Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Shefi i EULEX-it, Barbano: Situata e sigurisë në veri të Kosovës është stabile dhe paqësore, por ende e brishtë

22/02/2025 - 15:56
në Kryesore, Lajme
A A
Shefi i EULEX-it, Barbano: Situata e sigurisë në veri të Kosovës është stabile dhe paqësore, por ende e brishtë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gjendja aktuale e sigurisë në veri të Kosovës është stabile dhe paqësore, por mbetet e brishtë, tha kreu i EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano, duke theksuar se prioritet i misionit që ai drejton është siguria e të gjitha komuniteteve në Kosovë.

“Në përputhje me rolin që kemi, ne mbetemi vigjilentë dhe monitorojmë nga afër situatën e sigurisë në Kosovë”, tha Barbano, duke kujtuar se EULEX-i ka kapacitetin ekzekutiv si “përgjigje e dytë e sigurisë” në Kosovë, në përputhje me një mekanizëm tre nivelesh sipas të cilit e para është Policia e Kosovës dhe e treta është KFOR-i.

Ai ka deklaruar se, me qëllim të vetëdijesimit të situatës dhe monitorimit të vazhdueshëm të çdo zhvillimi të sigurisë, njësia policore dhe njësia policore rezervë e EULEX-it po kryejnë patrullime mobile 24 orë në ditë, shtatë ditë në javë.

“Ne po punojmë në koordinim të ngushtë me aktorë të tjerë të sigurisë në terren për të qenë të gatshëm të ndërhyjmë, nëse është e nevojshme, për të kontribuar në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike në rastet e trazirave civile,” tha Barbano.

I pyetur për shpërthimin në kanalin Ibër-Lepenc vitin e kaluar dhe rastin Banjska në vitin 2023, Barbano u përgjigj se EULEX-i dhe bashkësia ndërkombëtare i marrin jashtëzakonisht seriozisht incidentet dhe hetimet përkatëse.

“Dëshiroj të kujtoj se BE-ja ka dënuar vazhdimisht sulmet në termat më të ashpër dhe ka shprehur nevojën që hetimet të përfundojnë shpejt dhe të gjithë autorët të mbahen përgjegjës. Megjithatë, që nga rregullimi i mandatit tonë në vitin 2018, EULEX-i nuk ka kryer asnjë hetim penal. Roli ynë është i fokusuar kryesisht në monitorimin e fortë të trajtimit të rasteve nga autoritetet e Kosovës në zinxhirin e sistemit të drejtësisë penale,” tha Barbano./ATV/

JU REKOMANDOJMË

Albulena Haxhiu cakton datën për mbajtjen e seancës konstituive të Kuvendit

Albulena Haxhiu cakton datën për mbajtjen e seancës konstituive të Kuvendit
24/07/2026 - 11:20

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka caktuar 6 gushtin si datë për mbajtjen seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës. Ajo tha se seanca konstituive...

Më shumëDetails

Kryente analiza molekulare pa licencë dhe kishte staf të palicencuar – gjobitet “Pinea Medical Center Healthcare”

Kryente analiza molekulare pa licencë dhe kishte staf të palicencuar – gjobitet “Pinea Medical Center Healthcare”
24/07/2026 - 10:57

Veprimtaria e shumë prej institucioneve private shëndetësore në Kosovë është kthyer në sfidë për shtetin, pasi që ato po operojnë vazhdimisht në mënyrë të kundërligjshme me shërbime të...

Më shumëDetails

Ministria e Mjedisit paralajmëron aksione kundër uzurpimeve në Batllavë dhe Badovc, pas rrënimit të 16 villave në Ujman

Ministria e Mjedisit paralajmëron aksione kundër uzurpimeve në Batllavë dhe Badovc, pas rrënimit të 16 villave në Ujman
24/07/2026 - 10:53

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI) ka bërë të ditur se mbrojtja e resurseve ujore mbetet një prej prioriteteve strategjike të saj, duke paralajmëruar vazhdimin e...

Më shumëDetails

Sami Lushtaku dhe 7 të akuzuarit e tjerë para gjykatës, pritet të japin fjalët përfundimtare në rastin “Drenica 1”

Sami Lushtaku dhe 7 të akuzuarit e tjerë para gjykatës, pritet të japin fjalët përfundimtare në rastin “Drenica 1”
24/07/2026 - 10:11

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku dhe të akuzuarit Ismet Haxha, Rrustem Rukolli, Rexhep Xhota, Fatmir Mjaku, Skender Tahiri, Bajram Dibrani e Sheremet Jashari, janë paraqitur të premten në...

Më shumëDetails

Nafta arrin pikën më të lartë prej fillimit të majit – Këto janë çmimet e reja nga MINT

Zyrtarët amerikanë paralajmërojnë: Çmimet e naftës do të jenë të larta të paktën deri në korrik
24/07/2026 - 09:30

Çmimi i naftës në Kosovë ka mbërritur në vlerën më të lartë që prej fillimit të majit. Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Industrisë ka publikuar çmimet e...

Më shumëDetails

Gjendet pa shenja jete një 38-vjeçar në Gjilan, Policia jep detajet e para

Gjendet pa shenja jete një 38-vjeçar në Gjilan, Policia jep detajet e para
24/07/2026 - 08:00

Një person 38-vjeçar është gjetur i vdekur në banesën e tij në Gjilan, të enjten rreth orës 18:26. Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar Valon Osmani, zëdhënësi i...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Policia deklarohet për Veriu.info për plagosjen në Vushtrri: I dyshuari gjendet në arrati (Video)

    Policia deklarohet për Veriu.info për plagosjen në Vushtrri: I dyshuari gjendet në arrati (Video)

    214 Shpërndaje
    Shpërndaje 86 Tweet 54
  • Dr. Gëzim Bajrami sfidon vendimin e shtetit, kryen analiza në poliklinikë edhe pas pezullimit të veprimtarisë

    120 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Ndërpritet emisioni, analisti i vërsulet Nexhmedin Spahiut

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Euroja ndryshon pamje pas më shumë se 20 vitesh

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • LAJMI I FUNDIT: Plagoset një person në Vushtrri

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë