Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Qeveria zgjedh heshtjen përballë mundësisë së shtrenjtimit të rrymës

26/02/2025 - 20:13
në Ekonomi, Kryesore, Lajme
A A
Qeveria zgjedh heshtjen përballë mundësisë së shtrenjtimit të rrymës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Shqetësimit që tek qytetarët ka shkaktuar lajmi se mund të shtrenjtohet energjia elektrike, nuk i është përgjigjur Qeveria.

Zyrtarët qeveritarë nuk e kanë parë të arsyeshme të flasin për kërkesat që qëndrojnë në sirtarin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë.

Televizioni Dukagjini gjatë ditës ka kërkuar një koment të Kryeministrit lidhur me kërkesat e KOSTT-it, KEDS-it dhe KESCO-s, por pa sukses.

Ministria të cilën e udhëheqë Artane Rizvanolli, ajo e Ekonomisë ka zgjedhur të na tregoj se si funksionon ZRRE-ja, në vend se të japë një qëndrim për mundësinë e shtrenjtimit të rrymës.

“Rregullatori i Energjisë (ZRRE) është institucion i pavarur i cili ushtron kompetencat për rregullim të sektorit të energjisë dhe bën shqyrtimin dhe caktimin e përvitshëm të tarifave të energjisë elektrike. Lidhur me çështjen për të cilën keni shtruar pyetje, ju lutem drejtojuni komunikatës së fundit të lëshuar nga ZRRE”, thuhet nga ana e Ministrisë së Ekonomisë.

Qeveritarët citojnë saktë ligjin kur thonë se ZRRE-ja, të paktën me “letra”, është institucion i pavarur, por në përgjigjen e tyre harrojnë të cekin se anëtarët e Bordit dhe Kryesuesi zgjidhen nga Kuvendi i Kosovës.

Pikërisht, shefi aktual i Bordit, Ymer Fejzullahu, më 2 gusht 2021, në Kuvendin ku shumicë ishin deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, është votuar për këtë pozitë.

E, kur është fjala për komunikatën e lëshuar nga ZRRE, ajo pretendon se po spekulohet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike.

“…Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) sqaron edhe një herë opinionin publik se KOSTT, KEDS dhe KESCO kanë paraqitur kërkesat për përshtatjen e të hyrave të lejuara për vitin 2025, të cilat janë dorëzuar në Zyrën e Rregullatorit për Energjisë (ZRRE), në përputhje me kërkesat ligjore. Aplikimet janë publikuar në faqen elektronike të ZRRE-së, ashtu siç janë pranuar, dhe mund të konsultohen nga publiku…”.

Në komunikatën me pesë paragrafe, me asnjë argumentim, askund nuk vihen në dyshim raportimet e mediave se është kërkuar shtrenjtimi i rrymës, por shpjegohen procedurat, të cilat sigurisht janë të zakonshme dhe kanë ndodhur para çdo vendimi për shtrenjtim të rrymës.

JU REKOMANDOJMË

Limaj viziton nënën e Thaçit me rastin e festës së Bajramit

Limaj viziton nënën e Thaçit me rastin e festës së Bajramit
27/05/2026 - 17:47

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka bërë të ditur se ka vizituar familjen e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Ai...

Më shumëDetails

Kurti për 2 milionë eurot e ndara për aviokompanitë: Janë për pushimet e verës, jo për blerje votash

Kurti mbajti mbledhje elektronike, ndan 10 mijë euro për një konferencë dhe miraton raportin për buxhetin
27/05/2026 - 17:13

Kreu në detyrë i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar lidhur me ndarjen e 2 milionë eurove për aviokomapnitë, për të mbështetur fluturimet e diasporës drejt Kosovës....

Më shumëDetails

SHKK mohon se Granit Plava kishte telefonuar nga burgu në një emision televiziv: S’ishte zëri i tij

SHKK mohon se Granit Plava kishte telefonuar nga burgu në një emision televiziv: S’ishte zëri i tij
27/05/2026 - 17:02

Shërbimi Korrektues i Kosovës kanë reaguar pasi në një emision televiziv ka telefonuar një person i cili është prezantuar si Granit Plava, i dënuar me burgim të përjetshëm...

Më shumëDetails

Konjufca: SHBA-të nuk janë vetëm aleati ynë kryesor strategjik por partner i pazëvendësushëm

Konjufca: SHBA-të nuk janë vetëm aleati ynë kryesor strategjik por partner i pazëvendësushëm
27/05/2026 - 16:30

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca ka pritur në një takim kongresistët amerikan që po qëndrojnë për vizitë në Kosovë. Pas takimit, Konjufca është shprehur...

Më shumëDetails

Kurti priti në takim kongresistët amerikanë: Kosova synon thellimin e partneritetit me SHBA dhe NATO

Kurti priti në takim kongresistët amerikanë: Kosova synon thellimin e partneritetit me SHBA dhe NATO
27/05/2026 - 15:53

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim delegacionin bipartizan të dy kongresistëve amerikanë, Keith Self, kryetar i Nënkomisionit për Evropën në Komisionin për...

Më shumëDetails

Osmani viziton Shtëpinë e të Moshuarve në Suharekë: Ndamë së bashku dashurinë e festës

Osmani viziton Shtëpinë e të Moshuarve në Suharekë: Ndamë së bashku dashurinë e festës
27/05/2026 - 15:30

Në ditën e festës së Kurban Bajramit, kandidatja për presidente nga radhët e LDK-së ka vizituar Shtëpinë e të Moshuarve në Suharekë.E shoqëruar edhe me bashkëpunëtorë, Osmani është...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Hekuran Murati: Ekzekutohen shtesat prej 100 euro për fëmijë dhe pensionistë

    Hapet aplikimi për shtesat prej 100 euro – Murati tregon procedurën për aplikim

    599 Shpërndaje
    Shpërndaje 240 Tweet 150
  • “S’jam edhe aq mirë”- Granit Plava lidhet direkt me një emision, moderatorja i ndërpret telefonatën

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Vendimi i Gjykatës së Lartë “godet” rëndë Valon Ademin, Behgjet Pacolli rimerr kontrollin e aeroportit të Vlorës

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Buzhala: Sonte ka vdekë ajo pak demokraci që e kemi pas, opozita nuk ka çka lyp në zgjedhje

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Kush është maturantja që la “gojë hapur” të gjithë në mbrëmjen e maturës në Prishtinë me paraqitjen e saj?

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë