Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Marrëveshja me Ukrainën për minerale, Trump: Të rikthehen paratë

23/02/2025 - 20:13
në Kryesore, Lajme
A A
Marrëveshja me Ukrainën për minerale, Trump: Të rikthehen paratë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar sërish se dëshiron që Ukraina të shpaguajë miliarda dollarë që ia kanë dërguar Shtetet e Bashkuara për të mbrojtur veten kundër luftës së nisur nga Rusia.

“Dua që ata të na japin diçka për gjithë paratë që u kemi dhënë. Jemi duke kërkuar për minerale të rralla të tokës – çfarëdo që mund të gjejmë”, ka thënë Trump në Konferencën e Konservatorëve për Veprim Politik, të mbajtur afër Uashingtonit.

Trump i ka bërë këto komente teksa vazhdojnë negociatat mes Uashingtonit dhe Kievit për një marrëveshje që parasheh qasjen amerikane në mineralet e Ukrainës, përfshirë ato që janë të domosdoshme për prodhim të baterive për makina elektrike dhe pajisje tjera teknologjike.

I dërguari i posaçëm i Trumpit për Ukrainën dhe Rusinë, Keith Kellogg ka udhëtuar në Kiev më herët gjatë javës dhe është takuar me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, dhe ka thënë më vonë se Zelensky e kupton se sa është i rëndësishëm për SHBA-në nënshkrimi i marrëveshjes.

Trump u ka thënë mbështetësve në Konferencën e Konservatorëve se beson që marrëveshja mund të arrihet.

“Do t’i rikthejmë paratë tona, sepse nuk është e drejtë”, ka thënë ai.

“Do ta shohim, por besoj që jemi shumë afër marrëveshjes, dhe është mirë nëse jemi afër”.

Sipas një dokumenti të propozuar, SHBA-ja do të fitonte qasje në mineralet e Ukrainës për të kompensuar ndihmën e ndarë për Kievin.

Zelensky është raportuar të ketë hezituar në nënshkrim të marrëveshjes në fillim, mirëpo të shtunën është raportuar se ai është duke shqyrtuar mundësinë e rishikimit të versionit të fundit të marrëveshjes.

JU REKOMANDOJMË

Fluks i madh nëpër kufij: Mërgimtarët po presin deri në 1 orë

Vazhdon fluksi i madh i mërgimtarëve që po kthehen, pritjet në Merdarë mbi tri orë
23/07/2026 - 22:53

Tashmë në pikat kufitare me Kosovë është shtuar numëri i udhëtarëve që po hyjnë drejt Kosovës. Sipas Qendrës për Kontrollin Kufitar në pikëkalimin kufitar të Muçibabës pritjet janë...

Më shumëDetails

Miftaraj: Ka ardhur koha të bëhet dallimi mes gazetarëve, aktivistëve dhe influencerëve

Miftaraj: Ka ardhur koha të bëhet dallimi mes gazetarëve, aktivistëve dhe influencerëve
23/07/2026 - 22:36

Misioni faktmbledhës i Platformës së Këshillit të Evropës për Sigurinë e Gazrtarëve ka publikuar të hënën raportin me titull “Kosovë: Rikthimi i lirisë së mediave pas rënies”. Sipas...

Më shumëDetails

Ndërpritet emisioni, analisti i vërsulet Nexhmedin Spahiut

Ndërpritet emisioni, analisti i vërsulet Nexhmedin Spahiut
23/07/2026 - 22:05

Emisioni i debatit në Teve 1 është ndërprerë përkohësisht pasi analisti për ekonomi, Mustafë Kadrijaj iu vërsul profesorit të shkencave politike dhe analistit, Nexhmedin Spahiu. Gjithçka nisi kur...

Më shumëDetails

Hamza për Thaçin e Veselin: Nuk e di nëse do të kthehen në politikë pas përfundimit të procesit në Hagë

53 milionëshi, Hamza: S’kam qenë pjesë e këtij procesi, çështjen e kam deleguar te një zv.ministër
23/07/2026 - 21:58

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka deklaruar se nuk ka diskutuar me ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, për rikthimin e tyre...

Më shumëDetails

“Nerva po më shkojnë”, Kajtazi i ashpër me BE-në: Nuk po reagon për kapjen e shtetit nga Kurti

Albini që e doja”: Kajtazi ia kthen Kurtit një shkrim të 2019-ës për pabarazinë dhe varfërfinë
23/07/2026 - 21:23

Gazetari dhe opinionisti Vehbi Kajtazi është shprehur kritik ndaj reagimit të shteteve të BE-së për rrënimin e vilave buzë liqenit të Ujmanit. Kajtazi ka thënë se shtetet e...

Më shumëDetails

Euroja ndryshon pamje pas më shumë se 20 vitesh

Euroja ndryshon pamje pas më shumë se 20 vitesh
23/07/2026 - 21:08

Për herë të parë që nga lindja e euros, kartëmonedhat e monedhës së përbashkët po përgatiten të ndryshojnë pamje. Më 23 korrik, Banka Qendrore Evropiane do të prezantojë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Policia deklarohet për Veriu.info për plagosjen në Vushtrri: I dyshuari gjendet në arrati (Video)

    Policia deklarohet për Veriu.info për plagosjen në Vushtrri: I dyshuari gjendet në arrati (Video)

    207 Shpërndaje
    Shpërndaje 83 Tweet 52
  • Aksident i rëndë në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, një grua humb jetën!

    181 Shpërndaje
    Shpërndaje 72 Tweet 45
  • Dr. Gëzim Bajrami sfidon vendimin e shtetit, kryen analiza në poliklinikë edhe pas pezullimit të veprimtarisë

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Ndërpritet emisioni, analisti i vërsulet Nexhmedin Spahiut

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • LAJMI I FUNDIT: Plagoset një person në Vushtrri

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë