Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ancelotti nis të përmendet sërish për stolin e Brazilit

26/03/2025 - 15:06
në Sport
A A
Ancelotti reagon pas shpalljes si trajner i vitit 2024
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Pavarësisht fjalëve të mëdha për një fitore ndaj rivalëve të përjetshëm, Brazili pësoi një humbje të thellë 4-1 ndaj Argjentinës në Buenos Aires të martën në mbrëmje.

Më shumë se një vit para Kupës së Botës në SHBA, Kanada dhe Meksikë, siguria e punës së trajnerit Dorival Junior është kthyer në një temë të nxehtë diskutimi.

Pas deklaratës së yllit të Real Madridit, Vinicius Junior, i cili tha se Brazili duhet të “rimendojë gjithçka”, kanë nisur dyshimet mbi të ardhmen e “Seleçaos”.

Dorival nuk ishte zgjedhja e parë e Federatës Braziliane të Futbollit (CBF) dhe është tashmë trajneri i tretë që drejton ekipin pas eliminimit tronditës nga Kroacia në çerekfinalet e Kupës së Botës 2022.

Sipas Globo Esporte, puna e Dorivalit tashmë po vihet në dyshim nga drejtuesit e federatës. Brazili ndodhet në vendin e katërt në kualifikueset e Amerikës së Jugut, pas Ekuadorit dhe Uruguait, dhe për herë të parë ka pësuar katër gola në një ndeshje kualifikuese.

Presidenti i CBF, Ednaldo Rodrigues, i rizgjedhur së fundmi, kishte shprehur hapur dëshirën për të sjellë Carlo Ancelottin në krye të kombëtares në vitin 2023.

Trajneri italian ishte zgjedhja e parë e Rodrigues, pas Pep Guardiolës, dhe sipas Ronaldo Nazarios, Ancelotti kishte negociuar për të marrë drejtimin e Brazilit, por Real Madrid vendosi ta mbante atë në Santiago Bernabeu.

Me CBF që tani po shqyrton alternativa të reja, emri i Ancelottit është sërish në tryezë, ashtu si edhe ai i ish-mbrojtësit të Atletico Madrid dhe trajnerit aktual të Flamengos, Filipe Luis.

Megjithatë, kontrata e Ancelottit me Real Madridin dhe angazhimi i tij në Kupën e Botës për Klube në qershor dhe korrik janë pengesat kryesore që ndalojnë Brazilin të bëjë një lëvizje për të.

Ancelotti ka një kontratë deri në vitin 2026 dhe, nëse e mbyll sezonin me trofe të rëndësishëm si La Liga apo Liga e Kampionëve, presidenti Florentino Perez do të preferonte ta mbante. Italiani gjithashtu ka deklaruar më parë se nuk do të largohet vullnetarisht nga Real Madrid.

Nëse “Los Blancos” e përfundojnë sezonin pa fituar La Liga-n apo Champions League, nuk do të ishte çudi nëse Brazili do të tentonte sërish ta bindte Ancelottin të merrte drejtimin e kombëtares.

JU REKOMANDOJMË

Gjermania me dy ndryshime në mbrojtje për duelin e fundit në fazën e grupeve të Botërorit

Gjermania me dy ndryshime në mbrojtje për duelin e fundit në fazën e grupeve të Botërorit
25/06/2026 - 15:12

Trajneri i Gjermanisë, Julian Nagelsmann, ka njoftuar dy ndryshime në formacionin titullar të Gjermanisë për ndeshjen e ardhshme ndërkombëtare. Në krahun e majtë të mbrojtjes, David Raum i...

Më shumëDetails

FIFA vendos rregulla të rrepta për fituesin e Botërorit

FIFA vendos rregulla të rrepta për fituesin e Botërorit
25/06/2026 - 14:57

Skuadra që do të shpallet kampione e Kupës së Botës 2026 nuk do të festojë vetëm trofeun, por do të duhet të respektojë edhe një sërë rregullash të...

Më shumëDetails

Zyrtare: Golashënuesi i sezonit në Superligë, prezantohet te Malisheva

Zyrtare: Golashënuesi i sezonit në Superligë, prezantohet te Malisheva
25/06/2026 - 14:35

Malisheva ka prezantuar zyrtarisht sulmuesin Kreshnik Uka si përforcimin më të ri të skuadrës për sezonin e ardhshëm. Uka i bashkohet ekipit pas një edicioni mbresëlënës me Drenicën,...

Më shumëDetails

Luan Krasniqi paralajmëron, nipi i tij bokson pas dy ditësh: Është veç një kampion europian!

Luan Krasniqi paralajmëron, nipi i tij bokson pas dy ditësh: Është veç një kampion europian!
25/06/2026 - 14:21

Ardian Krasniqi, nipi i Luan Krasniqit do të ngjitet në ring për të luftuar për titullin e Kampionit të Europës kundër kroatit të pamposhtur, Vinko Zadro. Legjenda e...

Më shumëDetails

Kjo nuk dihej! Ky qenka raporti i Benitës me Granit Xhakën

Kjo nuk dihej! Ky qenka raporti i Benitës me Granit Xhakën
25/06/2026 - 12:53

Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Benita Zena, ishte e ftuar në emisionin “Kampionët e Botës” ku zbuloi se ka një kushëri shumë të famshëm. Gjatë emisionit, ishte...

Më shumëDetails

Historike: Bosnja siguron kualifikimin në eliminatoret e Botërorit nga vendi i tretë

Historike: Bosnja siguron kualifikimin në eliminatoret e Botërorit nga vendi i tretë
25/06/2026 - 08:50

Bosnja dhe Hercegovina do të vazhdojë qëndrimin në SHBA, për ndeshje të Kupës së Botës. Rezultatet e fundit kanë bërë që Bosnia dhe Hercegovina të kualifikohet në eliminatoret...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • ​”Nuk u lëshoj këngë serbisht”: 9 zyrtarë policorë dyshohet se sulmuan pronarin e restorantit në Mitrovicë dhe djalin e tij

    ​”Nuk u lëshoj këngë serbisht”: 9 zyrtarë policorë dyshohet se sulmuan pronarin e restorantit në Mitrovicë dhe djalin e tij

    191 Shpërndaje
    Shpërndaje 76 Tweet 48
  • “Këta deputetë nuk do ta votonin një koalicion me LVV-në”

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Shteti pagoi 91 mijë euro pensione për persona të vdekur

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Del raporti për aksidentin tragjik në autostradën “Ibrahim Rugova”, Dimal Basha: Nuk u shkaktua nga gjendja e rrugës

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Fadil Hadergjonaj përfshihet në debatin e brendshëm të LDK-së, ky është qëndrimi i tij

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë