Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Krejt çka tha Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë

26/02/2025 - 12:06
në Kryesore, Lajme
A A
Kurti – ministrave: Koha për t’i përmbushur zotimet po pakohet, liberalizimi i vizave, meritë e qeverisjes sonë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, gjatë mbledhjes së 249-të të Qeverisë, njoftoi se janë në fazën finale të numërimit të votave për zgjedhjet e 9 shkurtit, me fillimin e numërimit të votave të diasporës.

Ai theksoi se deri në javën tjetër priten rezultatet përfundimtare dhe shprehu gatishmërinë për formimin e institucioneve të reja.

Kurti falënderoi qytetarët për pjesëmarrjen masive, përfshirë diasporën, e cila pati mundësinë të votojë për herë të parë në ambasada dhe konsullata.

Ai gjithashtu theksoi arritjet në shërbimet për bashkatdhetarët, si njohja e patentë-shoferëve të Kosovës në disa shtete, duke përmirësuar mundësitë e integrimit dhe ulur shpenzimet për diasporën.

Adresimi i plotë:

Kemi hyrë në fazën finale të procesit të numërimit të votave për zgjedhjet e 9 shkurtit. Sot fillon numërimi i votave të diasporës. Sipas njoftimeve të Komisionit Qendror Zgjedhor, më së largu, deri në javën tjetër pritet të kemi rezultatet përfundimtare për subjektet politike.

Si fitues të qartë të këtyre zgjedhjeve, nga ne qytetarët presin që sa më parë të përmbushim obligimin që na takon për formimin e institucioneve në legjislaturën e 9-të. Deri atëherë nga ju, të nderuar kabinet qeveritar, kolegë, pres që të vazhdoni punën dhe punët e mira me po të njëjtin ritëm.

Ndërkaq, të gjithë presim nga Komisioni Qendror Zgjedhor edhe më shumë angazhim për përfundimin e procesit të numërimit dhe kujdes të shtuar në mbrojtjen e vullnetit të votuesve për të përmbyllur kësisoj një proces zgjedhor të lirë, të rregullt, të ndershëm e demokratik, me pjesëmarrje masive të qytetarëve, për çfarë falënderoj secilen dhe secilin.

Pjesëmarrje më të lartë ndonjëherë në zgjedhje pati edhe diaspora jonë, e cila për herë të parë, përveç votimit me postë, pati mundësinë të votojë edhe në ambasada dhe konsullatat tona. Falënderoj bashkatdhetarët që morën pjesë në këto zgjedhje, qoftë përmes votimit nga jashtë, qoftë duke udhëtuar në Kosovë për të votuar, duke u bërë ashtu edhe siç janë pjesë e pandashme e vendimmarrjes për vendin tonë.

Në anën tjetër, të pandashëm nga mërgata jonë kemi qenë edhe ne përgjatë gjithë qeverisjes sonë në këtë mandat. Ministritë tona, ajo e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ashtu edhe e Punëve të Brendshme, janë angazhuar vazhdimisht në shtimin përmirësimin dhe digjitalizimin e shërbimeve për bashkatdhetarët tanë.

Një prej lehtësimeve më të mëdha është njohja e patentë-shoferëve të Kosovës nga vendet ku ata jetojnë dhe punojnë. Kjo përveçse ul shpenzimet dhe kursen kohën, mundëson integrimin më të shpejtë në tregun e punës. Fillimisht ishte Gjermania ajo që i njohu patentë-shoferët tanë. Nga hyrja në fuqi e marrëveshjes, nga prilli i vitit 2023, rreth 30 mijë bashkatdhetarë kanë konvertuar patent-shoferët nëpërmjet kësaj marrëveshje. Nga muaji i kaluar ka hyrë në fuqi marrëveshja me Italinë për njohjen e patentë-shoferëve. Ndërkaq, nga muaji i ardhshëm, siç ka njoftuar edhe Ambasada jonë në Austri hyn në fuqi ndryshimi i Rregullores zbatuese të Ligjit të patentës së shoferëve në Austri, gjë që lehtëson procedurën e konvertimit të saj për shtetasit e Republikës së Kosovës. Pas Gjermanisë, Italisë dhe Austrisë, në proces të finalizimit të njohjes së ndërsjellë të patentë-shoferëve, jemi edhe me Kanadanë dhe Turqinë.

Përherë e më shumë shërbimin tonë diplomatik po e vëmë në shërbim të qytetarëve dhe të bashkatdhetarëve.

JU REKOMANDOJMË

Gani Geci reagon ashpër, thotë se PDK e VV po bashkohen kunder familjes Geci

Takimin Kurti-Krasniqi, Geci e quan “Fejesë” të LVV-së me PDK-në
23/04/2026 - 21:18

Gani Geci ka reaguar ashpër ndaj VV-së dhe PDK-së, duke thënë se u bashkuan kundër një familjeje. Ai tha se “të bëhen bashkë krejt komunistët nga Prishtina në...

Më shumëDetails

Trump: Po shënjestrojmë anije që vendosin mina, Hormuzi është nën kontrollin e SHBA-së

“U thashë, ‘jo’, faleminderit”, Trump: Irani më ofroi të isha liderit suprem i tyre
23/04/2026 - 20:49

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se ka urdhëruar Marinën amerikane që të “qëllojë” çdo anije që vendos mina në Ngushticën e Hormuzit, duke shtuar se “pastruesit” e minave...

Më shumëDetails

Tragjedi në Gjakovë, një person humb jetën në vendin e punës

Pamje nga ‘Vranjefci’ ku mbetën të plagosur dy persona
23/04/2026 - 20:40

Një person e ka humbur jetën në vendin e punës. Ngjarja tragjike ka ndodhur në rrugën “Pjetër Bogdani” në Gjakovë. Dyshohet se një 29 vjeçar ka rënë nga...

Më shumëDetails

Një person kapet duke vjedhur në një market në Prishtinë, emër i njohur për Policinë

Vrasje në tentativë në Prizren, Policia jep detaje
23/04/2026 - 20:16

Një person është kapur nga kamera e sigurisë së një marketi në qytetin e Prishtinës duke vjedhur çokollata. Indeksonline ka siguruar pamje nga momenti kur qytetari fut disa...

Më shumëDetails

Jakup Krasniqi nga Haga dërgon ngushëllime për Qosjen, “të privuar nga liria nga muret e heshtura të Hagës qëndrojmë pranë jush me zemër e shpirt”

Çka thuhet në dosjen e fundit të mbrojtjes së Jakup Krasniqit?
23/04/2026 - 20:04

Zyrtari i partisë NISMA, Bilall Sherifi, informon se nëpërmjet telefonit, “Jakup Krasniqi më ngarkoi t’ju transmetoj telegram ngushëllimin e mëposhtëm në emër të atyre që padrejtësisht mbahen prapa...

Më shumëDetails

Aksident mes dy veturave në tunelin e Llogarasë, lëndohen disa persona – bllokohet qarkullimi

Aksident mes dy veturave në tunelin e Llogarasë, lëndohen disa persona – bllokohet qarkullimi
23/04/2026 - 19:35

Një aksident rrugor është regjistruar brenda tunelit të Llogarasë, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë e aksidentit, disa persona kanë mbetur të lënduar dhe janë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • A do të marrë pjesë AAK në seancë për presidentin? Tahiri jep përgjigjen befasuese

    A do të marrë pjesë AAK në seancë për presidentin? Tahiri jep përgjigjen befasuese

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Nis procedura për ndryshimin e buxhetit, ja në cilin muaj pritet të zbatohet pakoja për sektorin privat

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Tragjedi: 19-vjeçari humb jetën pasi goditet nga pllaka betoni në vendin e punës

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Goditje e rëndë për AAK-në, dorëhiqet anëtari i kësaj partie pas 19 vitesh aktivitet

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Elijona ia qet “flakën” Instagramit nga pushimet në Egjipt (Foto)

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë