Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Skenarët për arritjen e paqes në Ukrainë

22/02/2025 - 17:30
në Kryesore, Lajme
A A
Skenarët për arritjen e paqes në Ukrainë

Republican presidential nominee former President Donald Trump meets with Ukraine's President Volodymyr Zelenskyy at Trump Tower, Friday, Sept. 27, 2024, in New York. (AP Photo/Julia Demaree Nikhinson)

Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Presidenti Donald Trump po bën përpjekje për një zgjidhje paqësore të luftës në shkallë të plotë tashmë trevjeçare të Rusisë në Ukrainë. Zëri i Amerikës shqyrtoi disa përqasje të ndryshme të paraqitura nga organizatat studimore kohët e fundit që synonin arritjen e një paqeje të qëndrueshme për këtë luftë.

Strategjia e trysnisë maksimale

Një plan i Qendrës për Analizën e Politikave Evropiane (CEPA), i titulluar “Si të fitohet: Një plan me shtatë pika për paqe të qëndrueshme në Ukrainë”, bën thirrje për “një strategji trysnie maksimale për ta sjellë Rusinë në tryezën e negociatave me mirëbesim”.

Plani propozon që Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre:

· “Duhet të ofrojnë mbështetje materiale të menjëhershme për Ukrainën pa kushte, duke synuar lodhjen e ushtrisë ruse dhe në këtë mënyrë përmirësimin e pozicitave negociuese të Ukrainës”.

· “Duhet të rriten sanksionet ndaj institucioneve financiare ruse dhe subjekteve të sektorit energjetik, të përdoren pasuritë e ngrira ruse për të mbështetur mbrojtjen dhe rindërtimin e Ukrainës dhe të vendosen sanksione dytësore për të intensifikuar trysninë ekonomike jo vetëm ndaj Rusisë, por edhe ndaj regjimeve autoritare të Kinës, Iranit dhe Koresë së Veriut”.

CEPA thotë se “Ukraina dhe Evropa” duhet të përfshihen në bisedimet për paqe me Rusinë, se Shtetet e Bashkuara duhet të mbështesin “një koalicion të vullnetshëm të udhëhequr nga evropianët” për të zbatuar një “vijë armëpushimi me një forcë ndërkombëtare” dhe se “aleatët evropianë duhet të bëjnë përparim të qëndrueshëm dhe sa më të shpejtë të jetë e mundur drejt anëtarësimit të Ukrainës në Bashkimin Evropian”.

Një nga autorët e raportit, Catherine Sendak, drejtuese në CEPA për mbrojtjen dhe sigurinë transatlantike, i tha shërbimit ukrainas të Zërit të Amerikës se Shtetet e Bashkuara duhet të hyjnë në bisedime me Rusinë vetëm duke “pajisur Ukrainën me mjetet më të forta të mundshme” dhe duke përdorur “mjetet e tyre diplomatike” më të vështira.

Ajo shtoi se çështja e anëtarësimit të mundshëm të Ukrainës në NATO nuk duhet të përfshihet në bisedimet me Rusinë. “Ta diskutosh këtë me një vend jo-anëtar të NATO-s … nuk besoj se është e dobishme për ndonjë negociatë”, tha zonja Sendak, duke vënë në dukje se kjo do t’i jepte Rusisë “të drejtën e vetos, nëse dëshironi, mbi … përzgjedhjen e anëtarëve për t’u bërë pjesë, ose jo, e aleancës”.

Taktikat e negociatave

Josh Rudolph, studiues në Fondin Marshall Gjerman dhe kreu i Grupit të Punës të Demokracisë Transatlantike, ka punuar mbi politikat me Rusinë dhe Ukrainën në Këshillin e Sigurisë Kombëtare gjatë administratës së parë të Presidentit Trump.

Muajin e kaluar, ai ofroi rekomandime politike për administratën aktuale të Presidentit Trump për përfundimin e konfliktit në Ukrainë.

Ndër to:

“Afrojuni [presidentit rus Vladimir] Putin nga një pozitë e fortë. Ndërsa Putini dukej i ashpër dhe i aftë në fillim të mandatit të parë të (Presidentit) Trump, gabimi i tij në Ukrainë e ka lënë atë në pozita të dobësuara. Si partneri dominant në këtë marrëdhënie, (Presidenti) Trump dhe jo Putini, mund të përcaktojë kushtet negociuese”.
“Të dini kur të largoheni. Një moment jetik në negociata do të vijë kur Putini të refuzojë të bëjë lëshime të mëdha. (Presidenti) Trump duhet të jetë i përgatitur të largohet”.
“Kombinoni sanksionet me çmimet më të ulëta të naftës dhe gazit. Mënyra më e mirë për ta bërë Putinin të kuptojë se presioni në Ukrainë do të sillte katastrofë për sundimin e tij është t’i bësh trysni Rusisë financiarisht… Duke shfrytëzuar marrëdhëniet e tij më të ngrohta me Arabinë Saudite krahasuar me ato që kishte [ish-Presidenti Joe] Biden, (Presidenti) Trump duhet të furnizojë tregun e karburanteve fosile, gjë që do t’i bënte sanksionet të qëndrueshme, do t’i shkaktonte mangësi makinerisë së luftës ruse dhe do të gjeneronte rreziqe të stabilitetit politik në Moskë”.

Zoti Rudolph rekomandoi gjithashtu armatosjen “e plotë” të Ukrainës; duke i dhënë asaj “të gjitha 300 miliardë dollarët e pasurive të ngrira të Rusisë”; duke e bërë Evropën “të paguajë më shumë për armët” dhe të sigurojë 100,000 forca si “paqeruajtës”; duke u mundësuar “kompanive amerikane të rindërtojnë Ukrainën”; dhe ftesën e Ukrainës për t’u bashkuar me NATO-n nëse Presidenti rus Putin refuzon të pranojë kushtet “e arsyeshme” të marrëveshjes së paqes.

Zoti Rudolph i tha Zërit të Amerikës se Presidenti Trump mund t’i bindë ata që janë skeptikë në Shtetet e Bashkuara për vazhdimësinë e armatosjes së Ukrainës, se nga një gjë e tillë si pjesë e një marrëveshjeje paqeje do të përfitonin punëtorët amerikanë.

“Ai mund t’u thotë atyre, OK, tani kemi një marrëveshje të mirë, është siguruar nga mineralet e rralla, i ka dhënë fund luftës dhe për ta mbajtur në fuqi, do të na duhet të ofrojmë një vazhdimësi furnizimi me armë të prodhuara nga Amerika, të cilat, meqë ra fjala, krijojnë të gjitha këto vende pune dhe objekte dhe fabrika amerikane nëpër shtetet” e qeverisura nga republikanët.

Duke kërkuar përfitime ekonomike

Në një raport të titulluar “Dollarët dhe botëkuptimi: Interesi i Amerikës për një fitore të Ukrainës”, Elaine McCusker, Frederick W. Kagan dhe Richard Sims nga Instituti Amerikan i Sipërmarrjes shqyrtuan koston e ndaljes së mbështetjes për Ukrainën, duke arritur në përfundimin se kjo do të çonte në humbjen e Ukrainës dhe përparimin e Rusisë më tej brenda Evropës, duke i detyruar Shtetet e Bashkuara të rrisin praninë në Evropë.

Ndër përfundimet e raportit:

“Mbështetja e Ukrainës në fitoren kundër Rusisë është në interesin më të mirë të Shteteve të Bashkuara”.
“Një botë në të cilën Rusia mbizotëron do të ishte më e rrezikshme dhe më e shtrenjtë për Amerikën – duke kërkuar një rritje të vlerësuar prej 808 miliardë dollarësh në shpenzimet e mbrojtjes gjatë pesë viteve”.
“Në të kundërt, një angazhim shumëkombësh i shtuar dhe i përshpejtuar ndaj Ukrainës dhe përfundimi i luftës në një afat të afërt do të rezultonte në një Ukrainë të gjallëruar dhe të lirë, me një ushtri të sapo-modernizuar dhe të sprovuar nga betejat dhe një bazë industriale të zhvilluar, e cila do të ndihmonte në stabilizimin e Evropës”.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Frederick Kagan tha se një fitore ruse në Ukrainë do të ishte një fitore për Iranin, Kinën dhe Korenë e Veriut, duke inkurajuar tendencat aventuriere në rajonet e tyre përkatëse dhe do të lejonte Rusinë të rindërtonte ushtrinë e saj duke marrë burime shtesë njerëzore dhe materiale nga brenda Ukrainës.

Një marrje e Ukrainës nga Rusia do të dërgonte një valë refugjatësh në Evropë, duke destabilizuar më tej kontinentin, tha zoti Kagan.

“Kanë kryer mizori mbi popullsinë ukrainase në zonat që pushtojnë. Do të prisja që kjo do të përkeqësohej sa më shumë që lëvizin rusët në perëndim dhe sa më shumë të lëvizin në zonat më të vështira tradicionale anti-ruse, pro-perëndimore të Ukrainës perëndimore. Tmerret do të jenë të papërshkrueshme”, parashikoi ai.

Ai tha se rritja e ndihmës për Ukrainën do ta kthente atë në një brez mbrojtës për paqen dhe sigurinë evropiane – një vend me një ushtri të sprovuar nga beteja dhe industri ushtarake në zhvillim të shpejtë – duke mundësuar kështu që Shtetet e Bashkuara të përqëndrohen në rajone të tjera.

Përqasja e rrugës së mesme

“Projekti 2025 i Tranzicionit Presidencial” i Fondacionit Heritage përfshin rekomandime politike në lidhje me luftën Rusi-Ukrainë.

Materiali vë në dukje se lëvizja konservatore amerikane është e ndarë mbi Ukrainën – njëra palë mbështet Kievin, tjetra favorizon largimin – dhe projekti ofroi një rrugë të mesme.

Ndër rekomandimet e Projektit 2025:

“Në lidhje me Ukrainën, përfshirja e vazhdueshme e SHBA-ve duhet të paguhet plotësisht; e kufizuar tek ndihma ushtarake (ndërsa aleatët evropianë trajtojnë nevojat ekonomike të Ukrainës); dhe të kenë një strategji të përcaktuar qartë të sigurisë kombëtare që nuk rrezikon jetët e amerikanëve”.
“Pavarësisht pikëpamjeve, të gjitha palët pajtohen se sulmi në Ukrainë (i urdhëruar) nga Putini është i padrejtë dhe se populli ukrainas ka të drejtë të mbrojë atdheun e tij. Konflikti ka dobësuar rëndë forcën ushtarake të Putinit dhe ka dhënë një shtysë për unitetin e NATO-s dhe rëndësinë e tij për vendet evropiane.
“Presidenti i ardhshëm konservator ka një mundësi që shfaqet një herë në një brez për të sjellë zgjidhje për tensionet e politikës së jashtme brenda lëvizjes dhe për të hartuar një rrugë të re përpara që njeh Kinën komuniste si kërcënimin përcaktues ndaj interesave amerikane në shekullin e 21-të”.

James Carafano, ekspert i sigurisë kombëtare në Fondacionin Heritage, dhe drejtues i ekipit për mbrojtjen dhe politikën e jashtme, i tha Zërit të Amerikës se është në interesin e Shteteve të Bashkuara që të kenë një Ukrainë të lirë dhe të pavarur që të mund të mbrojë veten.

“Pra çështja praktike është se një Evropë e Bashkuar mund ta mbrojë veten dhe Shtetet e Bashkuara mund ta mbrojnë Evropën, nëse Ukraina pushtohet nga Rusia. Pasi e kemi bërë këtë të qartë – a jemi… më mirë me rusët në anën tjetër të Ukrainës? Dhe përgjigja është ‘absolutisht’.”/VOA/

JU REKOMANDOJMË

Sveçla pas dënimeve për Banjskën: Standardi i njëjtë të vlejë edhe për Radoiçiqin dhe 45 tjerët

Sveçla uron ShBA-në në 248-vjetorin e pavarësisë: Sot edhe Kosova feston si një aleat i përhershëm
24/04/2026 - 15:42

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, e cila dënoi me burg të përjetshëm Bllagoje Spasojeviq dhe Vlladimir Tolliq, ndërsa me...

Më shumëDetails

Prokurori Naim Abazi pas aktgjykimit për Banjskën: Do të kërkojmë arrestimin e të tjerëve përmes Interpolit

Prokurori Naim Abazi pas aktgjykimit për Banjskën: Do të kërkojmë arrestimin e të tjerëve përmes Interpolit
24/04/2026 - 15:32

Pas shpalljes së aktgjykimit ndaj tre të dënuarve për sulmin terrorist në Banjskë, ka reaguar prokurori special i rastit, Naim Abazi. Ai ka deklaruar se aktgjykimi i sotëm...

Më shumëDetails

Shkelja e të drejtave ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Kurti: Kemi bërë çfarë kemi mundur e kemi ditur

Kurti i gatshëm t’i pres prokurorët në zyre për ftesën që iu bë
24/04/2026 - 15:28

Kryeministri Albin Kurti e ka pranuar se nuk është interesuar shumë në lidhje me shkeljet e të drejtave të njeriut për ish-krerët e UÇK-së. Ai nuk ka treguar...

Më shumëDetails

Dy të akuzuarve për rastin e Banjskës dënim me burgim të përjetshëm, njërit 30 vjet

Dy të akuzuarve për rastin e Banjskës dënim me burgim të përjetshëm, njërit 30 vjet
24/04/2026 - 15:14

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me burgim të përjetshëm Bllagoje Spasojeviq, Vlladimir Tolliq, ndërsa 30 vite për Dushan Maksimoviq për sulmin terrorist në Banjskë. Ata akuzohen për...

Më shumëDetails

“Radiotelevizioni i Vetëvendosjes”, Kurti përplaset me deputeten e PDK’së për RTK’në

“Radiotelevizioni i Vetëvendosjes”, Kurti përplaset me deputeten e PDK’së për RTK’në
24/04/2026 - 15:05

Deputetja e PDK’së, Ariana Musliu-Shoshi, i parashtroi pyetje kryeministrit Albin Kurti për RTK’në dhe mbështetjen financiare për këtë medium. Ajo televizionit publik iu referua si televizion i Vetëvendosjes,...

Më shumëDetails

103 vota për Bordin e Paqes, Haxhiu duke qeshur: Me mujtë me zgjedhë edhe presidentin…

103 vota për Bordin e Paqes, Haxhiu duke qeshur: Me mujtë me zgjedhë edhe presidentin…
24/04/2026 - 14:47

Kuvendi i Kosovës ka ratifikuar marrëveshjen ndërkombëtare për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes, me 103 vota për. Këtë rezultat, kryeparlamentarja Albulena Haxhiu, duket se po e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Gjykimi i “bossave” të bastoreve e kazinove në Kosovë për shpërlarje parash e shmangie nga tatimi – Eksperti financiar: Qarkullimi i raportuar nga lojërat e fatit jo real

    Gjykimi i “bossave” të bastoreve e kazinove në Kosovë për shpërlarje parash e shmangie nga tatimi – Eksperti financiar: Qarkullimi i raportuar nga lojërat e fatit jo real

    143 Shpërndaje
    Shpërndaje 57 Tweet 36
  • Tragjedi: 19-vjeçari humb jetën pasi goditet nga pllaka betoni në vendin e punës

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • A duhet të “lëshoj pe” Kurti për postin e Presidentit, ja çka thotë Kadri Kryeziu!

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Kur do të kthehet Vjosa Osmani në LDK? – flet Besian Mustafa

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Goditje e rëndë për AAK-në, dorëhiqet anëtari i kësaj partie pas 19 vitesh aktivitet

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë