Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Prokuroria u tërhoq nga dëshmia: Çka ndodhi në seancën e tensionuar – komandant Hoxha edhe sot para gjykatës

25/02/2025 - 08:01
në Kryesore, Lajme
A A
Prokuroria u tërhoq nga dëshmia: Çka ndodhi në seancën e tensionuar – komandant Hoxha edhe sot para gjykatës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Prokuroria e Specializuar në Hagë është tërhequr nga dëshmia e komandantit të UÇK-së, Ismet Tara. Tash dëshmitë e tij në të kaluarën, pritet të pranohen si prova, sipas kërkesës së prokurores. Krejt kjo pasi Tara refuzoi të dëshmonte, pa iu shfaqur një dokument të cilin e kërkoi nga mëngjesi i djeshëm.

Dokumenti përbënte akuza që Tara thotë se ia kanë veshur, kinse ai ka akuzuar UÇK-në për krime të ndryshme. Kjo e vendosi mbrojtjen në situatë të vështirë, pasi nuk pati mundësi ta sfidojë këtë raport.

Ky dokument, sipas Tarës, kishte gabime nga “hetues kriminelë” të cilët ia rrezikuan jetën.

“Nuk besoj që dëshmitari do të përgjigjet, andaj kërkoj të pranohen deklaratat e kaluara që i ka dhënë”, tha prokurorja.

Mbrojtja e Veselit dhe Thaçit theksuan se kjo është shkelje, pasi që të akuzuarit nuk kanë mundësi të ballafaqojnë dëshmitarin.

Gjykatësi e ka paralajmëruar Tarën se mund të gjobitet nëse nuk përgjigjet, por që Tarës nuk iu bë vonë.

“Pa e parë atë dokumentin nuk flas më. Edhe po të vritem nuk flas më”, tha Tara.

“Përgjigjet i kam dhënë 2019, i qëndroj prapa. Pa u shqyrtuar ky dokument unë nuk flas. Unë do të flas pas shqyrtimit të këtij problemi tim, pasi ka rrezikuar nderin tim kombëtar, dhe familjen time 10-anëtarëshe. Do t’i dëgjoni të gjitha përgjigjet, pas shqyrtimit të këtij problemi”, tha dëshmitari Tara në Hagë.

Ai i ka quajtur hetuesit kriminelë, ata të cilët e kanë intervistuar në vitin 2019.

“E kam bërë se unë jam në gjendje të përgjigjem në çdo pyetje, por hapjes së këtij dokumenti. Se çka kanë bërë ish-hetuesit e mi, që unë i quaj kriminelë hetues. Më kanë shpallur tradhtarë të kombit me një dokument që nuk e kam lexuar, nënshkruar dhe kurrë nuk është më paraqitur”, tha Tara.

“Unë nuk flas më, mos bëni pyetje. Dua dokumentin që të bëhet i ditur për popullin tim se çka po punohet në këtë gjykatë”, tha Tara.

Pasi një dokument u publikua, Tara tha se është mashtruar dhe nuk është lojë.

“Ma keni ndërruar dokumentin, nuk është ai që kam lexuar. Dokumenti është nënshkruar prej intervistuesve të mi, pa dijeninë time, pa më njoftuar. Nuk i besoj kësaj Gjykate. Këtë dokument keni provuar ta ndryshoni. Nuk i besoj asgjë më kësaj Gjykate, nuk flas asgjë. Më kanë paraqitur si tradhtarë të Kosovës, ky është dokument që kurrë nuk ma keni paraqitur. Nuk ma keni dhënë as numrin, dhe kam dyshuar se ky dokument është humbur, nëse nuk paraqitet para meje. Nuk jam këtu lojë, kam bërë luftë çlirimtare për popullin tim. Nuk kam lojë, nuk i frikësohem askujt”, tha dëshmitari Tara.

Gjyqtari e paralajmëroi edhe për masa të tjera.

“Nëse ti refuzon, ka procedura të tjera, dhe kështu të pranohet edhe ai dokumenti. Është në favorin tuaj, të vazhdojmë me pyetjet dhe ta diskutojmë dokumentin për të cilin keni shqetësime. Nëse ti refuzon të përgjigjesh, atë dokument do ta pranojë trupi gjykues pa komentuar ti”, tha gjyqtari Smith.

Ai reagoi më pas në rrjete sociale, duke deklaruar se do të kundërshtojë të gjitha akuzat ndaj krerëve të UÇK-së në Gjykatën Speciale, duke i cilësuar ato si të orkestruara nga qarqe serbe dhe bashkëpunëtorë të tyre.

Në një postim në Facebook, Tara theksoi se këto akuza janë të përgatitura nga “kriminelët ushtarakë serbë dhe Akademia Serbe e Vaso Čubrilović dhe Dobrica Ćosić”, në bashkëpunim me “spiunë shqiptarë të UDB-së serbe”, me qëllim që, sipas tij, të jenë më bindëse për Prokurorinë e Specializuar në Hagë.

Ai bëri të ditur se sot do të dëshmojë në gjykatë dhe do t’u përgjigjet pyetjeve të avokatëve mbrojtës të ish-udhëheqësve të UÇK-së.

“Unë, Komandant Hoxha, do të kundërshtoj të gjitha akuzat e ngritura ndaj krerëve të UÇK-së, duke i cilësuar ato si të përgatitura nga kriminelët ushtarakë serbë dhe Akademia Serbe e [Vaso Čubrilović] dhe [Dobrica Ćosić], në bashkëpunim me spiunë shqiptarë të UDB-së serbe, me qëllim që të jenë më bindëse për prokurorët e Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë.

Shihemi nesër, ku do t’u përgjigjem pyetjeve të avokatëve mbrojtës të krerëve të UÇK-së, duke iu përgjigjur të gjitha pyetjeve të tyre.”

JU REKOMANDOJMË

Pamje nga vendi i ngjarjes, dy makina u gjuajtën mes vete në Bregun e Diellit
Lajme

Pamje nga vendi i ngjarjes, dy makina u gjuajtën mes vete në Bregun e Diellit

27/06/2025 - 21:38
Trump: Kërcënova Serbinë me ndalje të tregtisë për të parandaluar një luftë me Kosovën
Kryesore

Trump: Kërcënova Serbinë me ndalje të tregtisë për të parandaluar një luftë me Kosovën

27/06/2025 - 21:17
Alarmon IShP në Ulqin: Mos e pini ujin e ujësjellësit e as mos përgatitni ushqim me të
Lajme

Alarmon IShP në Ulqin: Mos e pini ujin e ujësjellësit e as mos përgatitni ushqim me të

27/06/2025 - 20:59
Dy persona rrahin një femër në Vushtrri, policia arrin në vendngjarje pranë “Albed” (Foto)
Kryesore

Dy persona rrahin një femër në Vushtrri, policia arrin në vendngjarje pranë “Albed” (Foto)

27/06/2025 - 20:57
Maliqi për bllokadën politike: Presidentja Osmani po bën sehir, s’ka guxim, për çfarë hamami i ka këshilltarët
Lajme

Maliqi për bllokadën politike: Presidentja Osmani po bën sehir, s’ka guxim, për çfarë hamami i ka këshilltarët

27/06/2025 - 20:26
Dyshohet për gjuajte me armë në ‘Breg të Diellit’
Lajme

Dyshohet për gjuajte me armë në ‘Breg të Diellit’

27/06/2025 - 20:16

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dy persona rrahin një femër në Vushtrri, policia arrin në vendngjarje pranë “Albed” (Foto)

    Dy persona rrahin një femër në Vushtrri, policia arrin në vendngjarje pranë “Albed” (Foto)

    128 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Transaksionet e dyshimta të FC Vushtrria, 130 mijë euro pagesa në xhirollogarinë e kompanisë që merret me hekur e çelik (Dokument bankar)

    160 Shpërndaje
    Shpërndaje 64 Tweet 40
  • Ja pse nuk duhet të flini cullak gjatë verës

    168 Shpërndaje
    Shpërndaje 67 Tweet 42
  • Moment i sikletshëm për deputeten e Nismës: Rrëzohet në hollin e Kuvendit/VIDEO

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Këto janë vendimet që mori qeveria në detyrë në mbledhjen e sotme

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë