Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Trump shënon tjetër fitore, kompania amerikane blen dy portet kryesore të Kanalit të Panamasë pasi presidenti tha që kontrollohet nga Kina

04/03/2025 - 22:49
në Ekonomi, Lajme
A A
Trump shënon tjetër fitore, kompania amerikane blen dy portet kryesore të Kanalit të Panamasë pasi presidenti tha që kontrollohet nga Kina
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gjiganti amerikan, BlackRock ka rënë dakord të blejë dy porte kryesore në Kanalin e Panamasë nga pronari aktual nga Hong Kongu në një marrëveshje me vlerë 22.8 miliardë dollarë, pas presionit nga presidenti, Donald Trump mbi ndikimin kinez në këtë rrugë ujore.

Presidenti amerikan ka thënë shpesh se “Kina drejton Kanalin e Panamasë”, duke shtuar se “SHBA do ta marrë përsëri, ose do të ndodhë diçka shumë e fuqishme”. Dhe me sa duket, kjo taktikë ka dhënë rezultat, pasi kjo marrëveshje transferon pronësinë e porteve të Kanalit të Panamasë tek kompania e fuqishme amerikane.

Sipas një njoftimi të kompanisë, pronari i porteve, CK Hutchison, do t’ia shesë biznesin një grupi kompanish duke përfshirë BlackRock, Global Infrastructure Partners dhe Terminal Investment Limited.

Në një investim të madh në këtë sektor, grupi do të marrë 90% të aksioneve në kompaninë që zotëron dhe operon dy portet në Panama. Marrëveshja përfshin 80% të aksioneve në CK Hutchison Ports, e cila posedon 43 porte në 23 vende, duke përfshirë Britaninë e Madhe dhe Gjermaninë.

Kompania operon gjithashtu porte në Azinë Juglindore, Lindjen e Mesme, Meksikë dhe Australi. Pjesa e mbetur prej 20% e aksioneve mbahen nga kompania e menaxhimit të portit PSA, e cila është në pronësi të Temasek, fondi sovran i pasurisë së Singaporit. CK Hutchison tha se pret të marrë më shumë se 19 miliardë dollarë nga marrëveshja.

Marrëveshja është thjesht komerciale në natyrë dhe nuk ka të bëjë me lajmet e fundit politike në lidhje me Kanalin e Panamasë, tha bashkëmenaxheri i CK Hutchison. Kompania, e cila kontrollohet nga njeriu më i pasur i Hong Kongut, Li Ka-shing dhe familja e tij, zotëron porte, rrjete telekomunikacioni dhe biznese të tjera të infrastrukturës.

JU REKOMANDOJMË

Aktivistja Sijarina pas takimit me kryeprokurorin: S’do të tërhiqemi derisa akterët që çuan Arlindën drejt vr’asjes të përfundojnë në burg

Aktivistja Sijarina pas takimit me kryeprokurorin: S’do të tërhiqemi derisa akterët që çuan Arlindën drejt vr’asjes të përfundojnë në burg
05/11/2026 - 10:54

Aktivistja feministe, Liridona Sijarina, pas takimit me kryeprokurorin e Shtetit, Zejnullah Gashi, ka deklaruar se kanë kërkuar që çështja e vrasjes së Arlinda Zekajt dhe rastet e femicidit...

Më shumëDetails

Matthew Palmer: Një shumicë demokrate në Kongres mund të rris përkrahjen për normalizim Kosovë-Serbi

Matthew Palmer: Një shumicë demokrate në Kongres mund të rris përkrahjen për normalizim Kosovë-Serbi
05/11/2026 - 10:42

Një shumicë e mundshme demokrate në Kongresin amerikan mund të sjellë mbështetje më të fuqishme për vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën e tyre drejt Bashkimit Evropian, ka...

Më shumëDetails

Zvicra i krahason vendet e Ballkanit drejt BE-së: Shqipëria e Mali i Zi avancojnë, Kosova mbetet prapa

Zvicra i krahason vendet e Ballkanit drejt BE-së: Shqipëria e Mali i Zi avancojnë, Kosova mbetet prapa
05/11/2026 - 10:32

Mali i Zi mund të bëhet vendi i radhës që do t’i bashkohet Bashkimit Evropian, me synimin që anëtarësimi të realizohet në vitin 2028. Ndërkohë, Shqipëria synon t’i...

Më shumëDetails

Analiza e “The Guardian”: A është ky fillimi i fundit për Trump?

Analiza e “The Guardian”: A është ky fillimi i fundit për Trump?
05/11/2026 - 10:29

Me demokratët në pushtet, Trump mund të jetë nën rrethim dhe të humbasë dominimin e tij mbi partinë republikane – por identiteti i tij do të shijojë perspektivën...

Më shumëDetails

Nafta bie nën 100 dollarë për fuçi

Nafta bie nën 100 dollarë për fuçi
05/11/2026 - 10:28

Nafta e papërpunuar Brent ra nën 100 dollarë për fuçi të mërkurën për herë të parë në një muaj, duke zgjeruar humbjet për të tretën herë radhazi mes...

Më shumëDetails

Kryeministër që gati 6 vite, por Kurti ende flet si opozitar për vde’kjen e Astrit Deharit: Ende nuk e dimë emrin e v’rasësit të tij

Kryeministër që gati 6 vite, por Kurti ende flet si opozitar për vde’kjen e Astrit Deharit: Ende nuk e dimë emrin e v’rasësit të tij
05/11/2026 - 10:20

Kryeministri Albin Kurti ka bërë homazhe te varri i Astrit Deharit, në 10-vjetorin e vdekjes së tij. "10 vjet pa Astritin janë shumë. Janë tepër shumë për familjen,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Këta janë pesë të arrestuarit për trafikimin e 37 kilogramëve të lëndëve narkotike në Kosovë (Emrat)

    Këta janë pesë të arrestuarit për trafikimin e 37 kilogramëve të lëndëve narkotike në Kosovë (Emrat)

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • “Tre të mitur dëshmitarë”, çfarë ndodhi në stacionin policor para se Arlinda të privohej nga jeta?

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • AUV me në krye Venera Çerkinin me ‘mision’ propagandues kundër bizneseve? Del se “Haxhijaha” vet kishte kërkuar kthimin e ushqimit për kafshë në Serbi

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • “Mendoj se ka ardh koha”: Deputeti i LDK-së pritet të kandidojë për kryetar të partisë

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Ambasada Amerikane reagon për rastin e Arlinda Zekajt: Siguria e qytetarëve amerikanë është prioriteti ynë

    140 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë