Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti mbledh ministrat pas dorëheqjes, thotë se nuk e lëshon zyrën

16/04/2025 - 10:46
në Kryesore, Lajme
A A
Kurti – ministrave: Koha për t’i përmbushur zotimet po pakohet, liberalizimi i vizave, meritë e qeverisjes sonë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri në largim i Kosovës, Albin Kurti tha se nuk mund të japë dorëheqje më shumë sesa akti për të cilin e njoftoi Kuvendin e Kosovës të martën.

Në një mbledhje të Qeverisë në detyrë të Kosovës, Kurti tha nuk do të japë dorëheqje tjetër.

Ai tha se qeveria aktualisht është në detyrë dhe se pavarësisht insistimit të opozitës, ai nuk do të lë vakum institucional.

“Qeveria jonë është në detyrë dhe efektivisht i dorëhequr që nga marsi i këtij viti. Nga ajo ditë e deri në zgjedhjet e qeverisë së re, qeveria jonë ushtron të gjitha përgjegjësitë që i takojnë pushtetit ekzekutiv në përputhje me legjislacionin në fuqi. Kjo e vendos qeverinë në një rol kujdestar për të garantuar vazhdimësinë, sigurinë dhe funksionimin e pandërprerë të shtetit tonë në zbatim të kushtetutës dhe ligjeve të Republikës”, tha Kurti.

Kurti tha se dje i është drejtuar Kuvendit të Kosovës me një letër për dorëheqjen e tij nga posti ekzekutiv.

“Më shumë se kaq nuk është e mundur që të jepet dorëheqje. Më shumë se kaq do të ishte braktisje e institucionit, do të ishte vakum institucional”, tha Kurti, i cili tha se kjo do të përbënte cenim të sigurisë kombëtare.

“Është kërkesë dhe insistim, e thënë së buti e pa matur, për të lënë shtëpinë pa zot shtëpie”, tha ai.

Sipas Kurtit, Ligji për Qeverinë i bën të detyrueshme ushtrimin e kompetencave nga qeveria në dorëheqje.

“Të dashur qytetarë, Ligji për Qeverinë e bën të qartë se një qeveri në dorëheqje vazhdon të ushtrojë përgjegjësitë e saj – neni 30, ndonëse të kufizuara – neni 31, deri në zgjedhjen e qeverisë së re. Mbledhja sot dhe ushtrimi i kompetencave të tjera qeveritare, janë plotësisht të lejueshme madje edhe të detyrueshme, sipas Ligjit”, tha ai.

JU REKOMANDOJMË

Siguria në Kosovë në fokus, Komandanti i KFOR-it takohet me drejtorin e i Policisë

Siguria në Kosovë në fokus, Komandanti i KFOR-it takohet me drejtorin e i Policisë
03/08/2026 - 19:41

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, ka pritur sot në takim komandantin e KFOR-it, Major Gjeneral Ozkan Ulutas, i shoqëruar nga stafi i tij....

Më shumëDetails

1 muaj paraburgim ndaj të pandehurit J.R. për veprën penale Krime lufte kundër popullsisë civile

1 muaj paraburgim ndaj të pandehurit J.R. për veprën penale Krime lufte kundër popullsisë civile
03/08/2026 - 19:23

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit në çështjen penale...

Më shumëDetails

Lushaku-Sadriu: LDK ka qëndrim të qartë të kontribuojë në formimin e institucioneve

Lushaku-Sadriu: LDK ka qëndrim të qartë të kontribuojë në formimin e institucioneve
03/08/2026 - 19:15

Lidhja Demokratike e Kosovës ka konfirmuar se kryetari i saj, Lumir Abdixhiku, do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Anëtarja...

Më shumëDetails

CNN: S’është është hera e parë që Trump i anulon sulmet ndaj Iranit

Inaugurimi i Trump do të bëhet në ambiente të mbyllura | Hera e fundit që ndodhi kështu ishte në vitin 1985
03/08/2026 - 18:25

Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi të shtunën se i anuloi sulmet e planifikuara ndaj Iranit, duke shtuar më vonë se zyrtarë nga Uashingtoni dhe Teherani do të takohen...

Më shumëDetails

Abdixhiku e pranon ftesën e Kurtit, nesër në 18:00 takohen në Kuvend

Abdixhiku e pranon ftesën e Kurtit, nesër në 18:00 takohen në Kuvend
03/08/2026 - 18:14

Kryeministri në detyrë, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku do të takohen nesër. Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa konfirmoi...

Më shumëDetails

“S’ka rrezik të arratiset, por mbetet në paraburgim” – si arsyetoi Specialja vendimin ndaj ish-presidentit Thaçi

“S’ka rrezik të arratiset, por mbetet në paraburgim” – si arsyetoi Specialja vendimin ndaj ish-presidentit Thaçi
03/08/2026 - 17:49

Gjykata Speciale ka vendosur për zgjatjen e paraburgimit ndaj Hashim Thaçit në rastin ndaj tij dhe të tjerëv e në çështjen gjyqësore kundër administrimit të drejtësisë, me arsyetimin...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Klinika e ish Miss Kosova, Roksana Ibrahimi, u kap duke ofruar implante, Sinus Lifting e filler pa licencë, por u gjobit me vetëm 3 mijë euro

    Klinika e ish Miss Kosova, Roksana Ibrahimi, u kap duke ofruar implante, Sinus Lifting e filler pa licencë, por u gjobit me vetëm 3 mijë euro

    127 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Në zemër të Skenderajt nis ndërtimi i një hoteli luksoz, pritet të jetë ndër më të bukurit në rajon (Foto)

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Ndërron jetë bashkëshorti i deputetes së PD-së

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Për kaq euro shitet një litër naftë sot në Kosovë

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Kjo është gruaja që u godit për vdekje nga treni në Pejë

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë