Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Dikur Limaj e kalonte Kurtin me vota, kush janë politikanët më të votuar në Kosovë ndër vite?

07/03/2025 - 14:19
në Pa kategori
A A
Dikur Limaj e kalonte Kurtin me vota, kush janë politikanët më të votuar në Kosovë ndër vite?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

 

 Kryeministri Albin Kurti, njëherit kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, është bërë personi më i votuar në historinë e Kosovës, duke e thyer kështu edhe rekordin që ishte vendosur në vitin 2021 nga Presidentja Vjosa Osmani. Në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, Albin Kurti grumbulloi mbi 330 mijë vota. Në pesë nga gjashtë zgjedhjet e fundit parlamentare, Kurti ka qenë në treshen e kandidatëve më të votuar. Por, kush janë politikanët tjerë më të votuar në Kosovë ndër vite?

 

Në zgjedhjet e vitit 2010, Kurti renditej pas Fatmir Limajt, që në atë kohë ishte deputet i Partisë Demokratike të Kosovës. Limaj kishte 17 mijë e 222 vota më shumë.

Në ato zgjedhje, personi më i votuar ishte Hashim Thaçi, që ishte kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, ku kishte kishte marrë 160 mijë e 850 vota. Pas tij renditej ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa me 130 mijë e 213 mijë vota, Fatmir Limaj me 75 mijë e 689 vota, Albin Kurti me 58 mijë e 467 vota dhe Ramush Haradinaj me 54 mijë e 713 vota.

Infografika e REL

Kurti kishte shtuar vota në zgjedhjet e vitit 2014, duke u renditur i treti. Mirëpo, edhe në ato zgjedhje, më i votuari ishte Thaçi me 166 mijë e 422 vota. Pas tij, Mustafa me 121 mijë e 59 vota, Kurti me 63 mijë e 602 vota, Kadri Veseli me 54 mijë e 872 vota dhe Ramush Haradinaj me 50 mijë e 388 vota.

Renditja kishte ndryshuar shumë në zgjedhjet e vitit 2017, ku Kurti kishte dalë si më i votuari me 143 mijë e 621 vota. Pas tij, ishte Veseli me 129 mijë e 947 vota, Avdullah Hoti me 115 mijë e 693 vota, Ramush Haradinaj me 102 mijë e 127 vota dhe Shpend Ahmeti me 76 mijë e 17 vota.

Kurti kishte dalë i pari edhe në zgjedhjet e vitit 2019. Ai kishte marrë 183 mijë e 952 vota. Pas tij, personi më i votuar ishte Presidentja Vjosa Osmani, që në atë kohë ishte kandidate për deputete nga LDK. Osmani kishte marrë 176 mijë e 016 vota. Pas tyre renditeshin Kadri Veseli si kryetar i PDK’së me 145 mijë e 881 vota, Ramush Haradinaj me 76 mijë e 163 vota dhe Glauk Konjufca me 72 mijë e 686 vota.

 

Osmani kaloi e para në zgjedhjet e vitit 2021, duke u bërë personi më i votuar në historinë e Kosovës, me 300 mijë e 756 vota. Në ato zgjedhje, Konjufca shënoi rritje të madhe të votave, saktësisht mori 200 mijë e 646 vota. Pas tij, më të votuarit ishin Arben Vitia me 107 mijë e 858 vota, Enver Hoxhaj me 100 mijë e 468 vota dhe Donika Gërvalla me 71 mijë e 722 vota.

Në zgjedhjet e këtij viti, Kurti theu rekordin e Osmanit. Ai u bë më I votuari me 337 mijë e 101 vota, i ndjekur nga Konjufca me 263 mijë e 775 vota. I treti në këto zgjedhje, si ndër më të votuarit, është kandidati i PDK’së për kryeministër, Bedri Hamza me 173 mijë e 438 vota. I katërti është kreu i LDK’së, Lumir Abdixhiku me 146 mijë e 352 vota dhe Faton Peci i pesti me 133 mijë e 572 vota./Reporteri.net

 

 

JU REKOMANDOJMË

Bedri Hamza nga Ferizaj: Qeveria ime do të jetë partnere e sektorit privat
Pa kategori

Bedri Hamza nga Ferizaj: Qeveria ime do të jetë partnere e sektorit privat

19/12/2025 - 19:19
Kur do të kthehet komandanti serb i policisë në veri?
Pa kategori

Kur do të kthehet komandanti serb i policisë në veri?

16/12/2025 - 21:28
QKUK-së iu deshën 3 muaj që të tregonte se si ish-këshilltarja e Vitisë u rehatua nga recepsioniste në financat e këtij institucioni
Lajme

QKUK-së iu deshën 3 muaj që të tregonte se si ish-këshilltarja e Vitisë u rehatua nga recepsioniste në financat e këtij institucioni

16/12/2025 - 19:40
Faton Peci merr vendimin e parë si kryetar i Mitrovicës
Kryesore

Faton Peci merr vendimin e parë si kryetar i Mitrovicës

16/12/2025 - 09:29
Marrja peng e 39 vjeçarit nga Mitrovica në Vlorë, arrestohen tre persona, dalin edhe disa pamje
Pa kategori

Marrja peng e 39 vjeçarit nga Mitrovica në Vlorë, arrestohen tre persona, dalin edhe disa pamje

13/12/2025 - 21:39
Ushtarët amerikanë trajnohen për gjurmimin dhe rrëzimin e dronëve, KFOR tregon se si funksionon sistemi
Kryesore

Ushtarët amerikanë trajnohen për gjurmimin dhe rrëzimin e dronëve, KFOR tregon se si funksionon sistemi

12/12/2025 - 17:47

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • I plagosuri në Vushtrri është I. Bekteshi, i dyshuar D. Bekteshi

    Arrestohet i dyshuari për plagosjen e 17 vjeçares E.V. në Vushtrri

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Gazetari i FAZ Michael Martens tallet me njohjen e Bahamas: Si do ta influencojë njerëzimin boshti i fuqishëm Nassau-Prishtinë

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • “Ka qenë një burrë i urtë, punëtor dhe i ndershëm”- Fadil Geci njofton për vdekjen e babait të bashkëshortes!

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Mijëra euro dëm shtetit përmes tokave të shpronësuara, Prokuroria shpjegon rolin e ish-ministrit si ndërmjetësues

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Nga sot hyn në fuqi vendimi për ofrimin e shërbimeve komunale gjatë vikendit në Mitrovicë

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë