetë papritur një grua në Mitrovicë, u alivanos në dhomë – rasti nën hetime

Ndërron jetë papritur një grua në Mitrovicë, u alivanos në dhomë – rasti nën hetime
18/04/2026 - 10:41

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Mitrovicën e Jugut, ku një grua ka humbur jetën në rrethana të papritura brenda banesës së saj. Ngjarja ka ndodhur më...

Më shumëDetails

Arrestohet i dyshuari në rastin e plagosjes së trefishtë në Podujevë

Arrestohet i dyshuari në rastin e plagosjes së trefishtë në Podujevë
18/04/2026 - 10:24

Policia ka arrestuar një të dyshuar për një rast të plagosjes me armë zjarri të ndodhur në Podujevë më 4 janar të këtij viti. Sipas raportit shtesë të...

Më shumëDetails

SHBA ndalon 21 anije në Ngushticën e Hormuzit

SHBA ndalon 21 anije në Ngushticën e Hormuzit
18/04/2026 - 10:14

Forcat amerikane ndalojnë 21 anije si pjesë e bllokadës së Uashingtonit. Forcat amerikane kanë ndaluar 21 anije që të largohen nga Ngushtica e Hormuzit që nga fillimi i...

Më shumëDetails

Kryediplomati belg: Kosova të zgjidhë bllokimin politik dhe të vazhdojë dialogun me Serbinë

Kryediplomati belg: Kosova të zgjidhë bllokimin politik dhe të vazhdojë dialogun me Serbinë
18/04/2026 - 09:54

Ministri i Jashtëm i Belgjikës, Maxime Prevot, përmes një postimi në platformën X, ka shkruar për vizitën e tij që zhvilloi të enjten në Kosovë. Ai tha se...

Më shumëDetails

Publikohen çmimet e derivateve për sot, nafta njejtë si dje, benzina një cent më lirë

Publikohen çmimet e derivateve për sot, nafta njejtë si dje, benzina një cent më lirë
18/04/2026 - 09:28

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë e Kosovës (MINT) ka bërë të ditur çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës, të cilat do të jenë në fuqi...

Më shumëDetails

Një femër dërgohet pa shenja jete në emergjencën e Mitrovicës së Jugut

18/04/2026 - 09:17

Një femër është dërguar pa shenja jete në emergjencën në Mitrovicën e Jugut. Sipas njoftimit të policisë, mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Rrahja në Vushtrri: 1 i lënduar rëndë, 6 të arrestuar (Pamje +18)

    Rrahja në Vushtrri: 1 i lënduar rëndë, 6 të arrestuar (Pamje +18)

    148 Shpërndaje
    Shpërndaje 59 Tweet 37
  • Super Viva e Mustafë Rexhepi kapet duke fshehur origjinën e produkteve – Tenton të vendoset mbi shtetin, nuk zbaton urdhëresën e inspektoratit

    138 Shpërndaje
    Shpërndaje 55 Tweet 35
  • Banesa, toka, depo, vetura e para të gatshme – Kjo është pasuria e deklaruar nga Sami Lushtaku

    126 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 32
  • Inspektorati i ministres Kusari Lila kap “Elkosin” e Ramiz Kelmendit duke mashtruar konsumatorët me çmime (Dokument)

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Konfirmon deputeti i VV-së: Qeveria po përgatit një pako për të ndihmuar qytetarët!

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë