Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Çfarë kompetencash ka Qeveria aktuale e Kosovës?

27/02/2025 - 18:09
në Kryesore, Lajme
A A
Çfarë kompetencash ka Qeveria aktuale e Kosovës?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Mes debateve për kompetencat e Qeverisë aktuale të Kosovës, edhe organizatat që monitorojnë punën e institucioneve shtetërore janë të ndara për këtë çështje.

Kosova, aktualisht, nuk ka as Qeveri në detyrë, dhe as Qeveri në largim, por ekzekutiv me mandat të rregullt kushtetues, thonë nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), duke argumentuar se pushteti i tashëm ka kompetenca të plota, deri në momentin kur certifikohet rezultati i zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.

Ndryshe mendojnë në Grupin për Studime Ligjore dhe Politike (GLPS), ku Qeveria e Albin Kurtit konsiderohet si një Qeveri në largim, me detyra “të kufizuara në vazhdimin e punëve”.

Vullnet Bugaqku, hulumtues i lartë në KDI, thotë për Radion Evropa e Lirë se ligjet, sikurse ai për Qeverinë, Rregullorja e Kuvendit të Kosovës dhe Kushtetuta e vendit e lidhin mandatin e rregullt qeveritar me atë të legjislativit.

Ai pohon se Qeveria aktuale ka mandat të rregullt, pasi nuk ka shpërndarje të Kuvendit, as shkarkim të kryeministrit apo dorëheqje të tij, që të plotësoheshin kushtet e parapara me ligj që ekzekutivit t’i kufizoheshin kompetencat aktuale.

“Pra, mund t’i ushtrojë funksionet e saj dhe kompetencat e saj si një qeveri e zakonshme, sepse ende nuk ka skaduar mandati ligjor i kësaj qeverie. Mandati ligjor i kësaj qeverie lidhet me situatën kur kemi përfundim të mandatit të legjislaturës së kaluar. Kjo është e ndërlidhur me certifikimin e rezultatit [zgjedhor]”, thotë Bugaqku për REL-in.

Numërimi i votave të rregullta ka përfunduar tashmë, ndërsa para certifikimit të rezultateve ka mbetur edhe numërimi i votave me kusht, i votave të personave me nevoja të veçanta, si dhe i votave të diasporës.

Sipas rezultateve preliminare, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka fituar zgjedhjet me 40.80 për qind të votave të fituara, rezultat që i pamundëson ta krijojë vetë Qeverinë. Udhëheqësi i LVV-së, Kurti, thotë se qytetarët presin që partia e tij t’i krijojë institucionet e reja.

Përgjegjësitë e Qeverisë

Ligji përcakton qartë kompetencat e Qeverisë në përgjithësi, por edhe ato të kryeministrit, të ministrave e të zëvendësministrave. Këtu përfshihen marrja e vendimeve për çështje të caktuara, shkarkimi dhe emërimi i zyrtarëve, ndërmarrja e nismave legjislative, por edhe dërgimi i tyre në Kuvend, si dhe inicimi i marrëveshjeve ndërkombëtare.

Bugaqku nga KDI-ja thotë se, pavarësisht se me ligj Qeveria ka kompetenca të plota, në këtë periudhë ajo duhet të ketë një lloj frenimi dhe të tregojë kujdes “që të mos marrë veprime që do të prodhonin pasoja nesër për një qeveri tjetër”.

Ndryshe nga ai, Arbëresha Loxha-Stublla, drejtoreshë ekzekutive e GLPS-së, thotë për REL-in se Qeveria nuk do të duhej të ndërmerrte fare iniciativa të reja. Sipas saj, “Qeveria tani vetëm zbaton”.

Ekzekutivi aktual, thotë ajo, nuk duhet të paraqesë projektligje, e as të bëjë emërime të reja.

Por, Bugaqku pohon se puna në këtë periudhë nuk i ndalohet as Kuvendit, ndonëse, sipas praktikave, thotë ai, ky institucion e pezullon punën gjatë fushatës zgjedhore.

Qeveria mbajti më 26 shkurt një mbledhje të rregullt dhe trajtoi 15 pika, ku u miratuan disa udhëzime, u emëruan persona në poste të caktuara dhe u ndanë fonde për disa aktivitete.

Për Bugaqkun, këto veprime janë të përditshme, që administrojnë gjendjen dhe nuk e prekin shumë buxhetin, teksa thotë se ekzekutivi ka bërë një lloj kufizimi sa u përket vendimeve që do të prodhonin pasoja për institucionet e reja.

Nga GLSP-ja i kanë thënë më herët REL-it se Qeveria aktualisht nuk mund të procedojë në Kuvend marrëveshje ndërkombëtare.

Kufizimi i kompetencave

Në legjislacionin e Kosovës përmenden dy lloje të qeverive, ajo me mandat të rregullt kushtetues dhe Qeveri në dorëheqje.

Por, termat si Qeveri në largim apo në detyrë – që përdoren shpesh në periudhat paszgjedhore – nuk parashihen në ligjet e Kosovës, ndonëse janë pjesë e praktikës parlamentare të shteteve të ndryshme.

Por, si kalon Qeveria me të drejta të plota në një ekzekutiv në largim, të cilit i kufizohen kompetencat?

As kjo nuk është e përcaktuar qartë në Ligjin për Qeverinë, por kalimi në Qeveri në largim bëhet me certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve, thonë nga KDI-ja, për shkak të lidhjes që ka mandati i Qeverisë me atë të Kuvendit.

Pas kësaj, Bugaqku thotë se aplikohen kufizimet që parashihen në nenin 31 të ligjit, që kanë të bëjnë me Qeverinë në dorëheqje.

Aty thuhet se Qeveria s’ka të drejtë të miratojë nisma apo të nënshkruajë marrëveshje ndërkombëtare, për të cilat kërkohet ratifikimi i Kuvendit, nuk mund të miratojë ligje, strategji e koncept-dokumente, as nuk mund të propozojë kandidatë për poste të caktuara, e as të emërojë njerëz në pozita publike.

Qeveria aktuale është e para që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës që e ka çuar deri në fund mandatin e saj kushtetues./REL

JU REKOMANDOJMË

Kuvendi i jashtëzakonshëm i LDK’së në “diskrecion” të Abdixhikut, Ferati konfirmon se Sekretariati ende s’ia ka dorëzuar raportin

Kuvendi i jashtëzakonshëm i LDK’së në “diskrecion” të Abdixhikut, Ferati konfirmon se Sekretariati ende s’ia ka dorëzuar raportin
23/07/2026 - 15:02

Kryetari i LDK-së po pret një raport përmes të cilit do të njoftohet zyrtarisht për nismën për largimin e tij nga drejtimi i partisë. Lumir Abdixhiku pritet ta...

Më shumëDetails

Aterime të rrezikshme dhe borxhe milionëshe ndaj udhëtarëve- Me çka po përballet Enter Air?

Aterime të rrezikshme dhe borxhe milionëshe ndaj udhëtarëve- Me çka po përballet Enter Air?
23/07/2026 - 14:52

Kompania ajrore polake Enter Air, e cila operon edhe fluturime për dhe nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës përmes Air Prishtinës, është përballur së fundmi me disa zhvillime që...

Më shumëDetails

Phillips: Kosovës i mungon pjekuria politike për të qenë partnere strategjike

Phillips: Kosovës i mungon pjekuria politike për të qenë partnere strategjike
23/07/2026 - 14:44

Profesori i asociuar në Programin e Studimeve të Sigurisë në Universitetin Georgetown, David L. Phillips, ka kritikuar klasën politike dhe shoqërinë kosovare për mungesën e, siç e quajti...

Më shumëDetails

Krasniqi për Kurtin: Po përçan shqiptarët, kryeministër i dështuar

Krasniqi për Kurtin: Po përçan shqiptarët, kryeministër i dështuar
23/07/2026 - 14:24

Analisti politik Dardan Krasniqi ka deklaruar se mungesa e integritetit politik po ndikon drejtpërdrejt në funksionimin e institucioneve në Kosovë.Në emisionin “Kosova Today”, Krasniqi tha se partitë politike...

Më shumëDetails

Shkoi për pushime, 75-vjeçari humb jetën në plazhin e Orikumit

Shkoi për pushime, 75-vjeçari humb jetën në plazhin e Orikumit
23/07/2026 - 14:18

Një pushues shqiptar ka humbur jetën sot në plazhin e Orikumit, me dyshimet e një infarkti. Sipas informacioneve të Top Channel, 75-vjeçari nga Tirana kishte ardhur për pushime...

Më shumëDetails

Pas dekretimit të dorëheqjeve të prokurorëve serbë, reagon Ambasada britanike

Pas dekretimit të dorëheqjeve të prokurorëve serbë, reagon Ambasada britanike
23/07/2026 - 13:53

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë ka reaguar pas dorëheqjeve të shtatë prokurorëve serbë, duke kërkuar ruajtjen e integrimit të të gjitha komuniteteve në sistemin e drejtësisë....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Aksident i rëndë në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, një grua humb jetën!

    Aksident i rëndë në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, një grua humb jetën!

    173 Shpërndaje
    Shpërndaje 69 Tweet 43
  • Policia e Kosovës del me deklaratë zyrtare për vdekjen e zyrtarit policor në Morinë

    140 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • “Kujtimet do të mbeten të gjalla gjithmonë për ty”, mësuesja me dedikim prekës për policin i cili u gjet i pajetë

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Aksioni në MPB – Këta janë zyrtarët dhe biznesmeni që përfunduan në pranga për dallavere me lejeqëndrim

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Abdixhiku sërish në qendër të kritikave, publikohen pamjet e eskortës së tij

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë