Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Zyrtare: AUV pas kontrollit bllokon mishin e bardh “Copacol” në depon e importuesit “KAJMAK” në Prizren

04/04/2025 - 18:20
në HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
Zyrtare: AUV pas kontrollit bllokon mishin e bardh “Copacol” në depon e importuesit “KAJMAK” në Prizren
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Veriu.info dje ka raportuar se si Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka marrë mostra të mishit të bardh “Copacol” në kufi, depo të importuesit dhe në dy pikë shitëse (markete), për ta kontrolluar se a përmbanë bakterin “salmonela’, e cila ishte gjetur në këtë brend të mishit të bardh në Shqipëri në disa tonelata të këtij produkti ushqimor.

Në raportimin ekskluziv nga Veriu.info u dëshmua se si ky mish i bardh po shitet në disa markete (INTEREX e VIVA FRESh STORE), ndërkohë që AUV-i kishte urdhëruar heqja e tij nga tregu përkohësisht në pikat ku i kishte marrë mostrat.

Në këtë storie të Veriu.info kemi raportuar po ashtu se importues i këtij mishi të bardh për Kosovë është kompania “KAJMAK” Sh.P.K, gjë të cilën sot AUV-i e ka pranuar zyrtarisht.

Në Shqipëri zbulohen tonelata të kontaminuara, por mishi “Copacol” gjendet në Interex dhe Viva Fresh Store – AUV me veprime gjysmake (Video)

Veriu.info sot ka dërguar pyetje shtesë në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), duke i pyetur se pas kontrolleve në pika shitëse dhe tërheqjes e bllokimit të sasive te mostruara, a kanë pasur obligim gjithë shitësit dhe gjithë subjektet e kontrolluara ta tërheqin nga tregu mishin e bardh të mostruar “Copacol”.

Në përgjigjen e dhënë sot nga AUV për këtë çështje thuhet: “Janë inspektuar disa pika shitëse nga të cilat janë marrë dy mostra të produkteve qe kanë qenë të ekspozuara në raftet e frigoriferëve në shitje. Sipas protokollit të aktivitetit inspektues përsëri është vepruar në zbatim të procedurës inspektuese, duke vepruar me largim nga rafti shitës për pikat qe janë inspektuar dhe marrë mostrat”.

Pra, AUV ka urdhëruar heqjen që ky produkt të hiqet nga raftet vetëm në pikat e inspektuara, gjë që të njëjtave subjete afariste iu jep mundësi që të njëjtin ta shesin në pikat (marketet) tjera.

Të pyetur se depoja e inspektoruar e operatorit ekonomik importues, siç kishte raportuar Veriu.info, a i përket kompanisë “KAJMAK” Sh.P.K., zyra për informim e AUV thotë: “Të njëjtit kontroll i është nënshtruar edhe operatori ekonomik importues ‘’Kajmak Sh.p.k’’ Prizren. Ne depon e të cilit, sasia e gjetur e produktit të dyshuar brendi ‘’ Copacol’’ sipas lajmit në Shqipëri, është kufizuar për qarkullim dhe është marrë mostra për testim laboratorik”.

Çka është Salmonela?

Salmonela është një infeksion bakterial Salmonella që shkakton diarre, ethe dhe dhimbje stomaku. Vetëm në Shtetet e Bashkuara, më shumë se një milion njerëz infektohen me Salmonela çdo vit dhe 26,500 shtrohen në spital. Ka rreth 420 vdekje për shkak të Salmonellës çdo vit në Shtetet e Bashkuara.

Për hir të korrektësisë, në vazhdim gjeni përgjigjen e plotë të AUV-it, e cila megjithatë nuk ka dhënë përgjigje se sa është sasia e mishit te bardh “Copacol” e evidentuar ne depon e importuesit qe eshte ndaluar te nxjerren perkohesisht ne treg:

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë menjëherë pas publikimi ne media, të incidentit të mishit me origjinë nga Brazili, importuar në Shqipëri. Ka nisur ndërmarrjen e veprimeve për ti siguruar dhe hequr dyshimet për konsumatorin kosovarë rreth sigurisë se produkteve të mishit nga Brazili qe tregtohen në Kosovën. Në aspektin hulumtues sipas të dhënave nga kontrolli kufitar, të konfirmuar nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Shqipëri. Nuk është gjetur asnjë fakte qe ndërlidhë incidentin në Shqipëri me produktet qe tregtohen në Kosovë.

Tutje në hulumtim sipas të dhënave zyrtare të kontrollit kufitar të AUV-së, në tremujorin e këtij viti të gjitha ngarkesat e importuara me mish dhe produkte mishi pule me origjinë nga Brazili, u janë nënshtruar kontrollit të rregullt Veterinarë Kufitar. Në aspektin e kontrollit inspektues ( dokumentacionit shoqërues, kontrollit fizik dhe organoleptik) të gjitha ngarkesat kanë qen ne përputhje me rregullat ligjore. Duke u bazuar në këto të gjetura, sektorët kompetent kanë vlerësuar se është e mjaftueshme të  ndërmarrën veprime të përshkallëzuar ose kufizuese parcialishtë.  Është ledhuar urdhëresa për kontroll të detajuar për të gjitha ngarkesat me mish pule nga Brazili, duke përfshirë mostrimin e secilës qe rrjedhimit ndalim të daljes në treg deri në rezultatin laboratorik. Këtij urëdhëri deri me tani i janë nënshtruar 7 ngarkesa, të gjitha janë mostruar dhe ndaluar përkohësisht për dalje ne treg.

Nga të dhënat zyrtare të përmes evidencave të mbajtura nga raportimet përmes kanaleve të komunikimit, deri me tani nuk është pranuar asnjë ankesë e konsumatorit, nën dyshimin për ndonjë indikacion shëndetësor të shkaktuar nga mishi i pulës. Po ashtu nuk është pranuar asnjë njoftim/lajmërim nga institucionet shëndetësore për ndonjë rast të paraqitjes së ndonjë pacienti me shenja klinike helmimi nga ushqimi me mish pule. Referuar këtyre të dhënave sektori përgjegjës ka vlerësuar se: është i mjaftueshëm tani për tani kontroll i kufizuar në disa raste të rastësishme ose me ndonjë lajmërim të konsumatorit për llojin e produktit të njëjtë qe është raportuar në Shqipëri. Janë inspektuar disa pika shitëse nga të cilat janë marrë dy mostra të produkteve qe kanë qen të ekspozuara në raftet e frigoriferëve në shitje. Sipas protokollit të aktivitetit inspektues përsëri është vepruar në zbatim të procedurës inspektuese, duke vepruar me largim nga rafti shitës për pikat qe janë inspektuar dhe marrë mostrat. Të njëjtit kontroll i është nënshtruar edhe operatori ekonomik importues ‘’Kajmak Sh.p.k’’ Prizren. Ne depon e të cilit, sasia e gjetur e produktit të dyshuar brendi ‘’ Copacol’’ sipas lajmit në Shqipëri, është kufizuar për qarkullim dhe është marrë mostra për testim laboratorik.

Sipas vlerësimit të  përgjithshëm të situatës deri ne këto momente, nuk është vlerësuar si e nevojshme për të ndërmarre veprime shtesë, ato qe janë vendosur deri me tani do të japin një pasqyrë të sekt të situatës. Në momentin e nxjerrjes se rezultateve laboratorike menjëherë pasohet me vendime/veprime tjera varësisht nga të gjeturat. Rezultatet laboratorike sipas akteve ligjore në fuqi, janë të gjeturat kryesore qe vendosin për fatin e ngarkesës apo sasive të produkteve qe i janë nënshtruar kontrollit dhe mostrimit. Në çastin e parë, qe nxjerrët rezultati, ai do të komunikohet për palët dhe publikun. Për statistika të sasive në import ju lutem kontaktoni Doganat e Kosovës. Ata janë organi kompetent për kontroll të sasive dhe vlerës se mallit.

 

JU REKOMANDOJMË

Kush hyn në “matematikat” e Kurtit për formimin e Qeverisë?
Kryesore

Kurti: Vit pas viti Kosova po bëhet storie suksesi për rritje ekonomike

18/10/2025 - 18:55
Tema: Aeroporti i Vlorës mund të përfundojë pronë e një fondi investimesh fantom, shkak një kredi e dyshimtë 100 milionëshe e marrë nga Pacolli
Kryesore

Tema: Aeroporti i Vlorës mund të përfundojë pronë e një fondi investimesh fantom, shkak një kredi e dyshimtë 100 milionëshe e marrë nga Pacolli

18/10/2025 - 18:43
Zv.Sekretarja e NATO-s: Kemi shfrytëzuar çdo mundësi për të kërkuar llogaridhënie për Banjskën!
Lajme

Zv.Sekretarja e NATO-s: Kemi shfrytëzuar çdo mundësi për të kërkuar llogaridhënie për Banjskën!

18/10/2025 - 18:25
Qeveria nuk u përgjigj për dëmet e vërshimeve, Ibrahimi: Neglizhencë totale, komunat i kanë kryer obligimet e tyre…
Lajme

Ibrahimi: 11 komuna të Kosovës ende nuk e kanë miratuar buxhetin për vitin fiskal

18/10/2025 - 17:56
124 kandidatë për asamble nuk e votuan as veten, 35 ende presin votë
Kryesore

124 kandidatë për asamble nuk e votuan as veten, 35 ende presin votë

18/10/2025 - 17:36
Zelensky largohet nga Shtëpia e Bardhë duarbosh dhe pa rezultatet e pritura
Lajme

Zelensky largohet nga Shtëpia e Bardhë duarbosh dhe pa rezultatet e pritura

18/10/2025 - 17:33

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Votat nga Diaspora e çojnë Gjilanin drejt balotazhit

    Votat nga Diaspora e çojnë Gjilanin drejt balotazhit

    143 Shpërndaje
    Shpërndaje 57 Tweet 36
  • Skandal: Në qumështoren “Drena” të oligarkut Rrustem Rukolli gjendet kos i kontaminuar me bakterie të rrezikshme (Dokument)

    138 Shpërndaje
    Shpërndaje 55 Tweet 35
  • Numërohet 50% e votave të diasporës në Mitrovicë: Peci i VV-së merr më shumë vota se Tahiri i PDK-së

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Gara për Asamble në Prishtinë, këta janë top kandidatët më të votuar

    321 Shpërndaje
    Shpërndaje 128 Tweet 80
  • Arrihet koalicioni i parë për balotazh në Prizren

    207 Shpërndaje
    Shpërndaje 83 Tweet 52

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë